PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Nje tekst qe te ve ne mendime


E Shtune, 05 Dhjetor 2009

Prof. dr. Pajtim Bejtja

Kete vit shkollor, per lendet shkencore te klases X po perdoren tekste te perkthyera. Per keto lende eshte hequr dore nga tekstet alternative dhe nga autoret shqiptare, me besimin se ne kete menyre shkolles do t'i jepen tekste me cilesore. Nje praktike e ngjashme ka qene ndjekur para 40 vjeteve, kur shkolla jone punonte me tekste sovjetike, te perkthyera e pjeserisht te pershtatura nga rusishtja. Ne ate kohe u arrit ne perfundimin se tekstet e vendeve te tjera ishte veshtire t'u pergjigjeshin programeve tona dhe aq me pak kontekstit shqiptar. Ato nuk u pergjigjeshin ne shume aspekte atyre, prandaj u kalua ne tekste te hartuara nga autore shqiptare, qe i pershtateshin realitetit tone.

Nje mospershtatje e tille, ne shkalle te ndryshme, verehet edhe ne tekstet e perkthyera te klases X, sic eshte edhe teksti "Shkenca e Tokes". Ne kete tekst, sic eshte e natyrshme, shumica e shembujve si, p.sh., per klimen, hartat, dukurite e ndryshme gjeologjike etj., jepen nga Italia (pervec shembujve klasike nga vende te ndryshme). Duke qene se "Shkenca per Token" eshte nje lende komplekse, qe perfshin njohuri nga astronomia, meteorologjia, gjeografia fizike, hartografia e nga shkencat e ndryshme gjeologjike, mesuesi e ka te veshtire te beje plotesimet e nevojshme me te dhena nga Shqiperia. Gjithashtu, ne tekstin e perkthyer, shkembinjte magmatike klasifikohen ne acide, asnjanes dhe bazike, kurse ne gjeologjine shqiptare ata klasifikohen ne acide, mesatare, bazike dhe ultrabazike. Keta te fundit jane shkembinjte magmatike me te perhapur ne Shqiperi dhe me ta lidhen vendburimet e mineraleve te kromit, per te cilat vendi yne radhitet nder te paret ne bote. Permendim se edhe ndarja e kohes gjeologjike ne tekst, eshte e ndryshme nga ajo qe perdoret ne gjeologjine shqiptare.

Teksti "Shkenca e Tokes" ka nje sere te metash, gabimesh e pasaktesish per sa i perket perkthimit. Ajo qe te bie menjehere ne sy, eshte se shume terma astronomike, por jo vetem, nuk jane perkthyer fare ose jane perkthyer me te rralle. Po permendim disa shembuj, duke vene ne kllape perkthimin shqip: konstelacion (yjesi), galaksi (galaktike), nebuloze (mjegullnaje), salgemma (kripe guri). Me e keqja eshte se mjaft terma jane perkthyer gabim. Keshtu, duke ngaterruar termin italisht "karbone" (qymyr) me ate "carbonio" (karbon), atje ku duhet perkthyer qymyr eshte perkthyer karbon dhe thuhet, p.sh., "karboni, nafta dhe gazet natyrore", ne vend te "qymyri, nafta dhe gazet natyrore". Kur flitet per perberjen e shkembinjve magmatike, "silice" (ne italisht), si perberesi kimik kryesor i tyre, ne vend qe te perkthehet "silica" (SiO2), eshte perkthyer gabimisht "strall", i cili eshte shkemb sedimentar. Disa emra mineralesh dhe shkembinjsh, gjithashtu, jane perkthyer gabim. P. sh., gjipsi eshte quajtur allci, gneisi diku eshte quajtur eruptiv, obsidiani eshte quajtur oksidian, tufi (vullkanik) eshte quajtur shtuf, gelqerori eshte quajtur gelqere, kalciti eshte quajtur gelqeror etj. Ne nje figure, dicitura eshte perkthyer "kristale gelqerore ne forme rombi", ne vend te "kristale romboedrike kalciti", duke ngaterruar jo vetem emrin e mineralit, po edhe rombin si figure plane, me romboedrin si trup kristalor, i kufizuar nga gjashte faqe rombike. Gabim jane perkthyer edhe disa terma te tjere, si "fosile treguese", ne vend te "fosile udheheqese", "shtrese" ne vend te "vendburim" (giacimento, ne italisht) etj. Kur trajtohen intervalet kohore te historise se kores se Tokes, "era" eshte perkthyer gabimisht "epoke", kurse duhej te lihej ashtu sic ishte, pasi epoka eshte nje interval kohor me i vogel, sipas kesaj radhe: era, periudha, epoka dhe shekulli gjeologjik. Disa terma te shkencave te ndryshme gjeologjike jane perkthyer fjale per fjale (disa here edhe jo plotesisht) dhe jo ne perputhje me terminologjine e fushes, tashme te vendosur dhe qe gjendet ne fjaloret gjeologjike disa gjuhesh ose shpjegues, si dhe ne tekstet universitare dhe shkollore. P.sh., "faglia diretta" eshte perkthyer "shkarje e drejtperdrejte", kurse ne gjeologjine tone quhet thjesht "hedhje", "faglia inversa" eshte perkthyer "shkarje inverse", ne vend te "kunderhedhje", "faglia transcorrente" eshte perkthyer "shkarje kalimtare", ne vend te "shtytje", "rocce serbatoio" eshte perkthyer "shkembinj serbator", ne vend te "shkembinj rezervuare" etj.

Keta shembuj perfaqesojne vetem disa nga gabimet dhe pasaktesite shkencore e terminologjike qe kemi mundur te konstatojme nga nje shqyrtim i shpejte i tekstit te perkthyer "Shkenca e Tokes". Nuk jemi ndalur ne gabimet dhe pasaktesite drejtshkrimore te tekstit, qe edhe ato bien mjaft ne sy.

Kur e gjykon tekstin ne teresi, ndjen se per pergatitjen e tij eshte bere nje pune e nxituar, per te mos thene me shume, si nga perkthyesit, ashtu edhe nga redaktoret. Per kete paralajmerohesh qe nga permbajtja e tekstit, e vendosur ne fillim te tij. Ne te, pervec gabimeve te llojeve te mesiperme, gjen edhe gabime ne renditjen e materialit, prej te cilave po permendim vetem rastin me te dukshem. Keshtu, njesia "Moti" jepet te pjesa B, ku e ka vendin dhe, perseri, gabimisht, te pjesa C, ku duhet dhene njesia "Shkembinjte e litosferes".

Sic mund te verehet nga analiza e mesiperme, jo e plote, e tekstit "Shkenca e Tokes", edhe perkthimi i shumeshpresuar nuk e zgjidh problemin e cilesise se teksteve qe i duhen dhene shkolles. Keto, pervec gabimeve e pasaktesive te perkthimit, sidomos kur ky nuk behet nga specialiste te fushes apo te lendes, kane, sic e treguam me lart, edhe mangesi lidhur me pasqyrimin kerkesave te programeve tona dhe te kontekstit shqiptar. Tekstet e huaja i pergjigjen nje kurikule te caktuar, te ndryshme nga kurikula jone dhe marrin parasysh kontekstin ne te cilin do te perdoren. Nga ana tjeter, nese s'kemi besim tek autoret shqiptare, pse duhet te kemi besim te perkthyesit shqiptare, aq me teper kur nuk jane dhe specialiste te lendes? Mendimi mbizoterues eshte qe tekstet per shkollen tone eshte e udhes te shkruhen nga autore shqiptare. Ata, per te hartuar nje tekst, sigurisht qe konsultohen me tekste e materiale te tjera te huaja, por jo vetem kaq. Ata, gjithashtu, fusin kontributin e tyre krijues, pasi hartimi i nje teksti nuk eshte thjesht ceshtje perkthimi. Natyrisht, autoret e huaj nuk jane te perjashtuar. Por, ata nuk duhet te jene te parapelqyer e te privilegjuar ne vleresim e perzgjedhje, por, njelloj si te tjeret, te konkurrojne sipas procedurave, kritereve e standardeve te njejta.

Po, kush mund te jete autor tekstesh?

Individe te ndryshem japin pergjigje te ndryshme. Disa prej tyre mendojne se tekstet e arsimit parauniversitar duhet te shkruhen kryesisht nga pedagoge e punonjes shkencore, te cilet, sipas tyre, garantojne saktesine shkencore te teksteve. Mirepo, jo rralle here, tekstet e hartuara prej tyre, sidomos kur nuk kane pervoje si mesimdhenes ne arsimin parauniversitar, rezultojne te veshtira jo vetem per nxenesit, por edhe per mesuesit.

Disa mesues e specialiste te arsimit mendojne se me hartimin e teksteve duhet te merren vetem autoret me pervoje. Natyrisht, autoret e afirmuar jane te parapelqyer dhe nuk i ndalon kush qe te vazhdojne te japin kontributin e tyre ne hartimin e teksteve. Po hartimi i teksteve nuk mund te behet vetem prej tyre. Ne nje shoqeri ku funksionon ekonomia e tregut, hartimi i teksteve nuk mund te jete monopol. Cdo njeri, specialist, pedagog apo mesues, eshte i lire te provoje te hartoje nje tekst dhe te konkurroje, i vetem apo ne grup. Edhe autoret me pervoje, dikur, kur kane shkruar tekstin e pare, nuk kane qene te tille. Nga ana tjeter, nuk mund te pengohet iniciativa e shtepive botuese per t'u perfshire ne pergatitjen e teksteve shkollore dhe per te konkurruar ne treg sipas parimit te barazise perkundrejt cilesise se produktit. Nje tekst qe i pergjigjet programit dhe ploteson nje standard te paracaktuar kriteresh dhe kushtesh te vendosura per cilesine shkencore, gjuhesore, metodike etj., s'ka pse te mos lejohet te perdoret nga shkollat. Pra, duhet gjykuar nga cilesia e "produktit" dhe jo nga autori ose shtepia botuese.

Sipas mendimit tim, menyra me e mire per permiresimin e cilesise se teksteve ne kushtet e sotme, nuk eshte kufizimi apo monopolizimi i tregut te teksteve, por lenia e lire e tij, ne perputhje me platformen e reformes se altertekstit dhe zbatimi pa deformime i kesaj. Nderkaq, gjithnje ka vend qe te persosen mekanizmat e filtrimit (komisionet e vleresimit te teksteve dhe bordi a komisioni i miratimit te teksteve) si dhe ato te perzgjedhjes se teksteve neper shkolla nga mesuesit. Por, mendoj se zevendesimi i bordit te miratimit te teksteve, i perbere nga specialiste te jashtem te pavarur nga ndikimi i hierarkise administrative me nje komision te perbere nga punonjes te MASh-it shkon kah kontrolli administrativ i procesit dhe jo kah forcimi i cilesise se vleresimit te teksteve. Ndoshta, ne Ministri mund te kete nje njesi apo persona te caktuar qe te merren me problemet administrative, kurse ndjekja dhe realizimi i procesit te vleresimit e te miratimit te teksteve t'i mbetet, si me pare, nje bordi apo komisioni te perbere nga specialiste te jashtem te pavaruar administrativisht nga aparati i Ministrise. Komisionet e vleresimit te teksteve dhe bordi apo komisioni i miratimit te teksteve duhen konsideruar si organe te perkohshme, derisa reforma e altertekstit te konsolidohet dhe te pervetesohen e te nguliten shprehite e tregut te teksteve. Me pas, rolin e filtrit do ta luaje vete mekanizmi i konkurrences. Nje shtepie botuese qe nuk i shitet nje tekst, ose i duhet ta heqe nga qarkullimi, ose i duhet ta permiresoje ate, ne qofte se do qe ai te vazhdoje te rrije ne treg. E ardhmja dhe rruga per tek ajo eshte shendoshja e tregut dhe besimi ndaj tij e jo rikthimi tek organet e kontrollit burokratik, ne varesi te shtetit, me besimin se kjo eshte zgjidhja.

Nuk me duket i drejte edhe kufizimi i numrit te teksteve alternative per lende klase, pasi kjo pengon qe te arrihet ne konkurrimin me linja tekstesh dhe jo me tekste te vecanta. Gjithashtu, nxenesve e mesuesve mund t'iu qelloje qe, per nje lende te caktuar, te punojne me tekste te autoreve te ndryshem ne klase te ndryshme. Nga ana tjeter, kufizimi i alternativave pengon prurjet e reja, duke monopolizuar konkurrencen brenda rrethit te teksteve, qe kane zene te parat vendet ne liste, qe ne fillim te procesit. Kjo demton konkurrencen dhe rritjen e cilesise se teksteve. Zvogelimi i numrit te alternativave do te vije ne menyre te natyrshme, permes konkurrences se vlerave ne treg.

Pergatitja e mesuesve qe te mund te bejne nje vleresim cilesor te teksteve, eshte shume e rendesishme, prandaj eshte e nevojshme qe ata te trajnohen ne kete drejtim. Gjithashtu, fakultetet e mesuesise duhet te japin kontribut ne kete drejtim, duke e perfshire ne kurikulen e tyre vleresimin e teksteve ne aspekte te ndryshme.

Ne perfundim, theksoj se reforma e altertekstit, duke qene mjaft komplekse, kerkon qe evolucioni i saj te behet me kujdes, duke ruajtur parimet baze ne te cilat ajo eshte mbeshtetur: iniciativen e lire dhe konkurrencen ne treg. Asaj i nevojitet kohe qe te jape frytet e parashikuara.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika