PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Falja, 450 te denuar ne pritje te lirimit


E Merkure, 02 Dhjetor 2009

TIRANE - Ne prag te festave te fundvitit, te denuarit shpresojne qe te pranohen kerkesat e tyre per falje. Duke u bazuar ne ligjin e faljes, ata nuk kane vonuar te hartojne dhe dergojne kerkesat e tyre tek Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Burime nga kjo drejtori, bejne te ditur se numri i kerkesave sa vjen dhe shtohet nga te denuarit. Nderkohe qe flitet se deri ne keto momente, jane rreth 450 te denuar te cilet kane paraqitur kerkese per falje. Kerkesat fillimisht jane paraqitur ne burgun perkates, e me pas jane percjelle per ne drejtori. Mesohet se aktualisht kerkesat e tyre ndodhen te depozituara ne zyren e verifikimit te dosjeve. Pasi te mbyllet faza e pare, ajo e depozitimit te kerkesave, nga secili i denuar dhe nga drejtorite e burgjeve perkatese, do te nise edhe verifikimi i tyre. Te denuarit qe mund te perfitojne nese do te kete falje nga Presidenti, jane te miturit qe u ka mbetur dhe nje pjese e vogel e denimit, te moshuarit por edhe grate. Pasi te jete bere verifikimi i listave dhe perzgjedhja e emrave, lista perfundimtare dergohet tek Prresidenti, Bamir Topi. Ky i fundit ben verifikimet perkatese dhe me pas vendos, nese do te fale apo jo. Me pas perzgjedhja e Presidentit i dergohet Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve. Eshte ky institucion qe ben verifikimin e personave qe jane perzgjedhur per t'u falur nga Presidenti. Veprat penale, qe pritet te futen ne kete perzgjedhje dhe qe do t'i japin te drejte te denuarve te fitojne jane ato, qe konsiderohen te lehta. Por nga pervoja e viteve te kaluara, eshte pare qe ne listat per falje ka patur edhe emra te denuarish per vrasje, por qe u kishin mbetur edhe pak vite per te vuajtur denimin.

Ndryshimi i ligjit te faljes

Ligji per faljen e te denuarve pritet te ndryshoje. Avokati i Popullit Ermir Dobjani, ne nje rekomandim drejtuar kryeministrit dhe ministrit te Drejtesise, sqaron te gjitha arsyet se pse ky ligj nuk perputhet me me ndryshimet aktuale. I pyetur per kete problem, shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit, Artur Lazebeu, sqaroi se "ky ligj kerkon riperteritje ligjore, sepse kemi te bejme me nje ligj qe i takon qeverise se Mehmet Shehut te vitit 1981". Sipas tij, miratimi i nje ligji te ri bashkekohor, do te ishte nje hap i rendesishem, sidomos per te siguruar transparencen e duhur nga autoritetet perkatese, per te mos i lene vend edhe komenteve abuzive te perdorura vitet e fundit. Prane institucionit te Avokatit te Popullit, vitin e fundit jane shtuar shume kerkesat per falje nga te burgosurit qe vuajne denimin per vepra te ndryshme penale ne burgjet shqiptare. Objekti i ketyre kerkesave eshte qe institucioni i Avokatit te Popullit, te beje propozim per secilin prej tyre prane Presidences, per faljen e pjesshme apo te plote, te pjeses se mbetur nga denimi i tyre. Sipas Avokatit te Popullit, duke shqyrtuar ligjin nr.6299, date 27.03.1981 "Per Faljen", ndryshuar me ligjin Nr. 7682, date 09.03.1993, rezulton se ky eshte nje ligj i vjetruar ne kohe. Me konkretisht, neni 5 i po ketij ligji "Per denimet me vdekje", eshte shfuqizuar automatikisht pasi vendi yne e ka hequr kete denim. "Ky ligj gjithsej me vetem 5 nene, nuk permban shume elemente thelbesore, qe duhet te kete nje ligj i rendesishem per legjislacionin shqiptar", u shpreh Lazebeu. Ne asnje prej neneve te ketij ligji, nuk percaktohen kriteret qe duhet te plotesoje cdo i denuar per te pasur te drejten e faljes, sic mund te jene lloji i vepres penale, mosha, gjinia, gjendja shendetesore, familjare, etj.

Rekomandimet e Avokatit te Popullit

Subjektet qe kane te drejte te bejne propozimin per faljen e te denuarve, te percaktohen konkretisht dhe shprehimisht, duke pasur parasysh ato autoritete te cilat jane me afer halleve te popullit dhe qe njohin me nga afer gjendjen ekonomiko-shoqerore te te denuarve, apo familjeve te tyre. Sipas Avokatit te Popullit, strukturat institucionale aktuale nuk jane me ato te vitit 1981. Konkretisht ne nenin 2 te ligjit nr 6299, date 27.03.1981, percaktohen ne menyre te pergjithesuar organet qe kane te drejte te bejne propozim per falje, qe jane: "Keshilli i Ministrave, ministrite dhe institucionet e tjera qendrore, organet qendrore te organizatave shoqerore, organet e pushtetit lokal, gjykatat, prokurorite, organet e rendit dhe organizatat shoqerore". Sipas Lazebeut, atehere ka pasur keshilla popullore te rrethit, sot ka komuna, bashki. Ndaj ky ligj duhet pershtatur me vete strukturen institucionale dhe organizative shteterore. Avokati i Popullit rekomandon se ata qe duhet te propozojne sot, jane kryetaret e bashkive dhe komunave, ku ka vendbanimin i denuari, deputeti i zones elektorale, Avokati i Popullit, organizatat joqeveritare ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, qe ushtrojne aktivitet human dhe jofitimprures, sherbimi i proves, etj. Pra ky nen ka krijuar konfuzion dhe ka lene vend per interpretim, ne rastet kur jane bere propozime. Nga ana tjeter, ndryshimi i ketij ligji do te rregullonte edhe marredheniet me Presidentin, tha Shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit, Artur Lazebeu. Per sa i takon procedures se shqyrtimit, duhet te jete e percaktuar shprehimisht ne ligj dhe me pas njoftimi zyrtar qe institucioni i Presidences, duhet te jape per miratimin ose jo te faljes. Aktualisht pas pergatitjes se materialit nga ana e zyres perkatese ne institucionin e Presidences, eshte zgjedhje e kreut te Shtetit se kur dhe si e ushtron kete te drejte. "Kjo ndoshta krijon nje vonese ne pergjigjen zyrtare qe ky institucion duhet te jape per miratim ose jo te propozimit",-tha Lazebeu. Ne mendojme, shtoi ai, qe te vendoset nje afat kohor i arsyeshem per dhenien e nje pergjigje, qe mund te jete jo me shume se gjashte muaj nga data e aplikimit. Ky afat mendojme se eshte me se i mjaftueshem edhe per shqyrtimin e kerkesave per informacione shtese qe mund te kerkoje institucioni i Presidences nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, per dinamiken dhe sjelljen e cdo te denuari ne vendin e vuajtjes se denimit, apo nga institucione te tjera, sqaroi Shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit. Nepermjet ketij propozimi, Avokati i Popullit, synon hartimin e nje ligji bashkekohor, qe te plotesoje gjithe standardet e kerkuara.

Ministria e Drejtesise merr projektligjin

Ndryshimi i ligjit per faljet ndodhet ne duart e Ministrise se Drejtesise. Nje drejtori e cila eshte e specializuar per rishikimin e neneve te saj, eshte duke u marre per te perpiluar edhe nje projektligj te ri, per te ndryshuar edhe nenet qe ndodhen ne te. Pas perpilimit te ketij projektligji dhe rishikimit te tij nga Ministri i Drejtesise, ai do te kaloje ne Kuvend ku edhe pritet qe te miratohet.



Te perjashtuarit

Perjashtohen nga lista, te gjithe te denuarit qe kane kryer vepra penale te renda si trafik femrash, armesh, droge dhe vrasje te kategorive te ndryshme. Ajo qe flitet eshte fakti se te denuar te vecante, neper te gjitha burgjet e vendit, do t'i nenshtrohen nje perzgjedhjeje, fillimisht nga Ministria e Drejtesise e me pas nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Burgjet

Perzgjedhja eshte bere ne te gjithe vendin. Ne Vaqar jane marre rreth 20 te denuar, qe kane kryer vepra jo te renda penale. Ne Rrogozhine 15 te denuar dhe ky numer i bashkohet listes perfundimtare. Por ndersa ky eshte nje numer i vogel, burgje te tjera kane nje numer me te madh. Burreli, Fushe- Kruja, burgu 325, Kosova, Tepelena. Perjashtohen nga e drejta per falje te gjithe te paraburgosurit. Megjithate, burime nga burgjet bejne te ditur se lista nuk mund te quhet perfundimtare.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika