Shqiptaret e Gjermanise: Te hapur dhe transparente
E Merkure, 09 Dhjetor 2009
Esat Ahmeti*
Nje pjese e myslimaneve qe jetojne ne Gjermani jane shqiptare. Ata jane organizuar ne rreth 40 xhami dhe bashkesi fetare. Ne Leverkuzen ndodhet e vetmja xhami me minare e shqiptareve ne Gjermani dhe Evropen perendimore. Nje udhekryq ne lagjen Küppersteg ne Leverkuzen. Pergjate shtepive te banimit dhe dyqaneve qe larg te bie ne sy nje minare e bardhe dhe anash saj mbi xhami, nje kube. Amir Xheladini eshte imam ne xhamine Mesxhidi-Aksa. Ai vjen nga Tetova e Maqedonise, eshte 41 vjecar dhe mysafiret i pret i veshur me kostum dhe kravate. Teologu, qe ka perfunduar studimet per publistike dhe gazetari, eshte qe prej vitit 1996 imam ne xhamine shqiptare ne Leverkuzen. Xhamia eshte e pergatitur per vizitore. Ne paradhome ndodhen broshura me ngjyra e libra jo vetem ne gjuhen shqipe dhe arabe por edhe ne gjuhen gjermane. Ne jemi nje bashkesi fetare e hapur dhe transparente, thote imam Xheladini. Eshte shume me rendesi qe nje xhami te duket si nje xhami dhe te mos jete nje dhome e erret ne nje oborr te pasme ku nuk dihet se cfare ndodh pas deres, thekson ai. "Ne jemi shume krenare se pari qe komuniteti shqiptar mysliman ka ne Gjermani nje xhami me kube dhe minare. Njeherazi jemi shume krenare qe xhamia jone eshte e vetmja shqiptare me kube dhe minare ne tere Evropen Perendimore".
Bashkesia islame shqiptare, apo vakefi, ekziston qe prej mbi 20 vjetesh ne Leverkuzen. Por me kalimin e kohes hapesirat nuk ishin te mjaftueshme per rreth 500 anetaret sa numeron sot kjo xhami. Keshtu qe u planifikua ndertimi i nje xhamie te re. Nje xhami e cila edhe duhej te dukej si xhami. Imam Xheladini tregon se ka pasur disa kundershtime, por lavderon qendrimin e autoriteteve te qytetit Leverkuzen: "Reagimet fillimisht kane qene kunder ne aspektin e asaj qe po ndertohet nje xhami me kube dhe minare. Megjithate, organeve perkatese per dhenien e lejes u kane interesuar pak reagimet e qytetareve. Ata kane pare se cfare thote ligji per ndertimet dhe se si kushtetuta e Gjermanise e garanton lirine e feve... Dhe meqenese i kemi plotesuar te gjitha kushtet, me pas nuk kemi pasur ndonje veshtiresi per marrjen e lejes."
Ne kete menyre qyteti ka ndihmuar ne realizimin e ndertimit te xhamise se re. Por edhe para mbajtjes se referendumit kunder ndertimit te xhamive me minare ne Zvicer, edhe ne Gjermani jane degjuar zera, te cilat i shohin xhamite me minare si demonstrim i forces se fese islame. Kjo pikepamje kundershtohet me vendosmeri nga imami Amir Xheladini. "Minareja dhe kubeja jane nje simbol i xhamise pa te cilat xhamia nuk quhet xhami. Me minare dhe kube ajo ka formen e vertete te xhamise. Sa i takon referendumit ne Zvicer, do te thoja se ndalimi i ndertimit te minareve ne Zvicer eshte vertete nje sulm i qarte ndaj simboleve te fese islame dhe ky referendum eshte ai qe do t'u ndihmoje mendimeve antiislame jo vetem ne Zvicer por ne mbare Evropen. Eshte vertete nje akt intolerant".
Ismail Memishi eshte kryetar i Kryesise se Xhamise dhe perfaqeson bashkesine e xhamise ne Keshillin per Integrim ne qytetin Leverkuzen. Megjithe debatin e nxehte per xhamite dhe minarete ai nuk ka frike per bashkejetesen paqesore te grupeve fetare ne qytetin e tij dhe sqaron perse. "Ne ketu ne Leverkuzen kemi te pranishme disa bashkesi fetare dhe ketu ekziston edhe nje Keshill i Feve, te cilin e kemi inicuar se bashku dhe jemi edhe ne te pranishem dhe aktiv ne te. Ne Keshill, e jo ne rruge diskutohen dhe zgjidhen te gjitha problemet."
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4994675,00.html