Rruga e veshtire e Rumanise
E Merkure, 16 Dhjetor 2009
Transformimi politik ne Rumani u krye ndryshe nga vendet e tjera te Evropes Lindore, ai ishte i pergjakshem dhe i dhunshem. Shteti juridik mbeti per nje kohe te gjate utopi.
Nga te gjitha shtetet satelite te ish-Bashkimit Sovjetik, Rumania ka historine me interesante komuniste. Regjimi komunist i Ceausescu-t (Caushesku) ishte ne vecanti brutal dhe kurre nuk ka lejuar nje opozite te organizuar. Rumania e rrezoi diktaturen me dhune dhe gjakderdhje. Nuk eshte ndonje befasi, kur dihet se vlerat civilizuese nuk mund te realizoheshin ndryshe.
Bukuresht, 15 qershor 1990. Presidenti i pare postkomunist i Rumanise Ion Iliescu (Iljesku) falenderon minatoret per prezence dhe disipline te larte qytetare. Nje dite me pare nga qyteti perendimor Schiltal kishin ardhur ne Bukuresht 10.000 minatore dhe me miratimin e Iljeskut, moren pjese ne nje manifestim te dhunshem antikomunist, qe perfundoi me gjashte te vrare dhe qindra te plagosur.
Tani me kishte kaluar gjysme viti nga rrezimi i diktatorit Ceausescu. Dhuna ne sheshin e Universitetit ne Bukuresht ishte kulmi i manifestimeve te dhunshme dhe sinjal per ndryshimin e rruges se Rumanise, per rrugen e reformimit te regjimit nacionalist dhe autoritar. Ion Iliescu, bashkepunetori i dikurshem i Ceausescut, u zgjodh pas vitit 1989 tri here president i Rumanise. 79-vjecari edhe sot zemerohet, kur ia kujton dhunen e vitit 1990.
"Gjithmone thuhet se Iliescu i ka organizuar minatoret te vijne ne Bukuresht. Po si? Ata kane ardhur vetvetiu! Ata jane kategoria me e vecante dhe me solidare e punetoreve. Me kete shpirt solidariteti ata i kane mbrojtur institucionet nga elementet e anarkise. Ne i kemi falenderuar per kete solidaritet. Vetem keshtu kemi mundur t'i bindim te largohen nga kryeqyteti, ndryshe jo."
Iliescu thote se ai ishte garant i stabilitetit dhe demokracise ne vend qe nga 22 dhjetori i vitit 1989 dites, kur u rrezua diktatura ne Rumani.
"Gjithandej ishte kaos, ndersa paraqitja ime i dha kuptim ketyre ngjarjeve."
Nje lloj kontinuiteti i personelit pas diktatures ishte i paevitueshem, thote Iliescu.
"Ne mos eshte dashur te bejme ekzekutime masive te te gjithe atyre, qe ishin me regjimin?! Do te ishte kjo nje politike neohitleriane. Ne donim demokraci dhe ne kete rruge duhej te ndihmonin edhe ata, qe kane bere me pare gabime. Madje pa i fajesuar per keto vepra. "
Rumania nuk ia doli te siguroje te drejta per minoritetet
Smaranda Enache eshte filologe dhe aktiviste e te drejtave te njeriut ne qytetin Tirgu Mures. Ne fund te vitit 1989 ishte anetare e Lidhjes Pro Europa, qe ishte nder organizatat e para joqeveritare pas rrezimit te Ceausescut. Nacionalistet rumune se shpejti e quajten tradhetare numer nje te shtetit. Ne mars te vitit 1990 u shenuan trazira te renda me sfond etnik mes ultranacionalisteve dhe ish-oficereve te Securitates ne Tirgu Mures. Smaranda Enache ishte nder te paktet, qe kerkonin pajtimin dhe me shume te drejta per minoritetet. Rumania eshte nderkohe anetare e BE-se, por...
" Rumania nuk ia doli qe te ndertoje nje shoqeri multietnike dhe nje komb qytetaresh. Ne ende jemi komb i dominuar nga perkatesia nacionale dhe ortodoksia, qe do te thote se disa grupe jane zhvendosur ne periferi te ngjarjeve. Me brengos radikalizimi i tyre."
Qe Rumania nuk eshte shoqeri qytetare, pergjegjesine e mbajne edhe aktivistet e shoqerise civile, thote Smaranda Enache.
"Ne me shume jemi marre me elitat dhe sqarimin e modelit demokratik te shekullit te 18-te. Nuk kemi treguar sensibilitet per njerezit e rendomte. Tani befasisht e kemi zbuluar se kursi i deritanishem ishte ne kundershtim me pervojat e shumta negative te ketyre njerezve. Ne brendesi te Rumanise ende jetohet ne kushte mesjetare. Nuk jane shqetesuese vetem kushtet e jetes, por dhe fakti qe elitat ne metropole po prodhojne edhe varferi dhe kriminalitet. Ndonese jemi anetar te BE-se, ne kete kuptim me shume i ngjajme botes se trete."