PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Shqiperia, hapesire interesante per investitoret hungareze


E Merkure, 09 Dhjetor 2009

Avni Hafuzi*

Ekonomia dhe zhvillimet e saj ne rajon, kane qene koheve te fundit tema bosht rreth te cilave, eshte debatuar ne nivele ekspertesh. Ne te njejten kohe ka pasur edhe organizime te takimeve te niveleve me te larta shteterore, pas te cilave u organizua edhe panairi i fundit ne Tirane "Klik Ekspo Group". Serioziteti i pjesemarresve, niveli i larte i organizimit, kujdesi i vecante i strukturave te specializuara, jo vetem shteterore shqiptare por edhe i shteteve pjesemarrese, ishin deshmia me e sigurt per nje sukses jo vetem deklarativ, por edhe konkret e te kapshem, gje kjo shume e deshiruar ne kete kohe.

Analizat qe pasuan njera-tjetren nga specialiste te shquar per fushat perkatese, ishin shume te favorshme per nje siguri investimesh pothuajse ne te gjitha segmentet e favorizuara, qe nga turizmi deri tek industria, duke qene vazhdimesi e klimes se favorshme per nje partneritet te ngushte ekonomiko-politik. Duke kaluar nga nje "treg emergjent ne ate me zhvillim te pershpejtuar", Shqiperia e konsideruar si porta e Ballkanit per shkak te pozites se saj gjeografike dhe gjeostrategjike, eshte pike-ndalesa e pare e pothuajse te gjithe investuesve dhe sipermarresve evropiane, per te depertuar ne tregun Ballkanik me me shume se dyqind milione konsumatore, per investimet dhe prodhimet e tyre. Duke deshiruar qe te gjitha keto zhvillime t'i shohim nga kendveshtrimi yne, fillimisht si pjesemarres aktive dhe ne anen tjeter si vezhgues dhe analizues i ofertave te kesaj veprimtarie, veme theksin e vecante te prezantimi i ofertes se investimeve duke pare nevojen per te shumefishuar shperndarjen e prodhimeve hungareze ne tregun shqiptar dhe per te ofruar produkte te teknologjise dhe te cilesise se larte si nga Ministria e Ekonomise e Hungarise e cila ishte mbeshtetesi kyc i pavijonit te Hungarise, qe rikthehej pas gati nje dhjetevjecari ne Panairin Nderkombetar te Tiranes, e perfaqesuar nga kompania ITD, dhe firmat e tjera si realizuese konkrete dhe prezantuese te kesaj ministrie. Duke pohuar se ndihen shume te sigurt per investime ne Shqiperi, drejtori i ITD-s z. Laszlo Suveges deshmoi edhe nje here se investimet hungareze ne kete faze (por edhe ato evropiane) realisht jane te realizueshme dhe do ta ndihmojne ekonomine shqiptare per prosperitet dhe afrim per realizimin sa me te shpejte te kerkesave per BE. Pervoja hungareze ne kete drejtim nuk eshte e vogel, keshtu qe biznesi hungarez paraqiti konkretisht hapesirat e mundshme te bashkepunimit dhe investimit ne Shqiperi. U verejt se ekziston nje interes per investime ne pjesen veriore te vendit, tradicionalisht edhe gjate historise, sfere interesimi dhe kujdesi nga ish-perandoria austro-hungareze.

Pohimet e zyrtareve te larte shqiptare se "Shqiperia eshte nje vend me stabilitet politik dhe ekonomik, nje vend qe njohu rritje ekonomike te ndjeshme edhe ne vitet e krizes me te fundit globale" dhe se "Reformat ligjore ne fushen e tatim-taksave, te koncesioneve, te krijimit te zonave te lira ekonomike dhe vete reforma strategjike rregullatore, po ndihmojne ne zhvillimin e biznesit dhe te ekonomise ne teresi", u vleresuan mjaft pozitivisht si garanci e dhene nga vete shteti shqiptar, per te gjithe investitoret e huaj qe deshirojne te jene prezente ne Shqiperi.

Pervec takimeve te shumta zyrtare nga te gjitha sferat e jetes politike dhe ekonomike, per perfaqesuesit hungareze pati rendesi te vecante edhe pohimi zyrtar se, "marredheniet ekonomike dhe shkembimet tregtare midis Shqiperise dhe Hungarise kane kaluar neper shume sprova dhe tashme kane nje pervoje qe inkurajon zhvillime edhe me intensive ne te ardhmen", per te vazhduar se "qeveria hungareze dhe ajo shqiptare jane te gatshme te afrojne te gjitha lehtesite e mundshme qe shkembimet tregtare te marrin nje dimension real dhe mundesite e investitoreve hungareze te zhvendosen ne Shqiperi".

Ne pergjithesi, marredheniet ekonomike dhe politike tradicionalisht te mira shekullore, duket sikur kane gjetur nje fushe interesimi te vecante koheve te fundit, duke ofruar nje taban te sigurt per investitoret hungareze ne tregun shqiptar, i cili shikohet me mjaft interes, sidomos per sa i perket fushave te tilla si turizmi, agronomia, farmaceutika dhe nje pjese e industrise se lehte.

Gazetar ne Budapest, Hungari






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika