Krasniqi: Kuvendi ka kryer obligimin, koalicioni nuk duhet te ndryshohet
E Marte, 29 Dhjetor 2009
Ne permbyllje te vitit kalendarik, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, vleresoi dje se Kuvendi i Kosoves e ka kryer pjesen me te madhe te obligimit te vete, ndonese thekson se eshte keqperdore sidomos muajt e fundit per propagande te fushates zgjedhore, nderkohe qe konsideron se koalicioni qeverises nuk do te kete ndryshim dhe se ne Qeveri nuk ka vend per te gjithe. Duke numeruar ligjet ne numer 40, Krasniqi ka thene se krahasuar me vitet e kaluara mund te thuhet se ka pasur nje sukses te madh ne miratimin e ligjeve, por megjithate pranon se lehtesisht numri i ligjeve te miratuara ka mundur te jete me i madh. "Konsideroj qe Kuvendi ne mase te madhe e ka kryer obligimin e vete, sidomos ne sferen e miratimit te ligjeve. Do te thote ne kemi miratuar kete vit mbi 40 ligje, jane ne pritje 25 ligje dhe po te krahasojme me punen e viteve te mehershme, une mendoj qe ne kete rrafsh kemi nje shtim te numrit, sepse brenda nje viti kemi miratuar mbi 40 ligje. Do te thote kemi nje avancim, ndonese ka mundur te kete edhe me shume kete vit, lehte kane mundur te jene mbi 50", ka thene ai. Ferkimet e fundit mes partnereve te koalicionit qeverises, te shkaktuar sidomos me rastin e zgjedhjeve lokale, Krasniqi e konsideron me teper si problem te brendshem partiak i LDK-se. Krasniqi ka thene se koalicioni nuk duhet te ndryshohet, pavaresisht rezultateve zgjedhje qe mund te dalin ne komunat qe do te kete rivotim ku ne gare jane pikerisht kandidatet e PDK-se dhe LDK-se.