PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Strategjia e Kosoves per mbrojtjen e ceshtjes


E Merkure, 02 Dhjetor 2009

Ministri i puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves, Skender Hyseni, ne paraqitjen e tij para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, fillimisht ka folur per poziten ne te cilen gjendet Kosova sot, per te ofruar, sic ka thene, substance te rendesishme per kete proces. "Kosova eshte e perkushtuar ndaj te drejtes nderkombetare dhe per parimet e demokracise, sekularizmit, multi-etnicitetit dhe jo-diskriminimit", ka thene ministri i jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, ne paraqitjen e tij ne GJND. Ne kete kuader, zoti Hyseni ka permendur Kushtetuten e Kosoves, duke e cilesuar ate si nje "Kushtetute moderne, e cila reflekton standardet me te larta nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pakicave". Ai ka permendur edhe "ligjet e miratuara qe mbulojne fusha te rendesishme te parashikuara ne Planin Ahtisaari, sikurse eshte decentralizimi i qeverisjes lokale, mbrojtja e te drejtave te pakicave, dhe mbrojtja e trashegimise kulturore dhe fetare". "Perkunder thirrjeve te vazhdueshme te Serbise, dhe ne te vertete perkunder presionit serb, serbet e Kosoves gjithnje e me teper po marrin pjese ne ndertimin e institucioneve ne Kosove. Pajtimi ndermjet te gjitha komuniteteve tona ka qene prioriteti kryesor i institucioneve te Republikes se Kosoves", ka thene zoti Hyseni. Kreu i diplomacise kosovare ka folur edhe per zgjedhjet vendore te 15 nentorit, duke permendur ne vleresimet e misioneve vezhguese, te cilat kete proces e kane cilesuar si te lire, te drejte dhe demokratike. Sipas tij, bashkesia nderkombetare ka luajtur nje rol vital ne ruajtjen e paqes dhe te sigurise, dhe ne ofrimin e shpreses dhe perspektives per popullin e Kosoves. Ministri i jashtem kosovar, ka nenvizuar edhe anetaresimin e Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore. "Ne sot jemi ne paqe, por sikur e dini, ka qene nje kohe kur gjendja ne Kosove ishte ndryshe. Kjo eshte dokumentuar mire, perfshire ne vendimin e shkurtit te ketij viti te Tribunalit per ish-Jugosllavine ne rastin Milutinovic. Ne nuk mund dhe nuk duhet te harrojme krimet kunder njerezimit dhe terrorin qe eshte ushtruar mbi popullin e Kosoves; gjera te ketilla nuk duhet te perseriten asnjehere", ka thene ministri Hyseni, duke shprehur edhe perkushtimin dhe vendosmerine per te shikuar drejt se ardhmes. Duke folur nderkaq per kerkesat e Serbise per negociata te metejshme per ceshtjen e statusit, ai i ka cilesuar ato si te pamundshme dhe te padobishme. "Eshte e paimagjinueshme qe ne te pranojme thirrjen e Serbise per te kthyer oren mbrapa- per te zhvilluar negociata te metejshme, rreth asaj se a do ta pranoje apo jo Serbia Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Kjo do te ishte teper destabilizuese, dhe madje mund te prodhoje konflikt te ri ne rajon", ka terhequr verejtjen ministri i jashtem, per te nenvizuar se "pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe keshtu do te mbetet, jo vetem per hir te Kosoves, por edhe per hir te paqes dhe sigurise se qendrueshme rajonale, per te cilen pavaresia e Kosoves ka kontribuar aq shume".






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika