Cfare percjellin minaret
E Merkure, 09 Dhjetor 2009
Dr. Ramiz Zekaj
"Leter e hapur Ambasadorit te Zvicres ne Tirane
I nderuar Z. Ambasador!
Kam nderin dhe kenaqesine e posacme qe me jepet mundesia me respekt te thelle t'ju drejtohem Shkelqesise tuaj, t'ju falenderoj per ndihmen tuaj ne forcimin e marredhenieve midis dy vendeve dhe popujve tane qe mrekullisht kane histori dhe lidhje miqesie te hershme. E ndiej per detyre dhe kenaqesi t'ju jap pak informacion per Institutin qe une drejtoj. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qyteterimit Islam, i ndodhur ne kryeqytetin e Shqiperise, eshte themeluar ne vitin 1996 me vendim nr. 143 te Gjykates se Tiranes dhe ne mbeshtetje te Kushtetutes Shqiptare. Si institucion i pavarur mban lidhje me institucione shteterore e publike, kerkimore - shkencore dhe komunitete fetare pa dallim perkatesie. Objektivi themelor i ketij instituti konsiston ne hulumtimin e kultures shqiptare rajonale ballkanase e boterore ne pergjithesi dhe kultures islame specifikisht.
Kulturat e vecanerisht ato religjioze ne i konsiderojme dhe i trajtojme si ura bashkimi mirekuptimi midis popujve. Ne kulture pasqyrohen tiparet dhe vlerat me te spikatura te popujve, ato jane gjuhe e perbashket komunikimi e mbarenjerezimit. Shqiperia eshte vend prodhues edhe i kulturave te tre besimeve dhe model i harmonise e mirekuptimit nderfetar. Eshte shembull kuptimplote se ekzistenca e disa besimeve nuk i percan e nuk i konflikton, por perkundrazi harmonizon me se miri diversitetet ne funksion te asaj qe eshte e perbashket.
I nderuar Z. Ambasador!
Lulishtja eshte me e bukur dhe me e magjishme prej luleve shumengjyreshe, me lule te se njejtes ngjyre lulishtja nuk do e gezonte kete bukuri mahnitese.
Edhe vendi juaj Zvicra si "Le Milien du Monden" si konfederate "Beselidhje" qe nga viti 1848 qe jetojne ne harmoni popuj qe flasin gjermanisht, frengjisht, italisht rhetoromanisht eshte vend ku dhe shqiptaret e emigruar prej trojeve te tyre kane gjetur strehe dhe mikpritje. Sot ne Zvicer jetojne rreth 170. 000 shqiptare. Aty ne Zvicer ne parkun William Rapar te Gjeneves ndodhet busti i heroit shqiptar Skenderbeut, qe me vepren e tij la gjurme ne historine tone kombetare por edhe ne historine e Evropes dhe qe ju e keni perjetesuar. Aty ne Zvicer ne kodren e larte Morcote artdashesit zvicerane te Luganos vendosen trupin e artistit te madh shqiptar Aleksander Moisiut ne vitin 1935.
Ne shtator te vitit 1996 ne Gjeneve u hap universiteti Popullor Shqiptar (Universite' Populare Albaneze) me 700 nxenes shqiptare qe u bashkuan shume shkollave shqipe ne Zvicer ku mesojne me shume se 3 100 nxenes shqiptare. Ne shtetin tuaj ne klimen e demokracine helvetike shqiptaret dhe te gjithe popujt e tjere te ardhur ne Zvicer kane gjetur mikpritjen e vendit dhe popullit tuaj, u jane krijuar trajtimi human e kushte optimale jetese sipas parimeve themelore te shoqerise zvicerane; asnjanesia e vazhdueshme, solidariteti dhe universialiteti. Besimtaret muslimane shqiptare dhe nga vendet e tjera te botes islame i jane mirenjohes shtetit, qeverise e popullit tuaj per mbeshtetjen dhe kushtet e krijuara per ushtrimin e besimit islam. Eshte ndihmese ne ndertimin e klimes se mirekuptimit, harmonise; per ushtrimin e riteve te besimit te tyre muslimaneve te Zvicres iu ofrua salla qe sherben si faltore dhe qe ne vazhdim iu mundesua ndertim i xhamive. Ne keto mjedise prej klerikeve islame iu percillen besimtareve mesazhet e Zotit qe ndihmojne ne shendoshjen e shoqerise njerezore ne pergjithesi si dhe te asaj zvicerane.
Keto objekte kulti perpos rolit te tyre ne formimin shpirteror te muslimaneve kane sherbyer njeherazi si mjedise tubimesh solidariteti, organizime ndihmash, mbajtje kontaktesh me vendet e origjines. Ne xhamine e Willit u organizua mbledhje fondesh financiare ne favor te levizjes per pavaresine e Kosoves. Toleranca fetare e shtetit tuaj eshte shprehje e kultures se larte e virtyteve dhe vlerave shpirterore qe ju dispononi.
E ndjejme si domosdoshmeri te theksojme se referendumi i koheve te fundit i zhvilluar ne Zvicer per moslejimin e ndertimit te minareve ne xhami sikur e dobeson, e zbeh, e mjegullon kete tradite e vlere te shoqerise zvicerane. Ky veprim ka lene shije te hidhur jo vetem ne shqisen e botes muslimane, por edhe ne qarqet perparimtare te botes jomuslimane. Popujt muslimane prej Zvicres jane mesuar te marrin mesazhe te bukura miqesore, kulture njerezore e ky i sapoardhuri prej ketij referendumi bie ndesh me ato perceptime te bukura te krijuara ne ndergjegjen e popujve muslimane prej Zvicres model.
Nje popull dhe vend me kulture te larte e te lashte gjen kurdohere forca e rruge per te bere dhe korrigjime e permiresime ne vendimmarrjet e veta. Shpresojme qe edhe ne rastin konkret te referendumit. Pa dyshim se ndonje korrigjim i mundshem do e lartesoje edhe me tej prestigjin e vendit dhe popullit zviceran dhe respektin qe ju e meritoni.
Prej minareve te xhamive percillen vetem mesazhet e Zotit dhe te besimit islam, percillen thirrje per paqe, harmoni, miqesi e mirekuptim. Shoqeria zvicerane nuk mund e nuk duhet te jete e privuar prej ketyre mesazheve: keto mesazhe jehojne sot ne mbare boten, ne Lindje e ne Perendim, ne Azi, Afrike, Evrope, Amerike, Australi e Oqeani.
Shpresojme se shkelqesia juaj, me reputacionin dhe autoritetin qe gezoni, do te percillni prane autoriteteve dhe opinionit te shendoshe zviceran shpresen dhe besimin e muslimaneve shqiptare per gjetjen e zgjidhjeve qe respektojne te drejtat legjitime te muslimaneve te Zvicres per te disponuar objekte te kultit te tyre te kompletuar me minarete, me simbolin e adhurimit te Zotit dhe te percjelljes se mesazheve te tij.
Ju falenderoj sinqerisht per mirekuptimin tuaj.
Me konsiderate e respekt,
(Leter e hapur drejtuar ambasadorit te Zvicres ne Shqiperi)
* Drejtori i AIITC