PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 13 ) Shiko komentet

Strategjia e energjise, cmimi 16 cent per kw/h deri me 2020

Blerina Hoxha
E Merkure, 02 Dhjetor 2009

Cmimi i energjise elektrike deri ne vitin 2020 pritet te arrije ne 16 cent per kilovat/ore. Parashikimi eshte bere ne Strategjine Kombetare te Energjise se rishikuar ne vitin 2007, e cila vijon te jete ne fuqi edhe aktualisht. Sipas dokumentit per zhvillimin e sektorit te energjise thuhet se tarifat e energjise elektrike, do te shkojne drejt kostos afatgjate qe perfshin prodhimin, transmetimin dhe shperndarjen e energjise elektrike. Analiza e sqaruar me detaje ne strategji tregon, se niveli i kostos afatgjate do te jete ne vitin 2020 ne nivelin e 16 cent/kwh, krahasuar me strategjine e meparshme qe i perket vitit 2003, kur kostoja afatgjate ishte llogaritur ne nivelin e 12 cent/kwh. Mirepo ekspertet nuk kane ndermarre nje rishikim te strategjise ne lidhje me kostot dhe cmimet ne raport me to, per shkak se dy vitet e fundit cmimi i energjise elektrike ka pesuar renie te ndjeshme nisur nga niveli i bollshem i reshjeve dhe kriza ekonomike globale, e cila ka frenuar konsumin e energjise. Reforma tarifore ne sektorin e energjise elektrike ka perbere dhe perben per cdo vend qe kalon nga nje ekonomi e centralizuar ne nje ekonomi te mbeshtetur ne tregun e lire, nje nga ceshtjet me komplekse dhe me te ndjeshme, e cila shoqerohet me ndikime te konsiderueshme politike, ekonomike dhe sociale. Reforma e tarifave te energjise elektrike ka filluar qe ne vitin 1994 me rritjen e konsiderueshme te tarifave te klienteve familjare, nivel i cili arriti ne vleren 4.5 leke/kwh ne vitin 2004. Ne vitet 2001-2006 cmimi arriti ne 4.1 leke/kwh per konsumatoret nen konsumin 300 kwh dhe 8.8 leke/kwh (pa perfshire TVSH) per bllokun e konsumatoreve familjare mbi nivelin e konsumit 300 kw/h. Ne vitin 2005 niveli i tarifes (pa TVSH) per konsumatoret familjare per bllokun deri 210 kw/h ka qene 4.5 leke/kwh dhe per te gjithe konsumatoret mbi nivelin e konsumit 210 kw/h arriti nivelin e 9 leke/kwh. Ne vitin 2006 u aplikua tarifa uniforme per te gjithe konsumatoret familjare ne nivelin 7 leke/kwh. Gjate ketij viti nuk u aplikua rritje e cmimit te energjise, per shkak te procesit te privatizimit ne te cilin ishte perfshire sektori i shperndarjes se energjise elektrike. Strategjia e zhvillimit te sektorit te energjise ka arritur ne nje fare mase objektivat e saj. Deri me tani jane plotesuar detyrimet ne lidhje me reformat strukturore ne institucionet e energjise. Gjate dy viteve te fundit u realizua ndarja e sektorit te shperndarjes OSSH nga KESH dhe u krye privatizimi i saj. Pronaret e rinj te OSSH-se kompania ceke "CEZ", ka aplikuar prane Entit Rregullator te Energjise per rritje te nivelit te cmimit ne masen 43 per qind, per dy vitet ne vazhdim, ku 23 per qind pritet te rritet kete vit dhe pjesa tjeter ne janarin e 2011.



Konflikti per humbjet, OSSH con ERE ne gjykate

Enti Rregullator i Energjise do te miratoje nje vlere me te ulet te rritjes se cmimit te energjise per konsumatoret, nga niveli prej 23 perqindesh qe ka kerkuar Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH). ERE nuk ka pranuar nivelin e humbjeve te prezantuar nga OSSH per vitin 2008, ne nivelin 35.7 per qind. Humbjet sipas auditit qe firmosi bilancin e OSSH-se per vitin 2008, jane 3.7 per qind me pak se sa pranon OSSH-ja. Por zyrtaret e kompanise nga ana tjeter kane pohuar se shifrat e dhena per humbjet kur OSSH ka qene shteterore, jane te falsifikuara. Nderkohe qe pronaret e rinj te OSSH, kompania ceke "CEZ", e ka apeluar vendimin e ERE ne gjykate.



OSSH kerkon cmim 9.1 leke per kw/h, per familjaret

OSSH ka kerkuar ne seancen degjimore te organizuar nga Enti Rregullator i Energjise qe ndarja ne 2 blloqe, ne mbi dhe nen 300 kilovat ore ne muaj te hiqet dhe cmimi fiks per familjaret te jete 9.15 leke per kilovat/ore. OSSH gjithashtu ka kerkuar rritje edhe per te gjithe konsumatoret e tjere. Per kliente qe furnizohen ne tensionin e larte, rritja e kerkuar eshte 22 per qind, per ata qe furnizohen ne tension te mesem rritja varion nga 10 ne 30 per qind dhe po ne kete mase, eshte kerkuar rritje edhe per operatoret e biznesit qe furnizohen ne tension te ulet. "Pas nje studimi te hollesishem kemi zbuluar se, tarifa eshte shume larg nga kostot. Per kete shkak edhe ne vitin 2010, OSSH do te kete bilanc negativ. Kjo nuk vjen vetem si pasoje e humbjeve, por edhe e cmimeve. Ndaj dhe ne kerkojme rritje te tyre", deklaroi Josef Heisek, drejtor i OSSH. Pervec OSSH-se, rritje per tarifat kerkojne edhe kompanite shteterore, KESH dhe OST, aplikimi i te cilave kerkon qe kjo rritje te jete mesatarisht 17 per qind me e larte se tarifa aktuale. "Perllogaritjet e tarifes se furnizuesit publik me shumice, jane bere duke konsideruar parashikimet me te fundit racionale dhe optimale te treguesve tekniko-financiar per vitin 2010.








Komento artikullin | Shiko komentet (13 komente)
Te Tjera nga rubrika