"Kosova", permbyllet java e pare
E Shtune, 05 Dhjetor 2009
Nga Haga Melazim Koci*
Ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves gjate dites se djeshme ka dale Bullgaria. Perfaqesuesi i saj, Zllatko Dimitrov, i cili, fillimisht, ka cituar rezolutat e OKB-se nga viti '92, '94 dhe '99, qe flasin per shkelje masovike te te drejtave te njeriut ne Kosove nga ana e autoriteteve serbe. Dimitrov ka pohuar se "Rezoluta 1244 kishte suspenduar te gjitha autorizimet e Beogradit ne Kosove" dhe ka shtuar se "pavaresia e Kosoves ka qene episodi i fundit ne procesin e shperberjes se ish-Jugosllavise". Ai ka theksuar se "Kosova eshte rast i vecante dhe ka dale nga shperberja e ish-Jugosllavise dhe administrimi nderkombetar". Perfaqesuesi bullgar ka shtruar pyetjen "nese ne te drejten nderkombetare ekziston fare dispozita me te cilen ndalohet shpallja e pavaresise", per t'u pergjigjur vete, duke thene se dicka e ketille nuk ekziston dhe se "krijimi i shteteve te reja varet nga fakti nese ai entitet disponon popullaten, territorin dhe qeverisjen efektive".
Dimitrov, duke folur per integritetin territorial, ka thene se "ai ka te beje vetem ne raportet ndershteterore dhe jo ne rastet e vendeve ne dezintegrim e siper". Duke folur, nderkaq, per Rezoluten 1244, ai ka thene se ajo "nuk ka paragjykuar asnje zgjidhje dhe, rrjedhimisht, nuk eshte kerkuar qe Kosova te mbetet me statusin e autonomise, nese nuk do te kishte zgjidhje politike".
"Shpallja e pavaresise se Kosoves nuk shkel normat nderkombetare dhe as Rezoluten 1244 dhe si e tille eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare", ka thene ne fund perfaqesuesi i Bullgarise, Dimitrov.
Burundi ishte vendi i fundit qe foli ne seancen e djeshme. Perfaqesuesi, Zhan Daspermon, ka thene se "kualifikimi i shpalljes se pavaresise se Kosoves si akt jo i ligjshem nuk do te kishte asnje efekt praktik, sepse Kosova do te vazhdonte te ekzistonte si gjendje faktike". "Deklarata e pavaresise eshte akt i brendshem dhe jo nderkombetar, sepse e drejta nderkombetare nuk e ka te rregulluar ceshtjen e secesionit", ka thene perfaqesuesi i Burundit, ne ekspozene e tij te balancuar. Ai ka pohuar se GJND-ja duhet "ta percaktoje se nuk mund te kete te drejte te themelimit te shteteve te reja jashte procesit te dekolonizimit, ndonese kjo e dhene sipas tij nuk ndikon ne ekzistencen ose jo te Kosoves si shtet".
Me Burundin, seanca e djeshme degjimore ka permbyllur kete jave te argumentimit te qendrimeve per dhe kunder ligjshmerise se shtetit te ri. Java qe vjen do te nise me paraqitjen e qendrimeve te Kines, Qipros, Kroacise dhe Danimarkes. REL
DITA 3
Ne diten e trete te shqyrtimeve para gjykates, Austria ka mbrojtur pavaresine e Kosoves, duke e cilesuar kete akt konform se drejtes nderkombetare. Ambasadori austriak, Helmut Tiki, ka thene se "nga fillimi i viteve '90, deklarata te pavaresise kane bere edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia dhe kjo nuk ka paraqitur shkelje te se drejtes nderkombetare".
Azerbajxhani dhe Bjellorusia u rreshtuan kunder deklarates se pavaresise se Kosoves, duke vleresuar se secesioni gjithnje ka qene shkelje e se drejtes nderkombetare, nese nuk eshte realizuar me marreveshje",
DITA 2
Ne diten e dyte ne seance u paraqiten Shqiperia, Gjermania dhe Arabia Saudite ne favor te Kosoves, duke mbrojtur pavaresine e Kosoves dhe vullnetin politik te popullit te saj. Argjentina, nderkaq, e ka kundershtuar deklaraten e pavaresise se Kosoves, duke e cilesuar ate si shkelje te teresise territoriale te Serbise. Shqiperia dhe Gjermania, madje, nepermjet perfaqesuesve te tyre, kane kontestuar "te drejten e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per te vendosur mbi shpalljen e pavaresise se Kosoves". Te dyja keto vende, se bashku edhe me perfaqesuesin e Arabise Saudite, e kane cilesuar pavaresimin e Kosoves si nje faktor stabiliteti ne rajon.
DITA 1
Ne diten e pare te ketij procesi, Kosova dhe Serbia kane dhene argumentet e tyre mbi ligjshmerine apo jo te deklarates se pavaresise. "Eshte e paimagjinueshme qe ne te pranojme thirrjen e Serbise per te kthyer oren mbrapa - per te zhvilluar negociata te metejshme rreth asaj se a do ta pranoje apo jo Serbia Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Kjo do te ishte teper destabilizuese dhe madje mund te prodhoje konflikt te ri ne rajon", ka terhequr verejtjen shefi i diplomacise kosovare, Skender Hyseni, ne fjalen e tij. Ai ka nenvizuar se "pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe keshtu do te mbetet, jo vetem per hir te Kosoves, por edhe per hir te paqes dhe sigurise se qendrueshme rajonale, per te cilen pavaresia e Kosoves ka kontribuar aq shume".
Nderkaq, Dushan Batakovic, udheheqesi i delegacionit serb, ka thene se "deklarata e pavaresise paraqet shkelje flagrante te sovranitetit dhe te integritetit territorial". Ai, megjithate, ka shtuar se "Serbia do te kerkoje zgjidhje fleksibile dhe praktike per Kosoven".