PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Ndergjegjesim ne diten kunder AIDS-it


E Merkure, 02 Dhjetor 2009

Arben Muka*

Luti, nje 26 vjecar nga rrethinat e Tiranes, eshte i infektuar nga HIV/AIDS. Me shume se 2 vjet me pare ai iu nenshtrua analizave ne spitalin infektiv ne kryeqytet dhe mesoi semundjen. Shkaku ishte nga marrja intravenoze, ose me shiringe , e lendeve narkotike. Atij i duket si nje brenge e pashlyeshme fakti se gjithcka nisi si nje loje, si nje eksperiment mes shokesh. Qe papritur i dha goditje shendetit e jetes se tij.

"Thjesht e kam nisur duke pire hashash, pastaj duke provuar nje cigare nga nje person tjeter. Keshtu e provova njehere. Po dihet qe eshte shume gje e keqe. E provove nje here dihet qe eshte shume e veshtire me e lene. Te kesh problem me policine me shoqerine, me gjithcka. Dhe me anen ekonomike, mund te vjedhesh e te besh gjera te tilla..."

Shiringat e droges i transmetuan AIDS-in

Pas varesise se droges ne mes te 2007-s kaloi, si e quan ai "nje ferr te vertete, kur doktoret me thane se isha me HIV pozitiv. Shkaku i transmetimit ishte nga shiringat per marrjen e droges". Nuk ka deshire te vazhdoje t'i kthehet atij momenti fatal, te tregoje per ditet e para pas kesaj.

"Qe nga ajo kohe me shume flas me veten se sa me te tjeret. Per ata te shtepise jam si i huaj, kurse shoqerine thuajse e kam humbur fare", thote 26-vjecari.

Te vetmit qe kontakton rregullisht jane mjeket dhe infermieret. Ata thote se trajtojne mire dhe ilacet i merr falas, por nuk e fsheh synimin qe te emigroje diku jashte vendit.

"Ketu ne Shqiperi po te jesh me AIDS je si i braktisur nga te gjithe. Kurse ne shtete te tjera kam degjuar se te trajtojme me mire..."

Cdo instrument qe gjakos lekuren mund te infektoje personin

Rasti i Lutit, ku infektimi me HIV/AIDS eshte bere nga marrja intravenoze ose me shiringe e lendeve narkotike nuk eshte i vetmi ne Shqiperi. Kryetari i shoqates "Stop AIDS!", dr. Memo Boci duke bere nje bilanc te rrugeve te transmetimit te infeksionit, rendit si me te mundshme rrugen seksuale, pastaj kalimin nga nena tek femija, apo nepermjet gjakut e perdorimit te shiringave nga perdoruesit e droges.

"Cdo lloj instrumenti, preres e shpues qe e prish teresine e lekures dhe e gjakos ate eshte potencialisht i mundur te infektoje personin... ne rast se ky instrument nuk eshte i dezinfektuar apo i sterilizuar".

Me 359 raste, Shqiperia hyn ne radhen e vendeve me perqindje te ulet te te infektuarve HIV pozitiv. Por po te shikosh dinamiken e shifrave zyrtare te Institutit te Shendetit Publik ne Tirane, nga viti 1993 e deri me sot vihet re nje tendence ne rritje e te prekurve nga viti ne vit. Vetem gjate 2009-s jane evidentuar 55 raste te reja, 39 meshkuj dhe 16 femra. Ekspertet e shendetit shikojne dhe pertej shifrave qe shpallen. Sepse mendohet qe ka raste qe mbeten te padiagnostikuara. Kjo per vete nivelin e limituar te zhvillimit dhe modernizmit te infrastruktures shendetesore ne Shqiperi. Por dhe nga mungesa e gatishmerise se popullates per te realizuar testime vullnetare.

Per Genc Mucollarin, drejtues i shoqates "Aksion Plus" ka nje rendesi te dores se pare sensibilizimi i popullates per parandalimin e perhapjes se semundjes. Nje nga fokuset e aktivisteve te shoqates se tij eshte dhe organizimi i fushatave ndergjegjesuese ne radhet e te rinjve ne sistemin parauniversitar dhe ate universitar. Ai thote per DW se me mbeshtetjen e Ministrise se Shendetesise, te UNICEF-it e apo donatoreve te ndryshem kane hapur qendra ne Tirane, Durres e Korce.

"Mbeshtetja nga qeveria shqiptare nepermjet Ministrise se Shendetesise eshte bere nga "Fondi Global Kunder HIV/AIDS". Me kete fond ne kemi hapur keto qendra, por shpresojme qe te hapim dhe te tjera. Sepse dihet qe kjo menyre funksionon shume mire ne parandalimin e HIV/AIDS-it, parandalon dhe fenomene te tjera sociale ne komunitet".

Mucollari shikon si te domosdoshem socializimin e personave te prekur nga kjo semundje.

"Duke bere trajtimin psikologjik te tyre e duke aplikuar programe per integrimin e tyre ne shoqeri. Ata kane te drejte si te gjithe te tjeret, te shkollohen, te punojne, te bejne nje jete normale mes nesh".

Sot ne diten boterore te luftes kunder HIV/AIDS ne Tirane dhe qytete te tjera jane programuar te zhvillohen shume veprimtari me karakter informativ e ndergjegjesues, sidomos ne radhet e te rinjve.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika