PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Dhjetori qe solli pranveren


E Merkure, 09 Dhjetor 2009

Agim Picaku

...Dimri qe s'kishte te sosur mori me vete qindra e mijera shqiptare qe iu kundervune atij acari te tmerrshem. Dimri qe i humbi kuptimin cdo stine tjeter ngriu cdo shprese se mund te shihej ndonjehere Dielli.

Bore, akull, acar ....brenda dhe jashte cdo qenieje qe fati e kishte paracaktuar te lindej e rritej ne nje toke qe quhet Shqiperi. Zemra te ngrira bashke me deshirat qe s'u realizuan ndonjehere. Mendje qe shteruan bashke me idete qe nuk preken kurre realitetin. Shpirtra qe nuk pushuan se luftuari me absurdin e nje kohe qe s'mund te percaktohej ne historine e krijesave humane. Realitete qe s'mund te ndertoheshin as ne fantazite e mendjeve me te shfrenuara. Ky ishte imazhi i nje sistemi, qe na u servir me emrin Komunizem. Nje sistem qe s'do zgjaste pak, por plot pese dekada dhe qe, per nga forca e vuajtjeve qe mbart, i kaluan permasat e durimit pese shekullor nen pushtimin turk.

Por c'eshte komunizmi?, - pyesin me te drejte brezi qe pati fatin ta degjoje vetem si term. Shume prej nesh qe e kemi jetuar dhe shijuar mire perpiqemi t'ua shpjegojme sipas teorise se perkufizimeve librore, pasi na duket forma me e bute per te mos guxuar t'ua shpjegojme ashtu sic e kemi jetuar vete, ashtu sic e kane jetuar ata qe u torturuan e u masakruan ne menyrat me cnjerezore neper burgje e kampe internimesh pafund. I vetmi fakt:per te mos ngjallur friken e nje realiteti qe tashme i perket se shkuares. Pas luftes se dyte boterore, kur bota u nda mes dy kampeve te medha, per fatin tone te keq ne zgjodhem rrugen e gabuar, pasojat e se ciles vazhdojme t'i vuajme ende. Kjo rruge e mbrapshte na coi drejt nje "dimri" qe s'do kishte te sosur per vite me radhe. Dhe pikerisht, kur kishte humbur cdo shprese per te pare Pranveren, lindi Dielli. Dielli qe aq shume e kishin enderruar breza te tere shqiptaresh. Dielli qe nisi te shkelqeje ne dhjetor, ngrohu miliona zemra te ngrira duke ringjallur shpresen e ardhjes se Lirise. Levizja e Dhjetorit nuk eshte merite e nje individi te vecante, as e nje grupi njerezish qe perpiqen te na mbushin mendjen se jane ata qe sollen lirine. Levizja e Dhjetorit ishte forca e endrres se nje populli te tere te roberuar qe nuk e duronte me. Ishte forca e shpirtrave te mijera shqiptareve qe iken ne emer te kesaj endrre. Ishte forca e shpreses se nje brezi qe kishte vendosur te mos mposhtej. Sot, pas kaq vitesh, shume persona qe nuk kane lidhje me ate levizje moren atribute te pamerituara ekonomike dhe politike nga njera ane, nga ana tjeter po kaq shume persona qe dhane shume per kete levizje, ose jane larguar nga Shqiperia, ose jetojne ketu, por te terhequr nga politika, sepse ajo per cka ata luftuan eshte ende larg. Sot pas kaq vitesh, shume nga ata qe ishin ose jo pjese e kesaj levizjeje, po deshmojne sesa larg jemi nga Dielli qe lindi ne ate dite Dhjetori. Fjalori me te cilin kane zgjedhur te komunikojne politikanet tane ne prag te anetaresimit tone ne Evrope eshte goditja me e madhe qe mund t'i bejne ata qellimit te endrres se Dhjetorit. Sot pas kaq vitesh shqiptaret e thjeshte duan te dalin te festojne se bashku diten e shembjes se nje diktature te pashoq, ashtu sic duan te festojne se bashku festen e Pavaresise se nje Kombi te perbashket, ashtu sic duan te festojne se bashku festen e clirimit te te njejtit Atdhe. Shqiptaret duan te jetojne bashke, por nuk i lejon politika. Shqiptaret duan te festojne bashke, por nuk i lejon politika. Shqiptaret duan te ndertojne te ardhmen bashke, por nuk i lejon politika. Shqiptaret duan te shkojne ne Evrope bashke, por nuk deshiron politika. Eshte pikerisht kjo politike dhe po keta politikane qe nuk kane asnje lidhje me Levizjen e Dhjetorit. Eshte kjo politike dhe po keta politikane qe po perpiqen ta shnderrojne Pranveren qe lindi ne Dhjetor ne nje dimer te pafund. "Shqiperia u be, tashme mbetet te behen shqiptaret" - ka shkruar diku Konica.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika