BMW- Seria 5, thjesht nje makine perfekte
E Merkure, 09 Dhjetor 2009
Makina e re "BMW, "Seria 5", ka mberritur me ne fund per adhuruesit e shumte te ketij modeli. Kompania qe ka njohur sukses gjate viteve te fundit, pritet te nxjerre ne shitje nje model te ri. Kjo eshte seria numer shtate e makinave te tipit "BMW 5" dhe pritet qe te shfaqet para publikut evropian pasi te pajiset me motorin e ri ne Xhenova. Kompania gjermane ka planifikuar qe gjate pranveres se vitit 2010 te nise shitjet e para. Makina do te dale per here te pare ne treg ne 20 mars, ne Britanine e Madhe. BMW ka parashikuar qe te ndertoje kete vit reth 5 seri te reja, me disa versione te ndryshme dhe ndryshime te tjera. Sukseset e kaluara te kesaj kompanie kane bere qe te rinovohet dhe persoset modeli i saj, edhe me tej. Makina e re do t'i jape mundesi drejtuesit te saj qe te kontrolloje edhe largesine nga makinat e tjera, nepermjet nje pajisje te fundit te teknologjise. Kjo perben nje avantazh te theksuar karshi modeleve te kaluara, por edhe makinave te tjera qe ndodhen aktualisht ne treg. Makina eshte ndertuar e tera me nje sistem disa here me te kompjuterizuar, krahasuar me makinen e fundit qe ka dale ne qarkullim. Shoferi qe do te ngase makinen e re te tipit te BMW te kesaj serie, do te kete nje kontroll te plote Dinamik. Sistemi mbrojtes ne kete lloj makine eshte nje tjeter dukuri qe pritet ta shnderroje ate nder automjetet me terheqese ne treg per vitin e ardhshem.
Cilat jane perparesite e makines "BMW, 5-series"?
Me lancimin e makines se re"2010 BMW 5-series", po pyetet se cilat jane perparesite e saj?
Ajo thjesht eshte nje makine perfekte. Historikisht, cdo makine BMW ka pasur nje projekt E, qe do te thote se mbeshtetet ne zhvillimin e metejshem te saj pas cdo serie. Numrat qe jane perdorur ne zhvillimin e kesaj makine e kane rritur progresivisht ate dhe projekti i fundit pritet te jete nder me te suksesshmit. Keshtu, modeli me i fundit i BMW-se nuk te jep mundesi per ta njohur pa e ngare ate me pare. Mesohet se ka nje numer te madh ndryshimesh te tjera, ne raport me ate cfare ofrohet aktualisht ne treg. Automjeti i re ende nuk e ka pare driten e diellit, ndaj duhet edhe pak kohe per ta pare ate.
Serite e fundit te BMW-se
F01 5th-gen Seria 7-, 2008-
F02 5th-gen Seria 7- LWB, 2008-
F03 5th-gen Seria 7-, 2008-
F10 6th-gen Seria 5-, 2010-
F11 6th-gen Seria 5-, Touring, 2010-
F12 3rd-gen Seria 6-, 2011-
F13 3rd-gen Seria 6-,, 2011-
F25 2nd-gen X3, 2011-
F30 6th-gen Seria 3-, 2011-
Me e persosur, me e lire dhe harxhon me pak
Modeli i ri "2010 BMW 5 Series" eshte nje krijim gjerman, qe permban variacione te reja. Cmimi i saj nuk do te jete me i larte, sesa ai i versionit te fundit. Versioni i kaluar i kesaj super makine, njihet si "550i GT", dhe kishte nje volum prej 4.4 litrash me 400 kuaj fuqi. Cmimi fillestar i saj ka qene 64,725 dollare. Versioni i dyte njihet: "535i GT", me 3.0 litra dhe me 302 kuaj fuqi, 6 cilindra dhe do te debutoje ne pranvere. Kjo lloj makine pritet te shitet per nje cmim qe do te shkoje deri ne 55 mije dollare. Fakti qe harxhon me pak dhe qe do te shitet me lire, pritet te shtoje interesin dhe shitjet e saj, pas daljes ne treg.