PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Irani pergjaket nga protestave masive


E Marte, 29 Dhjetor 2009

Opozita iraniane e ka shfrytezuar festen e Ashures per te protestuar kunder qeverise. Ne perleshjet mes kundershtareve te presidentit Mahmud Ahmadinexhad dhe forcave te sigurise ka pasur disa te vdekur. Deri vone ne mesnate sipas ores iraniane, mbeshtetes te opozites ne Teheran dhe forcat e sigurise zhvilluan beteja ne rruge. Sic bejne te ditur faqet e internetit, perleshjet me te ashpra u zhvilluan ne Sheshin e Lirise si dhe ne Sheshin e Revolucionit. Vazhdon te jete e paqarte se sa njerez e humben jeten ne protestat e se dieles. Pala opozitare thote se jane te pakten tete te vrare, midis tyre edhe nipi i udheheqesit te opozites, Mir Hossein Musaei, Ali Mussaei. Edhe televizioni shteteror iranian flet per tete te vrare. Vec kesaj, forcat e sigurise bene te ditur se kane arrestuar mbi 300 vete. Deri te dielen pasdite autoritetet nuk e pranonin se ka pasur te vrare. Demonstruesit shperndane fotografi, ne te cilat shiheshin trupa pa jete dhe te plagosur, vec kesaj ata i publikuan fotografite ne internet.

PROTESTAT

Protestat e deritashme jane me te medhate qe prej zgjedhjeve te diskutueshme presidenciale ne qershor te ketij viti. Incidente ka pasur jo vetem ne qytetet e medha Teheran, Isfahan, Shiraz dhe Tebric. Perleshje te dhunshme u bene te ditura edhe nga qytetet Arak, Babol, si dhe Najafabad, nga qyteti i lindjes se ajatollahut te madh opozitar, qe vdiq te dielen e kaluar, Hossein Ali Montazeri. Me sa duket, dhuna dhe zemerimi jane shtuar, edhe te demonstruesit. Disa police u mposhten nga demonstruesit. Atyre demonstruesit iu moren jo vetem shkopinjte e gomes dhe jeleket antiplumb, por edhe kepucet. Vec kesaj, flaka iu vu automjeteve, motocikletave te policise si dhe koshave te plehrave. Shume prej te rinjve therrisnin parulla te ngjashme me ato te revolucionareve 30 vjet me pare. Sipas tyre, ata jane te gatshem te vdesin ne lufte kunder sistemit islamik. Njekohesisht ata thirren "Poshte shteti mashtrues. Fitorja jone eshte shume prane."

VAZHDIMI

Protestat kunder qeverise se Ahmadinexhadit po vazhdojne qe prej se dieles se kaluar, kur nderroi jete Ajatollahu i Madh Montazeri. Ai konsiderohej si njeri nga teologet me me prestigj dhe nga kritiket me te forte te regjimit. Dje shiitet iraniane kremtuan festen e Ashures. Kjo feste perkujton betejen e Qerbelase ne vitin 680, e cila manifestoi ndarjen midis grupeve myslimane te suniteve dhe te shiiteve. Ashura eshte per shiitet pika kulmore e muajit te rendesishem dhe teper emocional te perzishem te Moharramit.



Polica iraniane arreston udheheqes te opozites

Arrestohen udheheqes te opozites ne Iran. Nder te arrestuarit eshte edhe nje ish-Minister i Jashtem dhe disa keshilltare politike. Autoritetet iraniane kane arrestuar nje numer figurash te shquara te opozites pas demonstratave te se dieles ku humben jeten tete vete. Nder te arrestuarit eshte edhe nje ish Minister i Jashtem, Ibrahim Jazdi, dhe disa keshilltare te udheheqesit kryesor te opozites z. Hosein Musavi. Te aferm te z.Musavi thone se ata nuk mund te bejne funeralin e nipit te tij, i cili eshte nje nder te vraret e se dieles, sepse trupi i tij eshte vjedhur nga spitali ku ishte derguar. Nje faqe e internetit e opozites thote se policia kane perdorur gazin lotsjelles jashte spitalit.



Shtohen perleshjet, protestuesit brohorasin: Vdekje diktatorit

Perleshjet midis forcave te sigurise dhe ithtareve te opozites qe moren pjese ne demonstrata jane ashpersuar dukshem. Ne shume vende te kryeqytetit Teheran, por edhe ne Isfahan dhe Najafabad, vendlindjen e ajatollahut te madh Montaseri, i cili vdiq para 10 ditesh, jane shenuar perleshje te dhunshme. Policia ka perdorur gaz lotsjelles dhe masa te tjera per shperndarjen e mases se njerezve. Njoftohet edhe per te shtena me arme. Nderkohe qe ne anen tjeter jane degjuar shume brohoritje "vdekje diktatorit".



Opozita iraniane, demonstrime gati prej nje gjysme viti

Levizja revolucionare e ajatollahut Ruhollah Khomeini e shikonte perkujtimin e betejes se Qerbelase si nje simbol te rezistences politike. Simbolika e protestave sot ka ndryshuar. Ndonese edhe me tej drejtohet kunder nomenklatures politike, ajo krijohet tani nga pasardhesit e Khomeinit. Ne Iran opozita po demonstron gati prej nje gjysme viti. Shkak per demonstrata ishin zgjedhjet presidenciale te 12 qershorit, te cilat sipas mendimit te opozites, jane manipuluar nga regjimi i presidentit Amhadinexhad.





Detaje te reja per programin berthamor te Phenianit

Koreja e Veriut ka mundesi te kete ndertuar nje uzine per prodhimin e gazit, i cili nevojitet per pasurimin e uraniumit, zhvillim ky i cili do te lente te kuptohej se Pheniani qysh ne fillim te viteve te 90-ta ka gjet nje menyre tjeter per te prodhuar arme berthamore. Lajmi eshte bere i ditur nga gazeta Uashington Post. Duke cituar nje deklarate te papublikuar deri me tani te Andul Qadeer Khanit, babait te programit te bombes berthamore te Pakistanit, gazeta theksoi se Koreja e Veriut mund te kete filluar qysh ne vitin 2002 procesin e pasurimit te uraniumit, me ndoshta 3 mije apo me shume centrifuga. Pakistani ka ndihmuar Korene e Veriut me makinerine e nevojshme, me skica dhe keshilla teknike, proces ky i cili ka vazhduar per gjashte vjet, theksohet ne raport. Nje zyrtar amerikan per inteligjence dhe diplomatet amerikane theksuan se ky raport shton dyshimin e tyre se Koreja e Veriut per nje kohe te gjate e ka ndjekur procesin e pasurimit te uraniumit, krahas prodhimit te plutoniumit per bomba.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika