PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 4 ) Shiko komentet

Pronat, kthimi fizik me 2011

Rozeta Rapushi
E Enjte, 03 Dhjetor 2009

Kthimi fizik i pronave te pronareve, do te mund te nise vetem ne vitin 2011, kur te perfundoje procesi i njohjes dhe kompensimit financiar te tyre. Kryetari i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Elvis Cefa tha dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, se deri ne vitin 2011 nuk do te mund t'u kthehet pronareve te ligjshem te tokave, asnje siperfaqe toke, fizikisht. "Kompensimi financiar i ish pronareve, parashikohet te perfundoje ne 2011. Kjo pasi jane rreth 8 mije kerkesa ne proces shqyrtimi ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Fillimi i procesit te kompensimit fizik nuk eshte i mundur. Arsyeja eshte se ne AKKP, ka 8 mije kerkesa te reja, qe jane pretendime, te cilat pritet te marrin nje pergjigje perfundimtare nese jane te vlefshme apo jo", tha Cefa gjate votimit ne komision te disa ndryshimeve ne ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave". Ndryshime qe shkrijne te gjitha zyrat rajonale te AKKP-se ne 12 qarqet e vendit. "Procesi i kthimin fizik nuk mund te nise pa mbaruar me pare ai i njohjes dhe kompensimit te pronave. Ne vitin 2011, atehere mund te nise teknikisht per fillimin e procesit te kompensimit fizik", sqaroi Cefa. Me miratimin e ndryshimeve ne ligjin e pronave, AKKP ne Tirane do te kete pergjegjesine qe te perfundoje brenda afatit ligjor, shqyrtimin e te gjitha kerkesave te bera per procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave, te depozituara ne zyrat rajonale ne qarqet e ndryshme te vendit dhe mbi te cilat nuk eshte marre nje vendim. Per te mos zgjatur me procesin e dhenies se vendimeve mbi ankesat per pronat, AKKP do te detyrohet tashme me ligj, qe te marre vendim brenda 3 muajve. "Ndryshimet qe i behen ligjit nuk lidhen me pronaret, por me organizimin e struktures se funksionimit te agjencise se kthimit te pronave, qe te pershpejtohet sa me shume procesi", tha para komisionit, perfaqesuesja e Ministrise se Drejtesise. Sipas ndryshimeve ne ligjin e pronave, pas kontrollit, vleresimit dhe shqyrtimit te kerkesave, Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se, shprehet me vendim brenda 3 muajve nga nisja e procedimit te trajtimit te kerkeses per, rrezimin e kerkeses, apo njohjen sipas rastit te pronesise, kthimin apo kompensimin e pasurise. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, veprimtaria e zyrave rajonale te AKKP-se ne qarqe perfundon brenda 15 diteve. Duke qene se afati i perfundimit te ketij procesi, eshte deri me 31 dhjetor te ketij viti, ekzekutivi propozon zgjatjen e tij deri ne 31 dhjetor te vitit 2011.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika