Shkopi i diktatures
E Hene, 07 Dhjetor 2009
Nga Evans Drishti
Me kujtohet si sot kur ishin ne shkolle te sistemit 8 vjecar te asaj kohe, nje mesuese e lendeve shoqerore, e cila natyrisht si shume mesuese te tjera te perkushtuara per mesimdhenien perqendroheshin jashte mase ne realizimin me sukses te nje ore mesimi, mirepo ajo ore ishte disi ndryshe nga te tjerat pasi vete mesuesja ishte ndryshe. Mesuesja ne fjale s'kishte ore mesimi te mos vinte ne klase e pajisur me mjete mesimore, por kishte nje mjet qe fatkeqesisht sistemi i asaj kohe i kishte edukuar disa arsimtare ta konceptonin edhe ate si mjet mesimor dhe edukativ, dhe ky ishte nje shkop i nje gjatesie normale qe mund te shkonte deri ne nje meter dhe mesuesi apo mesuesja ishin te detyruar ta mbartnin me vete sa here qe te hynin ne klase. Mesuesja ne fjale natyrisht ishte e brumosur mirefilltazi me idete dhe parimet e sistemit te kohes, si shume te tjere, por ndoshta me pak ndryshim, pasi si nje pjese e njerezve gezonte edhe statusin e "anetares se Partise" nje privilegj ky mjaft i madh per kohen ne fjale. Si e tille ajo e ndjente per krenari dhe detyrim ne te njejten kohe qe te mbante pikerisht edhe nje shkop te tille, pasi ndoshta edhe ne mendjen e saj, por gjithsesi te inkurajuar nga sistemi i kohes, gjykonte se ky mjet kishte nje rendesi te posacme, nxenesi duhej te edukohej me friken e pushtetit pasi kuptohet vete sistemi ishte "diktature" Mesuesja nga ana tjeter ndihej e qete pasi sapo te vinte nje rast per qortim nxenesi ose nga banka e mesuesit qe zakonisht ndodhej e ngjitur per bankat e nxenesve ose duke marre pak zahmet te ngrihej ne kembe e arrinte nxenesin e shenjestruar per "i keq" dhe menjehere i drejtonte shkopin duke shtuar pa harruar edhe fjalet tashme klasike te kohes "Si guxon more djale, keshtu te ka mesuar partia dhe shoku Enver?!"
Natyrisht qe ngjarja nuk perfundonte me kaq pasi ai nxenes qe ne ate moment ishte shume fatkeq dhe autoriteti i tij qe nga ai cast njihej si i njollosur nga bindja politika e kohes. Nxenesi goditej me kete shkop dhe natyrisht nenkuptohej se goditej edhe nga diktatura e cila ne pikesynimin e saj si objektiv kryesor kishte edukimin e mirefillte te njeriut. Kuptohet se nxenesi i shkrete nuk ishte viktima fillikate e ketij tmerri diktatorial pasi zinxhiri dita dites shtohej akoma edhe me shume pasi ta pranojme kjo ishte edhe nje detyre e rendesishme e mesueses sone e cila pervec se mesuese dhe ne rolin e edukatores ishte edhe diktatore e proletariatit ne shpirtin e se ciles kishte vetem nje emer edukim me dhune. Ndoshta nuk ishte shpirti i saj i vertete, por ai qe duhej te dukej dhe te ishte pasi perndryshe dilje nga rruga e drejte e vijes partiake.
Nje tablo e lartpershkruar e nje stuhie te furishme e perkohshme qe mori shume shpirtra dhe zemra njerezish mbeturinat e se ciles fatkeqesisht vazhdojme t'i kemi edhe sot e kesaj dite. Sa here qe njeriu i sotem dhe mbi te gjitha ata qe e perjetuan sistemin e asaj kohe kur shohin kete shkop dridhen dhe trupi u rrenqethet nga mllefi qe u ka mbuluar shpirtra dhe zemrat dhe duan gjithsesi ose ta harrojne ose ta zhdukin perjetesisht shkopin e mallkuar te nje diktature qe mbeti i padeshirueshme per njerezit.
Por fatkeqesia me e madhe eshte se pas 20 vitesh demokraci nje pjese e njerezve, megjithe zhvillimet qe solli koha, ne mendjet e tyre kane mbetur akoma te tille, mbeturina te sistemit te kaluar. Ndoshta koha ne nje fare menyre arriti te shmangte kete shkop, por nuk arriti te zbuste akoma kokefortesine mendore te individit, i cili ne vend te ketij shkopi perdor fjalen e rende dhe shume here helmuese per zemren dhe shpirtin individual.
Atehere ne kete rast mos kemi te bejme me fjale diktatoriale? Po, shume e sakte, eshte fjala e rende e hedhur ashtu ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme, e cila thumbon boten shpirterore te njeriut te sotem. Shume here ne te perditshmen tone fjalet i hedhim ashtu sikur te mos ishin asgje dhe nuk e kuptojme se ajo fjale peshon shume me rende si shkopi i diktatures, ajo fjale eshte vete diktatura, eshte vete sistemi megjithese jetojme ne nje tjeter kohe dhe sistem, por botekuptimi dhe mentaliteti fatkeqesisht vazhdojne te mbeten ashtu te palevizur, standard te palekundur.