PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kosova lobon per njohje te reja


E Hene, 21 Dhjetor 2009

Kosova vijon lobimin per njohje te reja. Ne diten e dyte te qendrimit ne Mbreterine e Arabise Saudite, ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, eshte takuar me nje numer ambasadoresh te shteteve qe nuk e kane njohur ende formalisht Republiken e Kosoves. Ne takime te vecanta, kreu i diplomacise kosovare ka zhvilluar takime me Ambasadorin e Jemenit ne Arabine Saudite Moh'd Ali Mohsin Al-Ahwal, Ambasadorin e Pakistanit Umar Khan Alisherzai, Ambasadorin e Katarit Ali bin Abdullah Al Mahmoud, Ambasadorin e Irakut Ghanim A. Al-Jumaily dhe Ambasadorin e Egjiptit. Mahmoud M. Auf.. Ne takimin me Ambasadorin e Jemenit, Ministri Hyseni ka folur per perparimin qe ka bere Kosova qe nga shpallja e pavaresise, per nevojen per me shume njohje, dhe ne kete kontekst, ka riperseritur thirrjen per njohjen e shtetit te Kosoves nga Republika e Jemenit. Nga ana e tij, Ambasadori Moh'd Ali Mohsin Al-Ahwal e ka siguruar Ministrin Hyseni se do t'ia percjelle kryeqendres se tij kerkesen per njohje.

Edhe ne takimin me Ambasadorin e Pakistanit, Umar Khan Alisherzai, Ministri Hyseni ka riperseritur thirrjen per njohje nga Pakistani, duke e njoftuar njeheresh ate me zhvillimet me te fundit ne dhe rreth Kosoves. Kreu i diplomacise kosovare eshte perqendruar, midis tjerash, te paqja dhe stabiliteti qe ka sjelle pavaresia e Kosoves ne rajonin e Ballkanit Perendimor dhe te fakti i njohjes se Republikes se Kosoves nga te gjithe fqinjet e saj te afert, me perjashtim te Serbise. Ambasadori pakistanez, nderkaq, e ka uruar Ministrin per njohjet e deritanishme nga shume vende. Ai, ka thene se do t'ia percjelle kerkesen per njohje kryeqendres se tij, duke shprehur shpresen se, "se shpejti do te pranoni lajmin e mire".

Ne nje takim tjeter shume miqesor me Ambasadorin e Irakut, Dr. Al-Jumaily, Ministri Hyseni ka marre po ashtu sigurime se riperseritja e kerkeses per njohje do t'i percillet Qeverise se Irakut, dhe se do ta nxise Qeverine per te levizur ne drejtim te njohjes. Njesoj eshte shprehur edhe Ambasadori i Katarit. Ne takimin me Ambasadorin e Republikes Arabe te Egjiptit, z. Mahmoud M. Auf, ministri i Jashtem kosovar ka rikujtuar takimet e meparshme qe ka zhvilluar me homologun e tij nga Egjipti, dhe ka perseritur thirrjen e tij drejtuar Kajros zyrtare per njohjen e shtetit te Kosoves. Nga ana e tij, Ambasadori Auf i ka percjelle Ministrit Hyseni pershendetjet e Ministrit te Jashtem te Egjiptit, z. Abdul Gheit, dhe e ka siguruar Ministrin se do t'ia percjelle cdo mesazh te tij Ministrit te Jashtem dhe Presidentit te Egjiptit.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika