PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Finlanda: Pavaresia nuk dhurohet, por fitohet


E Merkure, 09 Dhjetor 2009

E fundit ne seancen e djeshme ka folur Finlanda, qe pa asnje hezitim ka dale ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves. Paiva Koukuranta ka folur per deportimet dhe dhunen e Serbise ne Kosove, qe ka qene sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme te autonomise dhe referendumin e vitit 1991 per pavaresine. Ajo ka pohuar se pas renies se Murit te Berlinit, rrethanat kane ndryshuar, per te shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit. Shtetesia nuk eshte dhurate qe dikush i jep dikujt, por eshte dicka qe buron nga ata qe krijojne shtetin e tyre, ka thene Paiva Koukuranta, per te shtuar se edhe pavaresia e vendit te saj ishte bere nga Parlamenti i Finlandes ne kuader te Rusise. Rasti i Kosoves eshte 'sui generis', ndersa argumentet e kundershtareve te pavaresise se Kosoves jane siperfaqesore, ka thene perfaqesuesja e Finlandes.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika