Dacia e vitit 2010, prezantimi ne Angli
E Merkure, 09 Dhjetor 2009
Kjo eshte pamja me e fundit e makines se re, "2010 Duster", e prodhuar nga Dacia. Kjo lloj makine eshte prodhuar per here te pare ne Rumani, ne vitin 1966 dhe qe kur e mori Renault-i ne vitin 1999, ka arritur qe te prodhoje rreth 1 milion makina ne vit, duke konkurruar me teknologjine me te fundit. Dacia eshte shitur ne vende te ndryshme te botes, si ne Gjermani, Iran, Rus, Marok dhe Kolumbi. Prej vitit 2004, te gjitha makinat e kesaj kompanie jane bazuar ne "B0". Dacia po konkurron aktualisht me makinen ceke Skoda Jeti dhe fale politikave te marketingut, gjate viteve te fundit ka pasur nje rritje me te madhe. Dacia pritet te shese me modelin e ri qe ka dale ne treg nje numer te konsiderueshem.