PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 4 ) Shiko komentet

Hyseni: Do arrijme liberalizimin e vizave


E Marte, 29 Dhjetor 2009

Shefi i diplomacise kosovare, Skender Hyseni, e ka vleresuar dje si te suksesshem vitin qe po leme pas, duke thene se pavaresia e Kosoves do te vazhdoje te njihet deri ne anetaresimin e plote ne Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera nderkombetare, ndersa eshte shprehur optimist se se shpejti Kosova do te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave me BE-ne. Ne nje konference per media, kryediplomati Hyseni vecoi nder suksese te medha anetaresimin e vendit ne institucionet e kryesore financiare Banka Boterore dhe Fondin Monetar Nderkombetar, me cka sipas tij, Kosova ka deshmuar me stabilitetit makroekonomik dhe makrofiskal. "Kosova ka vazhduar te hyje ne marredhenie kontraktuale me boten ne menyre te suksesshme jane nenshkruar shume marreveshje nderkombetare qofte nga Ministria e Jashtme, qofte nga ministrite tjera te kabinetit qeverises dhe me anetaresimin ne Fond Monetar Nderkombetar dhe Banke Botore Kosova ka deshmuar si vend si shtet i cili ka disipline buxhetore, si vend dhe shtet i cili ka stabilitet makroekonomik dhe makrofiskal", ka thene ministri Hyseni. Numri nje i diplomacise kosovare nuk ka dashur te komentoje ngecjen ne procesin e njohjes se pavaresise se Kosoves, e cila sivjet eshte pranuar nga 11 vende, ndonese e ka pranuar se ne ngecjen e njohjeve ka ndikuar procesi ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage. Ai ka thene se Kosova do te vazhdoje te njihet nga kombet e lira te botes deri ne anetaresimin e plote ne te gjitha institucionet dhe nismat nderkombetare, perfshire edhe OKB-ne. Kryediplomati Hyseni ka thene se nuk e sheh si pengese mos njohjen e Kosoves nga pese vende anetare te BE-se, per ceshtjen e liberalizimit te vizave, pasi tashme dy nga keto vende Greqia dhe Sllovakia, kane njohur pasaportat e Kosoves. "Njohja ndonese shume e deshirueshme edhe nga pese vendet e Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur Kosoven, nuk e pengon, sepse gjithmone kane zgjedhje te mesme dhe jane pikerisht keto zgjidhje te mesme, te cilat po synohet ne menyre qe edhe Kosova te arrije liberalizimin dhe do ta arrije edhe pa njohjen e te gjitha pese vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven, sepse mosnjohja zyrtare e shtetit te Kosoves nuk kane penguar disa vende qe te mos njohin pasaportat e Republikes se Kosoves", ka thene ai. Ministri Hyseni eshte shprehur optimist se Kosova shume shpejt do te marre udherrefyesin per heqjen e regjimit te vizave me Bashkimin Evropian dhe qe qytetaret e Kosoves te mund te udhetojne lirshem pa viza, ne vendet e unionit evropian. "Gjithsesi, proceset euroatlantike dhe integrimet ne strukturat euroatlantike jane dhe do te vazhdojne te mbesin sfide nga sfidat kryesore te Republikes se Kosoves. Kosova jam shume optimist shpejt do te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave dhe shpejt edhe Kosova do t'u bashkohet kombeve te lira te Ballkanit Perendimor ne ate qe quhet levizje e lire ne zonen Shengen", ka thene ai. Kosova ka 21 misione diplomatike te akredituara dhe eshte njohur nga gjithsej 64 vende te botes.




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika