PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Diplomacia dhe muri i Berlinit


E Hene, 07 Dhjetor 2009

Irida Xheneti*

Renia e Murit te Berlinit, shperberja e Bashkimit Sovjetik e rrjedhimisht fundi i"Luftes se Ftohte" nuk ishin te vetmet barriera, qe duhet te shembeshin ne "luften" e gjate te ideologjive perendimore dhe lindore...Barrierat reale qe fshiheshin pas ketij simboli, si ato te sistemeve e boteve diametralisht te kunderta, barrierat midis Perendimit dhe Lindjes, ndoshta sapo kishin nisur procesin e gjate te shembjes se tyre se bashku me kete Mur...

20 vite me pare shenohet nje nder ngjarjet me kuptimplote per Njerezimin-renia e Murit te Berlinit. Kjo ngjarje e fiksuar thelle ne kujtesen e atyre qe e preken nga afer, por indirekt edhe ne brezat e mevonshem, te cilet ndoshta ende vazhdojne te ndjejne gjurmet e saj, mund te mos kete qene fundi i "Luftes se Ftohte", por ishte pa dyshim fillimi i ketij fundi...

Era e ndryshimit qe zyrtarizohet ne 9 nentor te vitit 1989 pershpejtoi nje sere ngjarjesh, te cilat ishin hallka te te njejtit zinxhir. Bashkimi i dy Gjermanive ne 3 tetor te vitit 1990, shperberja e Paktit te Varshaves ne 31 Mars 1991 e shkalla finale, edhe vete Bashkimi Sovjetik pushoi se ekzistuari ne 31 dhjetor 1991.

Ne fakt, eshte e thjeshte te shpjegosh ngjarje te parametrave te tilla si renia e Murit te Berlinit dhe riunifikimi i dy Gjermanive, si rrjedhoje e pashmangshmerise historike.

Por, nese do te riktheheshim ne kohe mozaiku i kesaj ngjarjeje do te fitonte disa pjese, te cilave aktualisht per faktore subjektive e objektive nuk i kushtohet vemendja e duhur... Do te ishte me vlere te kujtonim p.sh se ne momentin e renies se Murit te Berlinit, forcat e ndryshimit ne Evropen Lindore dhe Qendrore po dilnin jashte kontrollit. Hungaria dhe Polonia po orientoheshin drejt grushteve ushtarake te shtetit. Protesta te panumerta paqesore kishin pushtuar Gjermanine Lindore. Ne ndergjegjen e Bashkimit Sovjetik po zgjohej instinkti i "luftes se dyte boterore". Ndarja e Gjermanise ne dy shtete, kishte dale jashte kontrollit...Fakti me i rendesishem konsistonte ne paqartesine e formes se ribashkimit te dy Gjermanive. Nje sere pyetjesh shtroheshin...Do te formonin Gjermania e Perendimit dhe e Lindjes nje konfederate me dy pjese perberese te pavarura? Apo thjesht Gjermania Lindore do te kthehej ne hallke perberese te asaj perendimore? Do te behej Gjermania e bashkuar pjese e NATO-s, apo do te zgjidhte statusin e shtetit neutral? C'vend do te zinte Gjermania e re, qe po pervijohej ne procesin e integrimit ekonomik dhe politik te Europes Perendimore?....

Te gjitha keto pyetje do te merrnin pergjigje perfundimisht vetem pas bisedimeve shumepaleshe, te gjata e te mundimshme...Sepse asgje s'perfundon thjesht pashmangshmerisht...Edhe kapitulli i "Luftes se Ftohte" nuk perfundoi spontanisht, por u vendos, u pervijua si rezultat i nje sere bisedimeve, marreveshjeve formale, premtimeve publike dhe garancive sekrete...

Ne ate periudhe nje sere shtetesh, kryesisht Britania e Madhe dhe Franca ishin tejet skeptike ndaj riunifikimit te dy Gjermanive, duke u shqetesuar mbi nje ringjallje te mundshme te "Gjermanise se vjeter", e cila dikur kishte shkaktuar deme gjigante per Evropen. Kancelari gjerman i asaj kohe, Helmut Kohl ne pergjigje neutralizoi keto "shqetesime", duke bere publik qellimin e Gjermanise se Bashkuar per t'u integruar me partneret e saj evropiane...

Nga ana tjeter, lideri sovjetik, Mihail Gorbacov u shpreh kunder anetaresimit te Gjermanise se bashkuar ne Aleancen Veriatlantike. Presidenti amerikan, George H.W Bush dhe sekretari i shtetit te asaj kohe, James Baker "minimizuan" shqetesimet ruse mbi kercenimet e mundshme nga nje Gjermani e bashkuar dhe nje NATO e fuqishme, duke dhene garanci se Uashingtoni nuk synonte aspak te perfitonte nga problemet, apo pozita jo e favorshme e Rusise ne Evropen Qendrore dhe Lindore te asaj kohe.

Pra, hija e Diplomacise ne prapavije e ndiqte dhe udhehiqte ne cdo hap procesin e renies se Murit te Berlinit dhe bashkimit te dy Gjermanive...Jo pa qellim, Administrata e George Bush i dha jete nje procesi "imagjinar" bisedimesh sipas formatit "2+4", pikerisht per te kontrolluar, udhehequr e mos lejuar eksese te mundshme ne procesin e bashkimit te dy Gjermanive. Ky format nenkuptonte me shifren 2: dy Gjermanite dhe shifren 4: SHBA-ne, Bashkimin Sovjetik, Britanine e Madhe dhe Francen. Katershja, sipas ketij procesi te ideuar bisedimesh parashikohej te kishte nje fuqi ndikuese ne aspektet e jashtme te ketij bashkimi. Ndersa, numri dy (dy Gjermanite) ne kete format nenkuptonte prioritetin e interesave gjermane ne bashkimin dhe rendesine e legjitimitetit nderkombetar, permes te gjitha marreveshjeve midis Gjermanise se Lindjes dhe asaj te Perendimit.

Duhet pranuar se bisedimet "2+4" ishin nje sukses i padiskutueshem i artit te Diplomacise, i cili dha nje kontribut te madh ne pershpejtimin e procesit te bashkimit te dy Gjermanive dhe shmagien e trazirave, problemeve te mundshme ne rrugen e tij ne fund te viteve 90'...

Renia e murit te Berlinit e mbi te gjitha bashkimi i dy Gjermanive paqesisht, ne shume aspekte perben nje nder sukseset e Diplomacise se stilit te vjeter, ne te cilen faktor thelbesor ishin Fuqite e Medha. Por, pa dyshim kjo s'do te thote se historia, faktori "popull", tendencat e perhapura ne Evropen Qendrore dhe Lindore te asaj kohe humbin rolin e tyre...

Nga ana tjeter, s'duhet harruar kontributi i lidereve te vendeve pjesemarrese ne bisedimet qe sollen bashkimin e dy Gjermanive, duke patur parasysh qe ata treguan nje aftesi gjeniale per te orientuar forcat, tendencat kontradiktore te saj periudhe drejt nje procesi paqesor, legjitim e jetegjate... Ne kete kontekst, mjafton te kujtojme se ne momentin e shembjes se murit te Berlinit, qendronte ne gatishmeri ushtria sovjetike gjysme-milioneshe. Nese kjo ushtri do te perfshihej ne keto ngjarje, nese Diplomacia, nepermjet lidereve te shteteve perkatese nuk do te nderhynte mjeshterisht ne kohe, mund te niste nje Lufte e re e permasave boterore...

Pikerisht perpjekjet e ketyre lidereve, te cilet perjetesuan principet e nje Diplomacie efikase, duke e kthyer procesin tejet te brishte te renies se Murit te Berlinit dhe bashkimit te dy Gjermanive ne nje proces, te afte te identifikonte interesat e perbashketa, te shfrytezonte shanset e ofruara e mbi te gjitha te gjeneronte konsensus ne nje terren botesh, idesh, sistemesh diametralisht te kunderta... Rrjedhimisht eshte i pamohueshem fakti se, Diplomacia Nderkombetare e lidereve boterore luajti nje rol thelbesor ne renin e Murit te Berlinit, fundin e Komunizmit dhe bashkimin e pershpejtuar te dy Gjermanive.

Duke mos zhvleresuar rolin e historise dhe nje sere faktoreve te tjere ndikues, duhet pranuar se ky proces eshte nje nder provat me bindese te rolit qe Diplomacia mjeshterore mund te luaje ne fatin e Njerezimit. S'eshte e veshtire te kuptohet se renia e Murit te Berlinit dhe bashkimi i dy Gjermanive pasqyron ne trajta te qarta, se arti i Diplomacise si arti i te mundures, mund te jete nje art i mirefillte, mahnites e vendimtar....

Por, a eshte shembur ne te gjitha aspektet Muri i Berlinit, a jane unfikuar realisht dy universet e kunderta te Lindjes dhe Perendimit, mbi te gjitha ne mendjet tona?!...Keto jane pyetje qe ndoshta do te mbeten retorike ende per nje kohe te gjate... I sigurte eshte vetem fakti, se ato kalojne pertej kufijve dhe pushtetit te Artit te Diplomacise...

* Master ne Marredheniet Nderkombetare, Moske


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika