Edi Rama vs. Sali Berisha
E Shtune, 05 Dhjetor 2009
Ismail Sinani
Tranzicioni i filluar ne vitet '90-te te shekullit te kaluar, perparimi teknologjik, perhapja me shpejtesi marramendese e mediave shqiptare dhe pozicionimi i tyre rajonal, solli edhe ndryshimet me te medha te shekullit. Sot i riu shqiptar, pavaresisht nese jeton ne Gostivar, Prizren, Elbasan apo Presheve, ka te njejtat ambicie - integrimin evropian dhe integrimin ndershqiptar. Sot femijet shqiptare, ku do qofshin ata, shikojne te njejtat filma vizatimore, enderrojne dhe perdorin shprehjet e njejta. Sot, pershendetja Tung, perdoret me te njejtin ritem si ne Prishtine ashtu edhe ne Tirane e Shkup. Sot, i riu qe jeton ne Gjirokaster, shikon te njejten pakete programesh me ate qe jeton ne Peje dhe Tetove. Sot, mediat shqiptare trajtojne problemet dhe zhvillimet politike me te njejtin interesim per gjitha trojet shqiptare, pa bere ndonje dallim. Fatmiresisht, kete qe e bejne mediat e kane kuptuar edhe politikanet, me nje perjashtim te vogel, pervec klikes se Edi Rames ne Shqiperi.
Mund ta kuptoj Erion Bracen dhe tipat sikurse ai, por nuk mund ta marr asnjehere me mend se si nje njeri qe pretendon te drejtoje shtetin shqiptar, te kete nje sjelle kaq destruktive! I kuptoj te gjithe ata luzere qe duan te merren me politike te jene kaq indiferente ndaj zhvillimeve rajonale dhe epokale per shqiptaret, por kurre nuk mund ta kuptoj se si nje njeri me pretendimet qe nje dite te behet burreshtetas, te sillet me kaq kokefortesi!
Jo se mazhoranca ne Shqiperi nuk ka kurrfare faji, me siguri edhe ajo bart ndonje mekat ne shpirtin e saj, por ama sjellja e socialisteve, me se paku ka lidhje me krijimin e politikes se avancuar. Sjellja e socialisteve, eshte sjellje huligane me motive te krijimit te anarkise ne nje vend me orientime te qarta euro-integruese, ne nje vend qe ende po shijon gezimin e te qenit pjese e aleances me te fuqishme ushtarake ne bote, NATO-s.
Eshte per t'u habitur se si Edi Rama, nuk e sheh realitetin qe po ndodh ne dekaden e fundit. Per kete zoteri, nuk ka lidhje qe pas disa shekujsh me ne fund Shqiperia dhe Kosova u bene tok. Per te Tuneli i Kalimashit, nuk eshte aspak me i rendesishem, se sa nje udhekryq mehalle ne Tirane. Kur hap gojen dhe vjell vrer, ai aspak nuk ndalet te mendoje se sot vendi i tij, eshte me i fuqishem se kurre ne historine e ekzistences. Kuptohet nese nuk ka mbetur ne filmat e xhaxhit Enver, qe kishte bindur shqiptaret se po qe se e kerkon nevoja, mund te luftojne edhe kunder amerikaneve. Sot nena Shqiperi, ka ritmin e zhvillimit me te madh ne rajon dhe me kete trend, per pak vite mund te behet lider rajonal. Sot zeri i kryeministrit dhe i diplomacise shqiptare, degjohet gjithkund ne mbrojtjen tone, qe jemi rritur me ndjenjen e jetimit. Kryeministri Berisha, sot mbron Kosoven ne te gjitha qendrat e vendosjes. Ndonese ne qe jemi ne kufijte e Maqedonise here-here e kemi pare veten te anashkaluar, megjithate, ne raste te caktuara, ky zoteri bashke me ekipin e tij, ka ditur t'i dale zot edhe kesaj pjese te popullates shqiptare.
Ku eshte Edi Rama ne kete rast? Kreu socialist, gjate gjithe karrieres se tij politike, kur ze ne goje token e shqiponjave, flet sikur ajo te jete nje perandori e rrethuar me Mur Kinez. Ai ne imagjinaten e tij duket se ka krijuar ne Shqiperi qe eshte e vetemjaftueshme. Flet sikur nuk ekziston asgje pertej kufijve teknike te Shqiperise. Per te fillimi i procesit gjyqesor ne Gjykaten Nderkombetare te Hages per pavaresine e Kosoves, nuk perben lajm. Te krijon pershtypjen se vellezerit e shtetit me te ri ne bote, asnjehere nuk i sheh si aleate te proceseve integruese. Madje per Evropen e bashkuar, as qe eshte degjuar ndonjehere te thote dy-tre fjale. Kritikon mos-heqjen e vizave per zonen e Shengenit per shqiptaret kurse paralelisht vendos edhe me shume sterkembeza ne rrugen drejt Brukselit. Per te, ceshtja e emrit te pazgjidhur te Maqedonise dhe fati i shqiptareve qe jetojne ne kete shtet, nuk ka ndonje domethenie te vecante. Per te, idete se shqiptaret duhen lidhur permes Rruges se Arbrit dhe se duhet krijuar nje trekendesh bashkepunimi Shqiperi-Kosove-Maqedoni, nuk kane ndonje domethenie te vecante. Kultivimi i vlerave te perbashketa mes Shkupit, Tiranes dhe Prishtines, per Ramen, nuk jane pjese e axhendes se tij politike. Shkembimi i studenteve shqiptare nga universitetet qe i kemi me bollek, per te unifikuar edhe me shume indin shqiptar, nuk eshte ne fushen e tij te interesit. Per te, endrra e vetme eshte godina e kryeministrise dhe marrja e pushtetit. Per te, enderr e vertete eshte shijimi i titullit te kryeministrit dhe dergimi i Berishes pas hekurave. Me sjelljet qe shfaq ne opinion, duket se Shqiperine deshiron ta ktheje ne vitin 1997 dhe ndoshta nje dite edhe do t'ia arrije qellimit, por ama kurre nuk do te behet kryeminister i gjithe shqiptareve. Te pakten jo i imi!