Ia ka vlejtur
E Merkure, 16 Dhjetor 2009
Zhvillimet e vitit 1989 ne Poloni paraqesin fillimin e nje ere te re ne Evrope. Zgjedhjet e para te lira ne qershor te ketij viti, fitorja e befasishme e opozites dhe emerimi i Tadeush Mazovjeckit si kryeminister i pare jo komunist ne kete vend, sinjalizuan fillimin e ndryshimeve te medha te sistemit komunist ne Evropen Lindore, para renies se murit te Berlinit. Por rruga e Polonise ne demokraci kishte filluar dhjete vjet me pare ne Dancing, ku filluan ndryshimet e udhehequra nga sindikatat Solidarnost dhe Leh Valensa.
Fillimin e te tatepjetes se komunizmit ne Evrope e shenoi themelimi i Solidarnostit, sindikates se pare te pavarur ne bllokun lindor. Lech Walesa, udheheqesi i kesaj sindikate dhe grevave me te medha ne historine e bllokut lindor, me vone President i Polonise, hedh nje veshtrim pas.
"Ne vitin 1980 ia dolem t'i bashkojme te gjitha grupet sociale ne Poloni, madje me mbeshtetje dhe solidaritet edhe nga bota e jashtme. Komunisteve mund t'u thoshim: keni genjyer gjithmone, sepse ne jemi shumice dhe ne nuk ju duam me! Pas kesaj goditjeje, ata me nuk mund te vepronin. Ishte kjo fitorja e pare e masave kunder komunizmit. Ata me nuk mund te bashkoheshin dhe te vepronin me sukses si ne te kaluaren. Fitorja e dyte e madhe ne ate kohe ishte levizja e pare e pavarur partiake ne bllokun lindor. Ishte kjo nje fitore 2:0 per ne".
Lech Walesa dhe rreth 80 per qind e polakeve jane te bindur se udhetimi i pare i pelegrinazhit te Papa Gjon Palit te Dyte ne vitin 1979 ka pasur nje ndikim te drejtperdrejte ne themelimin e Solidarnostit dhe rrezimit te sistemit komunist.
"Ati i shenjte ishte mbeshtetja jone, ai na ka dhuruar shpresa te reja dhe vlera per themelimin e Solidarnostit. Kjo na dhuroi fitore te tjera."
As vendosja e gjendjes se luftes ne Poloni me 13 dhjetor 1981 dhe internimi njevjecar i Lech Waleses nuk e shpetuan komunizmin.
"Gjate arrestimit u kam thene se ne jemi fitues. Per ju komunistet kjo eshte gozhda e fundit ne arkivol. Kam qene i sigurt se nje levizje kaq e fuqishme nuk mund te ndalet. Ishte vetem ceshtje kohe. Ne u detyruam t'i perballojne disa goditje, por asnje sekonde nuk kam dyshuar ne fitoren tone."
Kjo bindje u forcua dhe me cmimin Nobel per paqe, qe Lech Walesa fitoi ne vitin 1983. Cmimin e moren gruaja dhe djali i tij ne Stokholm, sepse Walesa nuk donte te largohej nga Polonia.
"Kam qene i sigurt se levizja, ne krye te se ciles isha une, dikur do te nderohet me cmimin Nobel per paqe. Kjo ndodhi ne vitin 1983, qe eshte mire, sepse me 1982 do te ishte teper heret. Ne vitin 1983 punet nuk ishin teper mire, nderkohe qe cmimi Nobel na dha nje fuqi te re per te vazhduar drejt fitores."
Kur qeveria e Jaruzelskit tregoi gatishmeri per leshime ne vitin 1988, Walesa kerkoi nderprerjen e protestave dhe fillimin e negociatave.
"Une kam besuar vetem nje gje dhe per kete kam luftuar: nuk ka liri pa Solidarnostin. Kam dashur qe levizja serish te fuqizohet dhe te luftoje per rrezimin e komunizmit. Natyrisht qe kam bere edhe kompromise, pa te cilat nuk do te shkonte.
Pushtetmbajtesit e kishin kuptuar se nuk mund te behet asnje levizje me injorimin e sindikates Solidarnost dhe Waleses.
"Tryeza e rrumbullaket ishte sipas mendimit tim nje mistifikim. Komunistet e kane ditur, se cilat jane dobesite tona. E kane ditur se as ata nuk jane te forte, por ishin me te forte se ne. Prandaj mendoj se e kane zgjedhur variantin e sigurt me 35% te vendeve ne Parlament. Kishin planifikuar qe disa prej nesh t'i kryejne punet e tyre dhe qe komunizmi te mbijetoje. Ne anen tjeter mendoja se ne duhet te marrim ate, qe na ofrohet, dhe keshtu filloi e gjitha."
Sot 20 vjet pas rrezimit te komunizmit, Walesa nuk ka asnje fije dyshimi se ia ka vlejtur te luftohet, pa marre parasysh pasojat.
"Ia ka vlejtur. Po te filloja serish nga e para, do te beja te njejtat gjera. Kam besuar se polaket gjate jetes sime do te jene nje popull i lire dhe se do te fitojme ato, qe gjenerata me pare kane enderruar, se do te lirohemi nga sovjetet dhe skllaveria. Te gjitha keto u bene realitet, ndersa une kam pasur nje rol te rendesishem. Mund te jem shume i lumtur per keto zhvillime dhe fitoren, qe shenuam".