PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet

Rruga e veshtire e Shqiperise drejt demokracise


E Enjte, 10 Dhjetor 2009

Fabian Schmidt

Pas rrezimit te komunizmit ne vitin 1991 ne Shqiperi brenda nje dhjetevjecari u kryen me shpejtesi te madhe shume procese, te cilat ne vendet e Evropes Lindore kane zgjatur me shume se nje shekull. Regjimi komunist la pas nje vend te pazhvilluar agrar. Kishte edhe mbetje nga industrializimi i sforcuar shteteror, por impiantet nuk ishin te afta te perballonin konkurrencen dhe ishin te rrenuara. E gjithe infrastruktura ndodhej ne nje gjendje te krahasueshme me Evropen Qendrore te fundit te shekullit te 19-te.

Carl-Dieter Spranger, atehere Minister gjerman per Bashkepunimin Ekonomik pat pershkruar me keto fjale ne radion Deutsche Welle pershtypjet e para nga nje vizite ne Shqiperi ne vitin 1992: "Situatat katastrofale, me te cilat ne u ndeshem jane te pashembullta. Kjo relativizon shumecka, qe mund te hasesh, kur viziton vendet klasike ne zhvillim, Afriken dhe Ameriken Latine. Une do t'i rekomandoja secilit qytetar gjerman te nje shoqerie me mireqenie, qe mendon se duhet te kritikoje kushtet e jeteses ne Gjermani, te vije nje here ne Shqiperi".

Elita politike e vendit nuk kishte kurrfare pervoje demokratike. Kishte mungese te forcave te kualifikuara. Mungonte Know-how ne te gjithe sektoret e administrates, drejtesise, botes se biznesit, teknikes dhe medieve dhe duhej krijuar nga fillimi. Prodhimi agrar kolektiv i vendit ishte nderprere. Vendin e tij e zuri shfrytezimi i tokes nga familjet dhe fshataret e vegjel, shpesh me mjete primitive. Per shkak te kuotes se larte te papunesise nisi nje emigrim ne mase per ne Itali, Greqi dhe shtete te tjera te Evropes Perendimore, por edhe pertej oqeanit.

Spranger theksonte ne ate kohe se kjo nuk mund te jete zgjidhja per problemet e Shqiperise. "Ne duhet t'u japim njerezve ketu mundesine qe te permiresojne strukturat, t'i hapin vetes mundesi pune. Ata duhet t'i zgjidhin problemet ne vendin e tyre dhe nuk mund te fillojne t'i zgjidhin problemet ne Evropen Perendimore".

Por me shume se ndihma per zhvillimin ishin ne radhe te pare transfertat financiare te emigranteve, qe krijuan kushtet. Shumica e njerezve krijuan vete nje ekzistence ne sektorin e transportit, ne sektorin e sherbimeve dhe ne ndertim. U krijua nje industri me kapacitete te mesme, ne radhe te pare e mbeshtetur nga investimet direkte italiane dhe greke.

Shqiperia ne tete vjetet e pare te postkomunizmit u be qender te veprimtarise se parregullt tregtare dhe ndertuese. Ne kete menyre u krijuan hapesira, qe u siguruan njerezve shume shpejt te ardhura ne rruge joburokratike. Ana tjeter e medaljes ishin ndertimet ilegale, cpopullimi i shume fshatrave malore dhe levizja e popullsise ne vend.

Si nje fenomen i vecante i shoqerise postkomuniste te Shqiperise vecohet krijimi i firmave piramidale. Te ngritura ne qiell nga mediat dhe politikanet e papervoje si shans i kapitalizmit, njerezit u genjyen dhe futen ne to kursimet per te cilat kishin punuar shume. Deri ne pranvere te vitit 1997 numri i investuesve te kapitalit u rrit pa pushim, te joshur nga perqindjet deri mbi 30 per qind ne muaj. Kur flluska plasi shkaktoi nje revolte te armatosur. Vendi ra per disa muaj ne gjendje anarkie. Kryengritesit ne Vlore kerkonin t'u ktheheshin parate dhe benin thirrje per rrezimin e qeverise.

Presidenti Sali Berisha iu drejtua ne ate kohe me keto fjale kryengritesve: "Ne do te perdorim te gjitha mjetet ligjore, per te denuar rebelimin e kuq dhe per te vepruar me force kunder rebeleve qe luftojne kunder Shqiperise dhe demokracise."

Vetem dergimi i misionit stabilizues ushtarak te NATO-s se bashku me perpjekjet per ndermjetesim te OSBE-se munden te krijonin kornizen per rivendosjen e rendit shteteror dhe zgjedhje te lira, te cilat Berisha pastaj i humbi.

Zhvillimi i vrullshem i Shqiperise pesoi keshtu vetem nje nderprerje te shkurter. Tirana eshte sot nje metropol, qe pulson, disi konfuze, por nga kaosi i viteve te transformacionit krijohet gjithnje e me shume nje strukture urbane. Berisha eshte kthyer ne vitin 2005 perseri ne pushtet, zgjedhesit te zhgenjyer nga korrupsioni i socialisteve, e bene ate kryeminister.






Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika