PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Familja, si ADN-ja e kombit tone


E Shtune, 05 Dhjetor 2009

Jozefina Topalli

Kryetare e Kuvendit

Dhune ne shekuj, ne historine njerezore ka patur teper, shume teper. Por tani flasim per dhunen jo ne lufte, dhune jo me armikun, dhune jo thjesht me ate qe nuk do. Te gjitha keto te papranueshme. Ndaj do flasim per dhunen ne familje. Ne familje, ne ate qe eshte atdheu i zemres. Ne qe jemi prind, dime se nuk eshte as mishi, as gjaku, por zemra qe na ben nene. Secili prej nesh kur i kthen syte jetes se vet, gezimet me te medha i gjen te familja, te njerezit me te dashur. Padyshim, jo cdo gje perhere eshte perfekte. Edhe familjet kalojne veshtiresi, kalojne prova, premtime, kalojne permes ngritjeve dhe uljeve. Por ajo qe eshte lidhja, qe bashkon familjen e vertete, nuk eshte vetem ajo e gjakut, por eshte ajo e respektit dhe e gezimit. Ndoshta sherbimi me i madh shoqeror, qe mund t'i behet nga secili vendit te tij e njerezimit, eshte krijimi i familjes. Vecanerisht ne shqiptaret kete institucion e kemi te shenjte. Familja eshte ADN-ja e kombit tone. Ndaj dhe dhuna ne familje eshte ajo qe nuk falet. Dhuna ndaj gruas, ndaj nenes, ndaj se dashures eshte e rende, e shemtuar, shume e shemtuar. Ne asnje ligj, as te vjeter, as te ri, ne asnje liber te asnje besimi nuk pranohet te ngresh doren kunder gruas. Dhe kjo per nje arsye te thjeshte, por te madhe, se besimi i vertete universal vjen nga gruaja, kryesisht nga nenat, te cilat mbajne celesat e shpirtrave ne zemrat e tyre.

Ndaj dhe kush con doren ndaj nenes, apo nenes se femijes, nuk eshte burre, e nuk falet. Ai eshte modeli i njeriut frikacak, i njeriut te pasigurte. Vetem ai qe eshte ne frike e pasiguri, kompenson me dhune ate qe i mungon ne force e vertetesi. Per keto te verteta, lufta kunder dhunes ne familje eshte detyre dhe eshte njerezore. Nuk eshte e thjeshte, perkundrazi. Ndaj kerkon edhe guxim. Deri vone per kete krim ka patur heshtje, vetem heshtje. Ka ende ndrojtje, shpesh here ka frike, ndokujt i intereson te krijoje edhe keqkuptim. Sepse dhuna ne familje nuk ndodh vetem tek ato qe nuk dine, apo tek ato qe nuk kane.

Jo, jo. Ajo ushtrohet edhe nga ata qe jane me lart, shume me lart ne shoqeri.

Te pareve prej muajsh, e vitesh i kerkojme te thyejne murin e heshtjes. I themi se ligji do te veproje mbi ate qe rreh e poshteron, mbi ate qe neperkemb dhe kryen veprime te turpshme. Por, kur faktet flasin per te dytet, atehere nuk eshte me ceshtje. Eshte alarmuese. Lufta behet me urgjente. Detyrimi behet me i madh. Sepse kjo mendje e shpirt i dhunes i rrethuar me pushtet ekonomik e politik kthehet ne rrezik.

Rrezik jo vetem per gruan e tij, nenen e tij, per nenen e femijes se tij, te dashuren, familjen e tij, por per te gjithe ato qe ai kerkon te sundoje.

• Ai qe destabilizon familjen e tij, po te kete hapesire, padyshim destabilizon shoqerine e tij.

• Ai qe ngrihet kunder familjes se tij, ngrihet edhe kunder qytetareve te tij.

• Ai qe dhunon shtepine e tij, dhunon edhe vendin e tij.

Eshte kjo arsyeja qe Sekretari i Pergjithshem i OKB, Ban Ki Moon leshon nje mesazh te forte e shume te rendesishem: "Ne duhet te bashkohemi! Dhuna kunder grave nuk mund te tolerohet ne asnje forme, ne asnje kontekst, per asnje rrethane, nga asnje politikan, apo me keq nga ndonje Kryetar".

Dhuna kunder grave e vajzave, nenave e motrave, eshte dhunim i te drejtave te njeriut. Dhuna ne familje eshte forma me ekstreme e diskriminimit. Si ne sferen publike ashtu edhe ne ate private, kjo dhune vret te drejtat, kercenon lirine, shendetin fizik e mendor, shpesh jeten e grave.

Kjo dhune ne rastet e njerezve jopublike trishton, demton e pengon familjen. Kjo dhune ne rastet e njerezve publike, kercenon te drejtat e shoqerise, lirine saj, zhvillimin e saj. Ai kthehet ne rrezik. Ndaj edhe Parlamenti duhet te marre lidershipin ne kete beteje. Te gjithe bashke duhet t'i pergjigjemi fort dhunes ndaj grave. Duhet ta penalizojme dhunen ndaj nenes, njelloj e per cilindo. Parlamentet e botes se qyteteruar kane bere peticione.

Une pershendes iniciativen e deputetes qe dje mori kete iniciative. Kuvendi i Shqiperise duhet te beje rezolute kunder dhunes ne familje. Kuvendi duhet te beje rezolute kunder dhunes ndaj grave. Kuvendi duhet te kontrolloje zbatimin e ligjit qe vete ka miratuar per cilindo. Per kete do te kete edhe nje nenkomision te vecante. Askush nuk mund te hezitoje per te perdorur te gjitha instrumentet ligjore per keto sjellje shokuese, per kete krim qe nuk eshte shpifje, por fakt, nuk eshte ceshtje private, por eshte publike".

* Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen kombetare me teme "Ne mund te ndalojme dhunen ne familje", organizuar nga ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika