PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 60 ) Shiko komentet

Punonjesit e bashkise, proteste 2 ditore per autonomine

Sonila Isaku
E Enjte, 03 Dhjetor 2009

Punonjesit e bashkise me te madhe ne vend, kane protestuar gjate dites se djeshme ne sheshin para institucionit ku ata punojne, duke i kerkuar qeverise me shume kompetenca si dhe te mos kete nderhyrje, mbi pushtetin vendor. Keto kerkesa do te jene edhe gjate dites se sotme, ne protesten e radhes qe do te zhvillohet para bashkise se Tiranes, por aktivitete te tilla do te kete ne te gjitha komunat e baskise, te cilat drejtohen nga socialistet.

Protesta

Kryetari i bashkise se Tiranes, akuzoi qeverine se po shkel te drejtat dhe autonomine e pushtetit vendor. Ne protesten para bashkise, Rama akuzoi kryeministrin se po shkel kushtetuten dhe kjo situate duhet te marre fund. "Qeveria e Sali Berishes e ka shkelur ne kater vjet plot 7 here Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe Karten Evropiane te Autonomise Vendore, duke gjeneruar konflikt permanent kompetencash, duke nxjerre ligje dhe vendime te papajtueshme me Kushtetuten. Duke kufizuar instrumentet tane financiare, fiskale e rregullatore, ne ushtrimin e detyres sone dhe duke cenuar cdo vit e me rende, ne menyre teresisht te paligjshme, punen e bashkive e te komunave ne sherbim te komunitetit", ka thene gjate fjales se tij, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ky i fundit pohoi se qeveria ka ulur ndjeshem investimet per bashkine e Tiranes dhe te gjitha grandet qe pretendon ajo se i ka dhene kesaj bashkie, sipas Rames jane vetem genjeshtra, ndersa kerkoi qe buxheti per njesite vendore, te ndahet ne baze te kritereve bashkekohore.

Taksat

Debati i krijuar ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak mbi taksat e bizneseve eshte rikthyer edhe nje here. Kryebashkiaku shtoi se kerkon nga qeveria te aplikoje taksa te ndara, ashtu sikurse ndodh ne te gjitha vendet evropiane. "Kemi kerkuar te aplikojme taksat e ndara ashtu sikurse e parashikon ligji. Nuk eshte faji im qe keta njerez qe qeverisin nuk e dine ligji, sepse jemi i vetmi vend ne Evrope qe nuk i kemi taksat te ndara", theksoi kryebashkiaku. Ndersa tha se politikat e qeverise po cojne bizneset drejt falimentimit, Rama beri te ditur se protesta para bashkise do te vazhdoje edhe pasditen e sotme, kunder politikave qe po ndjek qeveria, sipas tij ne dem te pushtetit vendor, bizneseve dhe qytetareve te Tiranes.


Komento artikullin | Shiko komentet (60 komente)
Te Tjera nga rubrika