Hallka e munguar
E Diele, 06 Dhjetor 2009
Nga Albin Kurti
Shumica derrmuese e shteteve te cilat nuk e njohin Kosoven jane ato te cilat e besojne rrefimin e Serbise per Kosoven si nje produkt te imperializmit amerikan. Procesi qe po zhvillohet ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise (GjND) ishte nje shans qe te kundershtohet kjo teze. Delegacioni i Kosoves ka mundur ta perdor foltoren ne GjND per te treguar jo vetem se kush eshte Kosova e cka (s')po thote Serbia, por edhe se kush eshte Serbia. Pra, ta dekonstruktoje Serbine, me c'rast, jo vetem qe kundershtohen argumentet e Serbise per Kosoven, por edhe zberthehet vete qenia e saj.
Te deshmohet qe Serbia ishte ajo qe e sajoi Jugosllavine per t'u zgjeruar dhe se Serbia ishte ajo qe e rrenoi Jugosllavine per... t'u zgjeruar. Se vete Serbia, ne fakt, nuk ishte e pavarur politikisht por gjithmone sherbente si femije i lazdruar i Rusise. Se perralla e Serbise per veten e saj si viktime e imperializmit amerikan qe kulmoi me bombardimet e NATO's, s'eshte gje tjeter vecse maske per imperializmin e vockel te Serbise ne Ballkan. Se Beogradi e ka shume me te fuqishem shovinizmin sesa nacionalizmin: p.sh., ata nuk u brengosen kur Kosova u nda nga Serbia per ceshtjen e liberalizimit te vizave - nese ka ndonje demtim te Kosoves, Serbise nuk i vjen keq qe Kosova trajtohet ndaras prej saj.
Kjo gje ishte e domosdoshme pasi qe kontestimi i Serbise kunder te drejtes se institucioneve te Kosoves per ta shpallur pavaresine, ka per efekt perforcimin e kesaj pavaresie te shpallur si nje maksimum teorik per poziten e Kosoves, e jo si nje kompromis degradues sic ishte. Shume me veshtire eshte te mbrohet qendrimi se kjo pavaresi qe kemi eshte pernjemend pavaresi sesa te mbrohet drejtesia per nje keso pavaresie te tille cfare e kemi. Ta mbrosh Kosoven duke mos e sulmuar Serbine eshte padrejtesi dhe dem i ri per Kosoven. Bashkesia nderkombetare edhe ashtu eshte e ndare rreth ceshtjes se pavaresise se Kosoves. Nuk ia vlen te shtiresh me terma pozitive e te perpiqesh t'iu pelqesh doemos te gjitheve.
Seanca e pare e GjND'se tregoi se nuk behet fjale per nje seance tipike gjyqesore. Aty u pa se mund te flasesh ckado. Seanca nuk ishte fare restriktive. Ajo merrej me ceshtjen e te drejtes dhe ligjit nderkombetar, por ishte e mbushur perplot me argumente politike. Fundja, ligji lind ne kohe dhe buron nga nje situate historike qe eshte situate politike ne histori. Prandaj, seanca gjithsesi ishte nje shans i mire. Meqe vendimi i GjND'se ne fund eshte vetem keshillues, kjo vecsa e konfirmon rendesine e paraqitjeve te paleve: gjykimet me te rendesishme tashme ndodhin pergjate procesit ne kokat e njerezve nga e gjithe bota qe e percjellin ate, e jo vetem me rastin e verdiktit perfundimtar te tij.
Procesi ne GjND do te ishte me i lehte per Kosoven sikur te organizohej referendumi gjithepopullor para shpalljes se pavaresise. Sigurisht qe pervec 90 e ca per qind te popullates qe jane shqiptare ne Kosove, edhe minoritetet joserbe, e madje edhe nje perqindje e vogel e serbeve te Kosoves, do te deklaroheshin per pavaresine. Pikerisht referendumi do te ishte ajo hallka e duhur ndermjet IPVQ've dhe shpalljes se pavaresise. Kur ne te VETEVENDOSJE!-s argumentonim e protestonim per referendum, politikane e analiste na kundershtonin duke thene se nuk ka nevoje per referendum meqe rezultati dihej, ose duke na e perkujtuar qe tashme e kemi mbajtur nje referendum nga 26 e deri me 30 shtator 1991.
Referendumi nuk organizohet ne menyre qe rezultati i tij te kete karakter informativ por legjitimues. Referendumi duhej organizuar aq me teper qe e dinim rezultatin. Nderkaq, sa per referendumin e vitit 1991, u mor vesh se sa seriozisht e kishin konsideruar ate kreret e institucioneve dhe partive atehere kur nuk e permenden fare ate ne Deklaraten e Pavaresise me 17 shkurt 2008.
Mungesa e referendumit nuk ishte pasoje pse ai u vleresua si i panevojshem e as leshim nga harresa e dikujt. Problemi me organizimin e referendumit ishte qe mandej populli mund te kerkoje referendume edhe per gjera te tjera: per kushtetuten ahtisaariane, privatizimin neoliberal, decentralizimin etnik, bashkimin me Shqiperine, etj. E, kur populli nis e mesohet me lirine politike, me vendimmarrjen direkte, atehere behet rrezik per politikanet vendore e burokratet nderkombetare, apo jo?