PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

A4 shpallen fituesit, nisin regjistrimet


E Merkure, 02 Dhjetor 2009

Sonila Isaku

Ministria e Arsimit dhe APRIAL kane shpallur dje fituesit e fazes se fundit, ne universitetet publike te vendit. Jane plot 936 vende bosh te cilat do te plotesohen me emrat e shpallur dje. APRIAL-i ka mbyllur perpunimin e te dhenave te marra nga plotesimi i formularit A4 dhe ne daten 1 dhjetor, dje ka shpallur listen perfundimtare te kandidateve fitues te ndare sipas programeve te studimit perkates, ne perputhje me kuotat e rishperndara dhe njekohesisht e dorezon kete liste ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences. Nderkohe gjate dites se sotme, fillojne edhe regjistrimet ne te gjitha universitetet e vendit per kete kategori fituesish. Per sa i perket regjistrimeve ato do te jene nga data 2 deri ne 5 dhjetor nga ora 8.00 deri en oren 16.00. "Institucionet Publike te Arsimit te Larte, nga data 01.12.2009 te shpallin ne vende te dukshme, ne mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve te regjistrimit/cregjistrimit, procedurat perkatese, listen e dokumenteve te nevojshme per regjistrim. Po keshtu jepen edhe te dhena te tjera qe i gjykojne te nevojshme per sigurimin e ecurise normale te procesit te pranimeve ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote, ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte", thuhet ne udhezimin e fundit te MASH. Per sa, i perket plotesimit te A4, mbrapa formularit, APRIAL ka sqaruar te gjithe hapat qe duhen ndjekur per te bere nje plotesim te sakte dhe pa gabime. Nderkohe qe secili maturant duhet te shohe me kujdes piket e fituesit te fundit. Ata qe nuk kane fituar deri tani ndonje te drejte studimi, te mbajne parasysh edhe kontrollin e pikeve qe kane marre, duke bere baraspeshimin me piket e fituesve te fundit ne fazat paraardhese.



Dokumentet per regjistrim

Deftese pjekurie (ne mungese, vertetim note me fotografi, te nenshkruar nga drejtori i shkolles e nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale (drejtori i Zyres Arsimore), si edhe dokument te leshuar nga Arkivi i Shtetit;

Dokument identifikimi (karte identiteti, pasaporte) dhe fotokopje te tij. Ne dosje te mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit; ne mungese te tyre, kandidati dorezon certifikate personale me fotografi;

2 fotografi;

Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika