PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Lobimi per Kosoven


E Merkure, 23 Dhjetor 2009

Zijadin Gashi/RFE

Arabia Saudite premton ushtrimin e ndikimit te saj te vendet arabe e islamike per shtimin e numrit te njohjeve te Kosoves. Keto angazhime u konfirmuan nga ambasadori saudit ne Tirane, Abdullah Abdulaziz Al - Abdulkarim, i cili i dorezoi letrat kredenciale te presidenti Fatmir Sejdiu dhe, nga dita e sotme, eshte edhe ambasador i Arabise Saudite ne Prishtine. Ai u prit ne takime te ndara nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci, ministri i Jashtem, Skender Hyseni, si dhe kreret e Bashkesise Islame te Kosoves. Pas njohjes se Kosoves dhe prezantimit te deshmise pro pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, Arabia Saudite do te loboje pro njohjes se Kosoves te vendet e botes islamike, tha ambasadori saudit. "Urojme dhe presim te kemi njohje te reja. Kurse, ne do te angazhohemi dhe ushtrojme ndikimin tone te shtetet arabe apo me gjere, ato islamike, qe te shtohet numri i njohjeve te Kosoves", tha ambasadori Abdullah Abdulaziz Al - Abdulkarim. "Arabia Saudite nuk do te kurseje asgje ne perkrahjen e Republikes se Kosoves, sidomos ne perkrahjen e saj ne institucionet nderkombetare", theksoi ambasadori saudit. Nderkaq, kryeministri Hashim Thaci u angazhua sidomos ne thellimin e bashkepunimit ndermjet Kosoves dhe Arabise Saudite.

"Tani jemi ne kapitullin tjeter, ate te avancimit te raporteve, forcimit te relacioneve bilaterale; tash, ne vecanti, ne kapitullin e bashkepunimit ekonomik, zhvillimit ekonomik, sjelljes se investitoreve te Arabise Saudite ne Republiken e Kosoves, e, ne te njejten kohe, forcimin e marredhenieve tona bilaterale, te gjithanshme ne te gjitha fushat", tha Thaci. Ne ane tjeter, ministri i Jashtem, Skender Hyseni, tha se sapo ishte kthyer nga Riadi, ne perpjekje te koordinimit te aktiviteteve diplomatike per lobim te bota islame. Hyseni tha se vendet si Arabia Saudite mund te luajne rol shume te rendesishem per procesin e njohjes se Kosoves. "Njohja e Republikes se Kosoves nga Arabia Saudite erdhi ne nje moment krucial e shume te rendesishem. Po aq e rendesishme ishte deshmia gojore qe Mbreteria e Arabise Saudite paraqiti ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne favor te Kosoves", u shpreh Hyseni. Perderisa vazhdojne angazhimet diplomatike te institucioneve ne sherbim te njohjeve te reja, edhe kryetari i Aleances Kosova e Re, Behxhet Pacolli, si edhe ne disa raste te tjera, vazhdon te publikoje emra te disa vendeve, qe mendohet se do ta njohin shume shpejt Kosoven. Kesaj radhe, Pacolli ka paralajmeruar njohjen nga Guinea e Re. Sidoqofte, Ministria e Jashtme nuk e ka konfirmuar kete njohje te paralajmeruar nga Pacolli. Kosova eshte njohur deri tash nga 64 shtete.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika