Pacientet me AIDS: Ndihemi te diskriminuar
E Merkure, 02 Dhjetor 2009
Sonila Isaku
Ne Diten Nderkombetare te Luftes Kunder HIV-AIDS, personat e infektuar bejne apel per me shume kujdes mjekesor dhe jo stigmatizim. Tashme virusi po qarkullon brenda vendit dhe ky eshte shkaku i shtimit te rasteve te reja. Vetem kete vit ka dy familje me te pakten 3 anetare te prekur, prinderit dhe femija e tyre.
Problemet
Kryetarja e Shoqates se Personave me HIV-AIDS, e cila tashme e vuan vete kete semundje, por edhe dy prej femijeve te saj, kerkon me shume korrektesi nga mjeket dhe bluzat e bardha per trajtimin e ketyre pacienteve. "Perderisa vazhdojme te kemi raste te vdekjeve per shkak te AIDS, kjo do te thite qe AIDS eshte i fuqishem ndaj sistemit shendetesor shqiptar. Probleme ka ne trajtimin me medikamente, ne nderprerjet e here pas hershme krijohen probleme me trajtimin dhe semundja shfaq rezistence ndaj ilaceve", pohoi dje, kryetarja e Shoqates se te Prekurve me HIV/AIDS ne vendin tone. Sipas saj, prej mungeses se kujdesit nga stafi mjekesor ka pasur dhe humbje jete. "Cilesia e sherbimit nuk eshte e normave te duhura. Pacientet trajtohen ne menyre jo korrekte dhe stigma ndaj nesh ekziston edhe ne stafin mjekesor. Kemi pasur raste kur ne mungese te kujdesit ka pasur dhe humbje jete. Pra mjekesia shqiptare eshte ende e papergatitur para kesaj semundjeje", ka pohuar kryetarja e shoqates se personave me SIDA.
Apeli
Por nuk kane qene vetem kritikat e pacienteve me AIDS te drejtuara per personelin shendetesor, por edhe vete kreu i Shendetesise, Petrit Vasili ka kerkuar me shume vemendje per keta persona. Ai ka lancuar mesazhin e eliminimit te diskriminimit ndaj te prekurve me semundjen e shekullit. Ne nje deklarate per mediat, ai ka pohuar se eshte fakt, qe sot Shqiperia perballet me dimensione te reja te nivelit te prekjes nga kjo semundje vdekjeprurese. "Vemendje me e madhe ndaj te drejtave te njeriut eshte thelbesore ne pergjigjen ndaj epidemise se HIV/AIDS, duke perfshire sigurimin dhe arritjen nga te gjithe, te sherbimeve te parandalimit, trajtimit, kujdesit dhe mbeshtetjes", ka pohuar Vasili. Nderkohe te dhenat e ISHP tregojne se per kete vit jane 379 te prekur zyrtarisht te deklaruar me virusin HIV, ku 55 raste te reja jane shenuar vetem gjate ketij viti, nga te cilet 21 rezultojne femije te prekur me AIDS.
Dita Boterore Kunder AIDS
Ne nje raport te Kombeve te Bashkuara, paralajmerohet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore jane te vetmet rajone ne bote ku shkalla e perhapjes se HIV ende po vazhdon te rritet. Raporti thote se rreth 110 mije njerez tjere jane infektuar me HIV ne vitin 2008, duke e cuar ne 1.5 milione numrin e pergjithshem ne Evropen Lindore dhe Azi, krahasuar me 900 mije qe ishte ne vitin 2001. Te dhenat tregojne se numri i vdekjeve ka qene 2 milione. Sipas te dhenave te OBSH-se, rreth 33.4 milione njerez jetojne aktualisht me virusin e AIDS-it. Gjithashtu, autoritetet kane publikuar udhezimet e reja per mjekimin e pacienteve me HIV. Studimet rekomandojne nisjen me heret te mjekimit, pasi ne kete menyre do te shtohen edhe shanset e te infektuarve per te mbijetuar. Raporti thote se Ukraina dhe Rusia po perjetojne epidemi te renda ne rritje. Ukraina e ka shkallen me te larte te te infektuarve ne tere Evropen, me te pakten 1.6 % te te rriturve. Nderkohe sot aktivitete sensibilizimi ne luften kunder AIDS po zhvillohen ne mbare Boten.