PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Pasuria kulturore dhe turizmi "Utopik", cilin te zgjidhni


E Shtune, 19 Dhjetor 2009

Sebastiano Tusa po jep prej ditesh eksperiencen e tij evropiane ne kuader te Politikave te Turizmit, prane Universitetit Evropian per Turizmin ketu ne Tirane. Ai shpjegon ne intervisten e meposhtme per "KJ", se perse vendit tone i leverdis me shume te investoje ne turizmin e qendrueshem, duke permiresuar kushtet ne bregdet, parqet arkeologjike, duke vendosur ndoshta nje takse qe te shkoje ne kete drejtim, duke qene pjesemarres ne panairet nderkombetare etj., pasi kjo eshte menyra e duhur qe pasuria kulturore e Shqiperise, jo vetem te trashegohet me tej, por edhe te sjelle fitime nga turizmi. Zbuloni me poshte pse ai eshte kunder idese te zhvillimit te turizmit te tipit Disnay Land, "Utopik" sikurse e konsideron ai, ne vendin tone.

Jap lenden e Politikave te Turizmit, aplikuar ne pasurine e trashegimise kulturore, ne vecanti te pare nga ana e arkeologjise. Do te trajtojme se cilat jane menyrat qe keto pasuri qe ju keni te trajtohen ne menyren me te mire turistike, por para se gjithash une do t'i jap shume perparesi menaxhimit te pasurise kulturore dhe kujdesit ndaj territorit. Sektori turistik duhet te permbushe angazhimet e veta, por nese nuk kemi parqe arkeologjike dhe muzeume te organizuar, nuk mund te pretendojme te bejme turizem te mirefillte. Kjo do te jete epiqendra e asaj cka do te mesoj une ketu ne Tirane, argumenti kryesor, pra te merremi me ate se cilat jane standardet optimale per sjelljen me trashegimine kulturore.

Me aq sa keni pare, si e konsideroni situaten e parqeve arkeologjike ne vendin tone?

Kam pare disa site ketu, sepse kam qene ekspert i UNESCO-s per parqet arkeologjike ne Shqiperi, them se e njoh mire realitetin, njerezit qe punojne, politikat qe ndiqen etj. Se pari, duhet te them se nga pikepamja arkeologjike zoteroni nje pasuri te vertete, duke qene se keni nje numer te konsiderueshem sitesh arkeologjike. Sigurisht qe nuk ka pasur shume germime arkeologjike, kjo procedure qe eshte nje pike juaja e dobet, ka nisur kryesisht ne vitet '70 te shekullit te kaluar, u zhvillua me pas kur ishte prezenca italiane, gjate regjimit komunist u be goxha pune, por ka shume per te bere ne kete fushe. Shume qytete antike jane identifikuar, por duhen germuar. Por, ka disa realitete, sic eshte Butriniti, Apolonia, Bylisi, Antigonea, Orikumi etj., qe kane te dhena arkeologjike shume interesante, qe nese trajtohen mire, mund te jene shume fitimprurese per turizmin. Si mund te behet kjo? Ne radhe te pare duke kuruar raportin midis ketyre siteve dhe ambientit. Infrastruktura do te thote akses, sepse ne disa prej ketyre qyteterimeve mezi shkohet ne kembe. Nderkohe qe ne disa te tjera, sic eshte psh., Foenike, rruga eshte bere shume e mire dhe te con deri ne destinacion. Pra, situata eshte shume dinamike. Se dyti, duhet te kryhen akoma me tej germime, por edhe ruajtja e restaurimi jane dy ceshtje te tjera me rendesi. Ka shume site ku ndodhen mozaike, por qe nuk jane zbuluar, sepse ekziston frika se mund te shkaterrohen. Po keshtu, edhe ceshtja e kontrollit dhe sigurise ndaj personave qe mund t'i demtojne apo vjedhin keto pasuri, duhet marre seriozisht ne konsiderate, sepse nga varret mund te vidhen objekte, sic ka ndodhur edhe ne Itali, Greqi etj.

Po guidat dhe informacioni qe shpeshhere mungon, sa e demton turistin?

Sigurisht qe kjo ka rendesi ne hapesiren e menaxhimit. Turisti duhet te kete nje ndihmese informative, qe ne raste te tilla te mund te jete ne gjendje se kuptoje se cfare eshte ajo qe po viziton dhe po shikon. Kjo eshte pikerisht nje nga detyrat e Universitetit Europian per Turizmin, pra krijimi i grupeve te guidave turistike. Mendoj se mund te futen ne loje edhe audio-guidat, te cilat turisti i degjon permes kufjeve ne vesh, itineraret etj. Ky sistem te dhenash nuk eshte krijuar ende ne Shqiperi, me perjashtim te Butrintit. Problem i madh eshte edhe ai i investimit ekonomik, qe ketu eshte shume i ulet. Nje ndihme mund te vije duke marre shembull nga vende si Italia, Franca etj., qe kane gjetur forma te drenazhit fiskal. Behet fjale per zgjidhje politike, pasi duke vendosur taksa te reja sigurisht qe nuk i ndihmojme dot keto site, si pjese te trashegimise kulturore dhe turizmit. Pervec sistemit aktual te taksave, mund te miratohet nje ligj qe detyron bizneset e medha qe merren me vepra publike, qe nje pjese te taksave te tyre, psh., 3 per qind, te shkoje per fondet qe merren me pasurine kulturore. Kjo politike ndiqet edhe ne vendet e tjera, me kazinote ose me objektet e luksit, nga taksa pra qe nuk rendojne popullaten. Pikerisht ne kete drejtim, ne po perpiqemi te japim keshillat tona edhe ketu ne Shqiperi.

Sipas jush, ne Shqiperi mungojne ekspertet qe duhet te rekomandojne prane qeverise te tilla politika?

Mendoj se nuk jane te shumte, por gjate eksperiences sime kam hasur ne persona qe jane shume te pergatitur ne kete fushe. Eshte nje situate gati-gati e ndare pergjysme, 50 me 50 per qind. Pra, duke nisur qe nga drejtorite prane parqeve arkeologjike, e deri ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ku nje pjese e mire e stafit eshte mjaft e pergatitur, kurse pjesa tjeter jo.

Duke qene se ju jeni i huaj, ne drejtim te imazhit te Shqiperise, ka ndryshuar dicka keto vitet e fundit dhe cilat jane keshillat tuaja ne kete proces?

Padyshim qe ka interes ne drejtim te ketij vendi, e shoh kete edhe ne Itali, te themi qe Shqiperia stimulon kuriozitetin, duke qene se per thuajse 50 vjet ka qene e izoluar. Por, ka pak informacion per vendin. Fatkeqesisht, ky vend eshte i njohur ne Europe edhe me gjere per problemet e paprecedente qe ka pasur, si dhe per ceshtjet e emigranteve dhe skafisteve. Pra, duhet te ndertohet nje imazh i ri i vendit, reklama ne tv, fotografi, pjesemarrje ne panairet nderkombetare te turizmit, dhe sidomos duke bere ekspozita me monstra te objekteve tuaja me perfaqesuese, si psh., te Skenderbeut. Keto duhet te qarkullojne neper bote dhe jane nje menyre shume e mire per t'u njohur, sepse miliona persona perballen me to, madje edhe i blejne, duke u kthyer keshtu edhe ne nje menyre fitimi. Pra, imazhi mbetet akoma per t'u ndertuar, sepse ajo qe ka qarkulluar deri tani nuk ka qene shume pozitive per vendin. Kam bindjen se aspekti me interesant ku duhet te fokusoheni eshte ai i kultures dhe natyres. Ketu te ju ekziston ende nje natyre shume e bukur dhe vende-vende e virgjer, ndersa nga ana tjeter ka site arkeologjike shume te pasur, qe jane pjese e kultures suaj.

Sa i perket imazhit te Shqiperise ne Itali, populli italian eshte shume i lidhur me ju, sepse thuajse ne cdo familje ekziston nje mik, nje i afer, nje shok etj., qe vjen nga Shqiperia. Mendoj se me shume pune duhet bere per vendet me te largeta qe nuk ju njohin nga afer, por qe vetem kane degjuar disa aspekte jo pozitive te vendit tuaj.

Ju thate gjate nje konference te zhvilluar pak dite me pare nga EUFT, se fatmiresisht Shqiperia nuk ka pasur ate zhvillim kaotik si Italia apo Greqia. Kujt i referoheshit?

Te themi qe nuk e ka pasur deri tani, por qe rrezikon ta kete, sepse nese shohim zonen bregdetare te Durresit, shume kilometra te saj jane te masakruar. Por, une kam qene ne jug te vendit, qe ka vende te jashtezakonshme. Prandaj vlen keshilla qe te mos beni te njejten gabime qe kane bere ne Greqi dhe Itali, duke vene ne pune politikat per zhvillimin e territorit. Eshte normale qe te gjithe qytetaret duhet te kene standarde te pelqyera jetese edhe ne zonat rurale, por siperfaqet e betonizimit nuk shkojne me kete premise. Duhet t'i thuhet stop spekulimit me territorin, sic ndodhi te ne ne vitet '70. E them kete sepse vite me vone, zoterimi dhe betonizimi i territorit nga disa persona, do te shnderrohet ne nje barre per shoqerine, per shumicen qe nuk do te kete me hapesira te gjelberta.

Serish ne kete konference ju thate se Shqiperise nuk i duhet te investoje ne turizmin e tipit Disnay Land? Perse e mendoni kete, cilat do te ishin disavantazhet?

Mendoj se ne vende si Shqiperia ose Sicilia nga vij une, qe jane vende me shume pasuri kulturore, si edhe njerezore e historike, qe perfshijne etnografine, gastronomine etj., ku ka nje identitet te forte kulturor, nuk lind nevoja per te zhvilluar ate lloj turizmi qe une e quaj "utopik", te tipit Disnay Land. Ky lloj turizmi besoj se duhet zhvilluar ne ato vende ku nuk ka nje identitet te forte territorial dhe kulturor, por per Shqiperine kjo nuk eshte e konceptueshme. Sot, nese nje person ka deshire te kryeje ate lloj turizmi dhe te zbavitet, fale telekomunikacionit te zhvilluar, merr avionin ose trenin dhe shkon direkt ne Disney, pa asnje lloj problemi. Madje, kushton me pak te shkosh atje sesa ta ngresh ate ketu. Nje gje eshte e sigurt: nuk i leverdis Shqiperise te investoje ne kete lloj turizmi.

Si e shihni te ardhmen e turizmit ketu te ne?

Mendoj se ky vend mund t'ia dale, pasi shoh te njerezit nje dinamizem te pashoq. Shqiptaret i shoh si nje popull qe pas viteve '90 kane shprehur forcen e tyre te punes, ideve, ndaj mendoj se duke u bazuar te forca e sipermarrjeve te vogla dhe te mesme, do te investoni ne te ardhmen e ketij vendi. Pak a shume kjo ndodh edhe ne Itali dhe qe e ben te rendesishem dhe te njohur kete vend. Italia nuk njihet per industrine e madhe, per FIAT-in etj., por per industrine e mesme, te themi sipermarrjet me 20-30 persona te punesuar. Sigurisht qe politika duhet te shtroje rrugen ne kete rrugetim, qe eshte njekohesisht edhe sfide. Nga eksperienca ime, shoh qe ka nje tendence per t'u permiresuar, per te ecur para fale shembujve te mire.

Hyrja e Shqiperise ne BE nenkupton edhe detyrime, sidomos sa u perket kushteve ne parqet arkeologjike te vendit?

Jo, Bashkimi Europian nuk imponon detyrime ne fushen e trashegimise kulturore. Por padyshim qe do te kete nje nxitje per te arritur standardet evropiane per menaxhimin e ketyre siteve, si psh., nga ICOM- Internationat Consortium of Museums, organizem qe ndodhet nen ombrellen e UNESCO-s dhe qe merret me kontrollin dhe plotesimin e standardeve. Por, mesa di une, ne Shqiperi ndodhet nje perfaqesues i ketij organizmi.

Intervistoi: F. Shahaj


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika