PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet
BALLE PER BALLE per arsimin e larte

BALLE PER BALLE per arsimin e larte

Valmora Gogo
E Diele, 29 Prill 2007

Zv/ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj dhe rektori i Politeknikut, Perparim Hoxha, argumentojne qendrimet per ndryshimet ne projektligjin e arsimit te larte

Cili eshte komenti juaj per projektligjin e Arsimit te Larte?

Adriana Gjonaj - “Projektligji i Arsimit te Larte eshte hartuar nga grupe profesoresh, te cilet kane punuar duke u bazuar ne ligjet e vendeve europiane. Une mendoj qe ky eshte nje nga ligjet me te debatuara, sepse kjo ka qene ne politiken tone si ministri. Ne kemi shfrytezuar te gjitha mundesite te perfshijme ne debatin per projektligjin e Arsimit te Larte te gjitha strukturat universitare, studentore dhe ato te shoqerise civile, duke kerkuar oponenca dhe mendime nga eksperte nderkombetare te fushes se legjislacionit te Arsimit te Larte. Ligji eshte bazuar ne rritjen e shkalles se demokracise dhe te autonomise se institucioneve te Arsimit te Larte. Nje arritje shume e madhe e ketij projektligji eshte garantimi i autonomise financiare, ku per here te pare institucioneve te Arsimit te Larte u behet financimi ne trajten e nje granti, ashtu sic financohen universitetet europiane. Kuptohet tani do te jete detyre dhe pergjegjshmeri e institucioneve te Arsimit te Larte qe te menaxhojne me efikasitet kete shume parash qe i jepet e papercaktuar ne asnje lloj zeri. Nderkohe qe iu lihet hapesire qe te thithin fonde nga donatore te huaj. Te ardhurat qe krijojne nga studentet deri me sot i’a kthenin 10 per qind buxhetit te shtetit, kurse me ligjin e ri universitetet do t’i perdorin vete te gjitha. Ky projektligj shenon nje hap shume te madh perpara ne fushen e arsimit te larte.”

Neni 64 thote se Ministri ka te drejte te pezulloje Rektorin ne rastet e shkeljeve flagrante te ligjit, duke mos u percaktuar se cilat quhen te tilla. Madje ne projektigj nuk eshte percaktuar Statusi i Profesorit. Si i vleresoni keto percaktime?

“Ky nen eshte nje permiresim i procedurave te meparshme dhe une gjykoj se nuk ka perse te kete kundershtime. Sipas ligjit te meparshem, ministri per shkelje te renda te perseritura te ligjit shpallte menjehere zgjedhje te reja, kurse me projektligjin e ri ministri pezullon rektorin dhe ia dergon ceshtjen per kompetence Presidentit te Republikes, i cili brenda nje muaji duhet te shprehet. Ministri i Arsimit dhe Shkences nuk shpall zgjedhjet pa marre pelqimin e Presidentit per kete vendim te tij, pra rektori mbetet kompetence e Presidentit te Republikes. Kurse per te drejtat e profesoreve thuhet ne projektligj se percaktohen ne statutin e tyre, keshtu qe profesoret gjate hartimit te statutit kane mundesine qe te percaktojne detyrat dhe te drejtat e profesoreve. Nese flitet per statusin e profesorit, pas daljes ne pension te tij, edhe ne si ministri jemi perpjekur per krijimin e nje statusi te tille dhe po punojme me Ministrine e Financave por akoma nuk ka nje gje konkrete. Nuk eshte detyrim i ketij projektligji per t’u shenuar nje nen i tille, sepse do te beheshin kushtezime te medha financiare per qeverine, me te ardhura qe do te dalin nga pjesa tjeter e shqiptareve.”

Duke u nisur nga neni 95, a do te thote se ky ligj eshte afatshkurter dhe se pas tre vjetesh duhet te formulohet nje i ri?

“Duhet kuptuar qe nje ligj per Arsimin e Larte synim kryesor ka reformimin e sistemit dhe jo menyren si zgjidhet nje rektor apo dekan. Megjithate une mund te them se neni 95 eshte nje nen kalimtar dhe pas tre vitesh nuk i dihet a do te zbatohet, sepse ky nen nuk eshte per t’u zbatuar menjehere. Mund te behen edhe amendime ne momentin e duhur dhe do te duhet ta debatojme dhe te shohim sesi do te jete forma me e mire, mund qe te vihet ne zbatim ky nen apo mund te hiqet fare.”

Cili eshte komenti juaj per projektligjin e Arsimit te Larte?

Perparim Hoxha - “Une gjykoj se perpara se nje projektligj te paraqitet ne Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik ne Parlament, duhet te diskutohet me te gjithe aktoret dhe palet e interesuara. Ky ligj qe do t’i sherbeje universiteteve eshte e nevojshme qe te marre edhe mendimin e stafit akademik, te studenteve dhe te stafit administrativ per te gjetur nje zgjidhje optimale ne sherbim te institucionit tone. Kesisoj diskutimin e shoh te arsyeshem, e shoh me vend, qe duhej bere, ndonese ne kemi humbur nje kohe relativisht te gjate nga vitin e shkuar deri me tani. Drafti perfundimtar, ne krahasim me ate para ketij ka disa pika qe duhen te rregullohen, drafti i meparshem qe na u tregua ne ishte ne njefare menyre me i plote se sa ky i tanishmi.”

Neni 64 thote se Ministri ka te drejte te pezulloje Rektorin ne rastet e shkeljeve flagrante te ligjit, duke mos u percaktuar se cilat quhen te tilla. Madje ne projektigj nuk eshte percaktuar Statusi i Profesorit. Si i vleresoni keto percaktime?

“Nese ligji i kaluar kishte nje te mete, nuk do te thote qe kete te mete ta ruajme perseri dhe nese do te evitohej cdo e mete e ligjit te kaluar, ky do te ishte nje sukses. Riberja e ligjit presupozon, jo vetem pershtatjen e nevojave ku ka ardhur tashme sistemi i Arsimit te Larte, por njekohesisht te eleminoje edhe disa elemente qe pengonin zhvillimin e Arsimit te Larte ne vendin tone. Ne bindjen time, neni 64 ose duhet te saktesoje se per cilat shkelje te ligjit nje rektor apo nje dekan mund te ndeshkohet me masa disiplinore ose te percaktohet nese keto shkelje jane te provuara me vendimin e formes se prere te gjykates. Megjithate une mendoj se rektoret dhe dekanet qe jane te zgjedhur, nuk ka pse te shkarkohen nga Ministri, qe eshte i emeruar. Nga ana tjeter nese ne projektligj eshte punuar per parashikimin e Statusit te Studentit, nuk ka pse te mos parashikohet edhe Statusi i Profesorit. Sa per ceshtjen e pensionit te profesoreve, une jam dakord qe shteti ta shohe me kujdes, sepse tek e fundit kjo varet nga politika e shtetit.”

Duke u nisur nga neni 95, a do te thote se ky ligj eshte afatshkurter dhe se pas tre vjetesh duhet te formulohet nje i ri?

“Kush na garanton ne se do te ndryshohet?! Nese miratohet qe tani ky ligj, do te thote qe po nuk i zbatove nenet e ketij ligji ke shkelur ligjin. Atehere pse duhet ta veme kete nen ne ligj kete? Une mendoj qe nje ligj duhet te kete te kete minimumin 5 vjet per t’u zbatuar sepse nuk eshte normale qe ta kesh nje ligj vetem per 3 vjet. Mua me vjen keq qe ka edhe zera qe me ndryshimin qe duam t’i bejme ne nenit 95, paskemi interesa individuale per zgjedhjet. Bindja ime eshte qe te hartojme nje ligj qe t’i sherbeje institucionit. Kurrsesi nuk kam menduar qe ligji duhet t’u sherbeje individeve. Neni 95 fuqizon Keshillin e Administrimit per ta kthyer ne nje Bord Drejtues.Une jam kunder kesaj sepse bordi me i mire drejtues i universitetit eshte vetem Senati Akademik.”


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika