Nje rezolute per kodin etik
E Premte, 11 Dhjetor 2009
Unioni i Gazetareve Shqiptare organizoi Konferencen "Kodi etik i medias shqiptare" ne perballje me agresionin e fjalorit pa etike", me pjesemarrjen e kryeredaktoreve te shtypit te perditshem dhe analiste e komentues te mediave shqiptare. Konferenca e pare e ketij lloji, u organizua si nje akt i perbashket reagues ndaj kerkesave per permiresim te etikes dhe risjellje ne vemendje te komunitetit te gazetareve profesioniste te vendit te nevojes per respektim dhe njohje te "Kodit etik te medias shqiptare". Ne konference jane theksuar ceshtjet si: gjendja problemore e mosrespektimit te etikes ne komunikimin publik; roli i shtypit te shkruar ne permiresimin e ketij komunikimi; krijimi i nje barriere dhe shenjimi i fjalorit barbar e dhunues te etikes se komunikimit ne procesin editorues te gazetave; respektimi i normave etike dhe perballja e gjithkujt me keto norma si dhe rritja e normave te respektimit dhe nenshtrimit ndaj Kodit etik shqiptar.
Pjesemarresit ne kete konference shprehen shqetesimin e tyre per kete problematike. Propozojne rritjen e pergjegjesise profesionale ne mbrojtje dhe respektim te etikes, u fol per normat etike dhe etiken e gazetarit ne pergjithesi, duke sugjeruar marrjen ne konsiderate te perhershme nga editoret dhe gazetaret shqiptare te rekomandimeve dhe udhezimeve qe ofron "Kodi etik i medias shqiptare" apo kodet etike ne pergjithesi.
Editoret e shtypit te perditshem te shkruar shqiptar shprehin gatishmerine per mbeshtetjen e kesaj nisme te Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe shtimin e ketij sensibiliteti, si nje akt sherbyes ndaj publikut dhe nivelit maturues qe mbart shoqeria ne pjeset e saj me te shendosha. Pjesemarresit vleresuan se tashme eshte koha te ndermerren veprime konkrete veterregulluese ne tregun mediatik shqiptar dhe ne gjithe veprimtarine profesionale te gazetareve shqiptare.
UGSH, editoret e shtypit te shkruar, analiste dhe publiciste te investuar nenshkruan ne mbeshtetje te kesaj nisme Rezoluten qe gjeni me poshte:
"Kodi Etik i medias shqiptare ne perballje me agresionin e fjalorit pa etike"
Kjo rezolute nenshkruhet nga drejtuesit e Unionit te Gazetareve Shqiptare, kryeredaktoret e gazetave te perditshme te Shqiperise, analiste dhe publiciste.
Nenshkruesit e kesaj rezolute:
-Ftojne ne mbeshtetje te kesaj nisme gjithe komunitetin e gazetareve profesioniste te Shqiperise, drejtuesit dhe editoret e mediave shqiptare kombetare dhe lokale, gjithe kategorite profesionale dhe bashkepunetoret e tyre ne informimin e publikut.
-Apelojne ndaj perfaqesuesve te shprehjes publike te respektojne kudo dhe kurdo rregullat e komunikimit etik dhe kodet etike e morale te shprehjes.
Po ashtu, kerkohet qe Keshilli i Etikes (dhe organet e tjera qe mbrojne dhe pergjigjen per normat etike ne media), i cili eshte nenshkruar me vullnetin e perfaqesuesve te organizatave te gazetareve, te jete aktiv ne menyre te perhershme. Ne kuader te pergatitjes per ligjin e ri te shtypit, i kerkohet Komisionit parlamentar te Medias te diskutoje me perfaqesuesit e organizatave ekzistuese te gazetareve per te gjetur modalitetet qe Keshilli i Etikes te marre atributet e nje organizmi pergjegjes me efekt detyrues sa i perket standardeve ne zbatimin e Kodit te Etikes.