PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kontraceptivet, informacion ne farmaci per qytetaret


E Marte, 01 Dhjetor 2009

Farmacistet do te jene ne gjendje te japin informacione te detajuara, per te gjithe ata qe do te perdorin kontraceptive, te cfaredolloj forme qofshin. Kjo pas nje trajnimi qe eshte bere nga USAID me 100 farmaciste te kryeqytetit, por qe do te vazhdoje dhe me tej. Sipas ketij projekti, informacion per planifikimin familjar mund te gjesh edhe ne farmaci. Ky eshte qellimi i projektit "Change" te USAID-it, i cili me nje grup mjekesh eshte duke trajnuar 100 farmaci ne Tirane, rreth metodave kontraceptive te mbrojtjes dhe shume elementeve te tjere te planifikimit familjare. Sipas doktoreshes Teuta Pipa, qellimi i projektit si "Change" eshte ndryshimi i sjelljes, kjo duke pare shifrat alarmante, sipas te cilave 12 per qind e popullsise perdorin metodat kontraceptive. Me gjithe punen qe behet ne qendrat shendetesore dhe nga organizata te ndryshme niveli i popullsise qe njohin ose vene ne jete planifikimin familjar mbetet teper i ulet, me problematike vijojne te mbeten zonat rurale. Nderkohe per sa i perket projekteve te Ministrise se Shendetesise, parashikohet qe metodat e planifikimit familjar te mos ofrohen me falas ne institucionet shendetesore. Femrat duhet te shpenzojne vete dhe t'i perdorin me deshiren e tyre kontraceptivet, si mjeti mbrojtes per nje shtatzeni te padeshiruar. Nderkohe mjeket gjinekologe pohojne se perdorimi i metodave te planifikimit familjar, permireson jeten e nje cifti. Perdorimi i metodave te kontracepsionit ka ndikuar keto vitet e fundit ne uljen e numrit te aborteve sidomos tek moshat e reja, njekohesisht vihet re dhe nje ulje e numrit te lindjeve.



Siguria

Perdorimi i kontraceptiveve do te thote qe nje cift te behet me femije kur te doje ai, sipas mundesive ekonomike qe ka, do te thote qe te zgjedhe vete diferencen mes lindjeve, duke e ndihmuar ciftin te ece sipas nje planifikimi qe ka menduar te zbatoje.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika