PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 6 ) Shiko komentet

PDK-LDK: "Ok" rivotimit ne tre komuna


E Hene, 21 Dhjetor 2009

Dy partite me te medha ne vend, Partia Demokratike e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Kosoves, kane njohur vendimin e Komisionit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rivotimit ne tri komuna, ne ate te Prizrenit, Gjilanit dhe Lipjanit. Partia Demokratike e Kosoves ka bere te ditur se njeh vendimin dhe ka ftuar vezhguesit vendore dhe ata nderkombetare qe t'i monitorojne zgjedhjet nga afer. "PDK-ja konsideron se Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa ka marre nje vendim sipas kompetencave kushtetuese dhe ligjore qe ka. PDK-ja e njeh kete vendim", u shpreh nenkryetari i kesaj partie, Hajredin Kuci. Ai shprehu bindjen se Partia Demokratike e Kosoves, ne keto tri komuna qe ka fituar qe nga viti 2007, kete here dhe vetem brenda nje muaji dy here, do te jete fituese prape, edhe ne komunen e Prizrenit, edhe te Gjilanit dhe ate Lipjanit. "Besojme qe zgjedhjet e radhes do te monitorohen dhe u bejme ftese vezhguesve vendore, e ne vecanti atyre nderkombetare, qe ta bejne monitorimin e plote, qe te japin pelqimin dhe propozimin e tyre. Besoj qe me pastaj, oponentet tane politike do t'i njohin ato rezultate", thote Kuci. Nga ana tjeter, edhe drejtuesit e partnerit ne koalicion, LDK-se, pershendesin vendimin e KZAP-it qe ne Prizren, Gjilan dhe Lipjan te perseritet votimi. Nenkryetari i kesaj partie, Eqrem Kryeziu, thote se LDK-ja eshte parti institucionaliste dhe u beson institucioneve. "KZAP-i eshte institucion kompetent per keto ceshtje. Thene te drejten, te pakten Lidhja Demokratike e Kosoves eshte institucionaliste dhe nuk i kundershton vendimet e institucioneve, cilatdo qofshin ato", thote Kryeziu. Vendimin per mbajtjen e rivotimeve ose jo ne keto komuna, sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, e merr Gjykata Kushtetuese ose ajo Supreme. Kryetari i KQZ-se, Xhemail Pecani, thote se anetaret e ketij organi jane te njoftuar me vendimin e KZAP-it dhe se ai mbetet per t'u shqyrtuar te henen. "KQZ-ja ka marre vendimin e KZAP-it, eshte njoftuar me vendimin rreth perseritjes se zgjedhjeve ne keto tri komuna. E kemi analizuar, e kemi shqyrtuar; ka mbetur qe edhe nje here, te henen, te ulemi dhe te shohim se cka do te behet me tutje", thote Pecani. Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa ka mbajtur te shtunen nje seance, ku ka shqyrtuar 43 ankesa, qe kane te bejne me parregullsi, sic thuhet, te pretenduara, lidhur me raundin e dyte te zgjedhjeve lokale ne Kosove, te mbajtur me 13 dhjetor. Kreu i KZAP-it, Tahir Rrecaj, i tha Radios Evropa e Lire se pas shqyrtimit te ketyre ankesave, i eshte dhene nje udhezim Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te perseritur votimet ne Prizren, Gjilan dhe Lipjan.


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika