Te gjitha argumentet e Kosoves
E Shtune, 05 Dhjetor 2009
Ministri i Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves, Skender Hyseni, ne paraqitjen e tij para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, fillimisht ka folur per poziten ne te cilen gjendet Kosova sot, per te ofruar, sic ka thene, substance te rendesishme per kete proces. Ne kete kuader, Hyseni ka permendur Kushtetuten e Kosoves, duke e cilesuar ate si nje "Kushtetute moderne, e cila reflekton standardet me te larta nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pakicave". Hyseni ka permendur edhe "ligjet e miratuara qe mbulojne fusha te rendesishme te parashikuara ne Planin Ahtisaari, sikurse eshte decentralizimi i qeverisjes lokale, mbrojtja e te drejtave te pakicave, dhe mbrojtja e trashegimise kulturore dhe fetare". "Perkunder thirrjeve te vazhdueshme te Serbise, dhe ne te vertete perkunder presionit serb, serbet e Kosoves gjithnje e me teper po marrin pjese ne ndertimin e institucioneve ne Kosove. Pajtimi ndermjet te gjitha komuniteteve tona ka qene prioriteti kryesor i institucioneve te Republikes se Kosoves", ka thene Hyseni. Ai ka folur edhe per zgjedhjet vendore te 15 nentorit, duke cituar vleresimet e misioneve vezhguese, te cilat kete proces e kane cilesuar si te lire, te drejte dhe demokratik. "Bashkesia nderkombetare ka luajtur nje rol vital ne ruajtjen e paqes dhe te sigurise, dhe ne ofrimin e shpreses dhe perspektives per popullin e Kosoves", ka thene ministri i jashtem kosovar, duke nenvizuar ketu edhe anetaresimin e Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore.
"Ne sot jemi ne paqe, por sikur e dini, ka qene nje kohe kur gjendja ne Kosove ishte ndryshe. Kjo eshte dokumentuar mire, perfshire ne vendimin e shkurtit te ketij viti te Tribunalit per ish-Jugosllavine ne rastin Milutinovic. Ne nuk mund dhe nuk duhet te harrojme krimet kunder njerezimit dhe terrorin qe eshte ushtruar mbi popullin e Kosoves; gjera te ketilla nuk duhet te perseriten asnjehere", ka thene ministri Hyseni, duke shprehur edhe perkushtimin dhe vendosmerine per te shikuar drejt se ardhmes. "Ne po ashtu shikojme kah dita kur do te mund te zeme vendin tone si Anetar i Kombeve te Bashkuara. Angazhimet e shprehura ne Deklaraten tone te Pavaresise dhe ne Kushtetuten tone, demonstrojne vullnetin tone per te marre pergjegjesite e ketij anetaresimi", ka vene ne pah Hyseni. Duke folur nderkaq per kerkesat e Serbise per negociata te metejshme per ceshtjen e statusit, ai i ka cilesuar ato si te pamundshme dhe te padobishme. "Eshte e paimagjinueshme qe ne te pranojme thirrjen e Serbise per te kthyer oren mbrapa- per te zhvilluar negociata te metejshme, rreth asaj se a do ta pranoje apo jo Serbia Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Kjo do te ishte teper destabilizuese, dhe madje mund te prodhoje konflikt te ri ne rajon", ka terhequr verejtjen ministri i jashtem, per te nenvizuar se "pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe keshtu do te mbetet, jo vetem per hir te Kosoves, por edhe per hir te paqes dhe sigurise se qendrueshme rajonale, per te cilen pavaresia e Kosoves ka kontribuar aq shume". Ai ia ka rikujtuar Gjykates edhe faktin se me 2005, "ka pasur nje pajtueshmeri te gjere brenda bashkesise nderkombetare se status quo-ja ne Kosove ishte e paqendrueshme". "Edhe pse per te gjetur nje zgjidhje, ishte levizur cdo gur, populli i Kosoves duhej te ecte perpara. Mungesa e qartesise per statusin e stagnonte ekonomine tone, dekurajonte investimet nderkombetare dhe nuk na e lejonte qasjen per huamarrje ne institucionet nderkombetare financiare", tha Hyseni. Pas dy dekadash izolimi, lufte dhe pasigurie politike, ka thene ai, ishim te rraskapitur. "Ata te cilet sot therrasin per riperteritje te negociatave jane qofte te pavetedijshem per situaten dhe perpjekjet e jashtezakonshme per te gjetur konsensus ose, edhe me keq, kerkojne aktivisht qe te destabilizojne rajonin", ka thene ministri kosovar. Duke folur per vete Deklaraten e Pavaresise, te cilen Hyseni e cilesoi si "manifestim dhe realizim te vullnetit politik te popullit te Kosoves", ministri i Jashtem tha se nepermjet saj, "Kosova eshte e perkushtuar ndaj te drejtes nderkombetare" dhe "per parimet e demokracise, sekularizmit, multi-etnicitetit dhe jo-diskriminimit". Ne mbyllje te paraqitjes, ai tha se "pavaresisht veshtiresive te se kaluares, dhe vuajtjeve neper te cilat kaloi populli i Kosoves, ne ende deshirojme marredhenie te mira fqinjesore me Serbine".