 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Rajoni, si furnizohet me energji elektrike
E Merkure, 02 Dhjetor 2009
Furnizimi me energji primare ne Evropen Juglindore dominohet nga lendet djegese organike. Qymyri kontribuon ne bilancin total rajonal me 31% duke u ndjekur nga nenproduktet e naftes me 29% dhe gazi natyror me 22%. Pjesa qe ngelet mbulohet nga hidroenergjia, biomasa (qe mbulohet ne pjesen me te madhe nga drute e zjarrit ne masen 90%) dhe energji berthamore. Energjia diellore dhe ajo gjeotermike japin nje kontribut shume te vogel ne mbulimin e nevojave energjetike. Shqiperia, Mali i Zi, Bosnje- Hercegovina mbeshteten ne prodhimin e energjise elektrike nga hidrocentralet. Qymyri eshte lenda djegese kryesore qe perdoret per prodhimin e energjise elektrike ne Kosove, Maqedoni, Serbi, Bullgari dhe Rumani. Gjithashtu, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia jane te vetmet vende ne rajon, te cilat shfrytezojne edhe energjine berthamore per prodhimin e nje pjese te konsiderueshme te energjise elektrike. Vendet eksportuese neto jane; Bullgaria, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina. Ne vendet importuese perfshihen Shqiperia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Sic shihet vendi kryesor eksportues eshte Bullgaria dhe me mbylljen e TEC-it Berthamor te Kozlloduit, rajoni do te rrise varesine nga importi dhe do te kete me shume probleme per sa i takon furnizimit me energji elektrike. Te ndodhur perballe kesaj situate, pritet qe cmimi i energjise elektrike e importuar ne periudha afatgjata, te rritet.
Bilanci
Vendet eksportuese neto jane Bullgaria, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina. Ne vendet importuese perfshihen Shqiperia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Financial Times": Shqiperia dyfishon investimet e huaja
- OKB zgjedh Shqiperine, per promovimin e energjise diellore
- Bie norma e fitimit te sistemit bankar
- Kredia me probleme, bankat shtregojne huadhenien
- Krijimi i Gjykates Administrative, 34 organizata biznesi peticion
- Projekti, liberalizohen lejet per kazinote
- AMC, flisni deri ne 30 lek/minuti drejt numrave celulare dhe fiks ne 10 shtete
- 100
- ), pastaj te zgjedhin kategorine "Ofertat e mia" dhe keshtu perfitojne minutat per te folur me miqte, familjaret dhe te dashurit e tyre ne: Greqi, Itali, Kosove, Ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, Turqi, Gjermani, France, Angli, SH.B.A dhe Kanada. K
- Kredite, nis vale sekuestrosh per debitoret
- Tregu i floririt, cmimi rritet me 25 per qind
- Tregu shqiptar, ari pa burse
- HEC-et e vogla, 50 ne pune, tregu 2 milione euro
- Mima: Reforma ne TVSH nuk prek vendoret
- Bankat ne Greqi, kredi per mjedisin
|
|