Nje masterplan per Ballkanin?
E Enjte, 10 Dhjetor 2009
Anila Shuka
Nga njera ane vazhdon rruga e Ballkanit drejt Evropes, kurse nga ana tjeter disa probleme te rendesishme, si kushtetuta e Bosnjes, marredheniet Greqi - Maqedoni ose Serbi-Kosove, mbeten te pazgjidhura
Instrumentet tradicionale te BE-se per te nxitur paqen, duket se jo gjithmone kane efektin e duhur. Mos ka ardhur koha per nje instrument te ri, per nje masterplan te ri per paqen dhe sigurine ne Ballkan? Kesaj pyetjeje te drejtorit te institutit gjerman per siguri dhe politike ne Berlin, Volker Perthes, u munduan t'i pergjigjeshin panelistet e forumit per Ballkanin ne Konferencen e Sigurise qe u zhvillua te marten dhe te merkuren ne Berlin.
Sllovenia nuk eshte per masterplan
Ministria sllovene e Mbrojtjes Ljubica Jelusic nuk e sheh te nevojshme qe te kete nje plan te ri zhvillimi per Ballkanin: "Ne e kemi nje plan: Anetaresimi ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Eshte shume e qarte qe ne perfundim te procesit te integrimit te gjitha vendet do te jene te sigurt dhe te stabilizuar. Por per fat te keq, drejt rruges se integrimit te plote ne keto organizata duhet te bejme shume reforma. Kam parasysh ndryshime ne sistemin e mbrojtjes, ne gjendjen e sigurise dhe duhet te rregullojme disa marredhenie ndermjet fqinjeve."
Nje masterplan me garanci sigurie, ndihma ekonomike, drejtesi arsimore. E pikerisht keto probleme duhet t`i zgjidhe Bashkimi Evropian, sepse ai mban pergjegjesi per sigurine ne Ballkan, thote ish eurodeputetja ekologjiste, Angelika Beer. "Ajo cka po ndodh aktualisht brenda Bashkimit Evropian, qe Greqia pengon anetaresimin e Maqedonise ne NATO, Kosova eshte e detyruar te mbroje te drejten e saj per pavaresi para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, deshmon per mangesi politike brenda BE-se." Beer propozon nje masterplan, i cili duhet te permbaje "garanci sigurie, ndihma ekonomike, drejtesi arsimore, ne menyre qe edhe te rinjte e Ballkanit te gjejne rrugen e tyre drejt Evropes". Idene e nje hartimi te nje masterplani per zhvillimin e Ballkanit e mbron edhe deputeti gjerman socialdemokrat, Walter Kolbow. "Ballkanit i nevojitet nje plan strategjik per sigurine, por perderisa ky plan nuk ekziston akoma, duhen krijuar kushtet qe siguria te garantohet edhe pa te," thote ish-sekretari i shtetit per ceshtje te mbrojtjes dhe mbron tezen e nxitjes se zhvillimit ekonomik te Ballkanit, sidomos ne kohen e krizes ekonomike".
Masterplan per Ballkanin?
Cfare ishte Pakti i Stabilitetit per EJL, i cili per vite me radhe u zbatua ne Ballkan e qe ne nje fare menyre vazhdon te ekzistoje ne formen e bashkepunimit nder-rajonal? "Ky plan nuk ishte i mjaftueshem", pergjigjet Angelika Beer. "Sepse gjate ketyre viteve ne kemi kaluar nga nje problem tek tjetri. Sa mbaronte nje konflikt ne nje pjese te rajonit, fillonte tjetri ne nje tjeter," shton ekspertja per ceshtjet e mbrojtjes.
Por Ballkani duhet te perkufizoje nje here vetveten. Prandaj edhe drejtori i qendres per marredhenie nderkombetare ne Banja Lluka, Milosh Sholaja, eshte i mendimit, se ka ardhur koha, qe Ballkani te perkufizoje vetveten: "Une jam per nje strategji te re rajonale, ne te cilen Ballkani duhet te kthehet serish tek Ballkani. Te gjithe vendet qe bejne pjese ne NATO ose BE duhet te krijojne se bashku nje identitet pozitiv per Ballkanin. Ata duhet te ulen ne nje tryeze te rrumbullaket se bashku me anetaret e BE-se dhe te hartojne nje strategji te re." Per nje gje ishin dakord panelistet: Me apo pa masterplan te ri, pergjegjesia per kete rajon i mbetet Evropes. DW