PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

H1N1, 198 te prekur, situata jo alarmante


E Marte, 01 Dhjetor 2009

Aktualisht, gripi i derrit ne vendin tone nuk ka shkaktuar asnje viktime, madje dhe komplikacionet qe ka sjelle tek pacientet e prekur, nuk kane qene te nje grade te larte. Ai po perhapet shume shpejt ne vendin tone, por ajo qe eshte vene re eshte, se ai nuk eshte agresiv dhe shfaqet ne forma te lehta. Nderkohe qe edhe ato raste te cilet kane qene rende, mund te numerohen vetem me gishtat e njeres dore. Vetem ne fundjave jane shtruar ne Spitalin Infektiv, 12 persona te dyshuar si te prekur nga virusi A/H1N1. Sipas burimeve prane ketij spitali, vetem keto dy dite jane paraqitur per visit rreth 92 persona nga te cilet 8 jane shtruar ne spital, pasi dyshohen si te prekur me virusin AH1N1, pasi te tjeret kane rezultuar me influence stinore dhe me infeksione te ndryshme te rrugeve respiratore. Nderkohe numri i personave te prekur nga gripi derrit, ka shkuar ne 198 persona. Ajo qe keshillohet nga mjeket, eshte se nese kemi shenja si temperature, keputje, djersitje etj, duhet te shkoni menjehere per t'u keshilluar me mjekun e familjes. Nderkohe Ministria e Shendetesise eshte duke pritur per ardhjen e vaksines se gripit te derrit, e cila eshte thene se do te vije ne fund te muajit nentor dhe ne fillim te muajit dhjetor.



Rekomandimi i OBSH-se per vaksinen e H1N1

Organizata Boterore e Shendetesise rekomandon qe vaksina te behet sidomos ne grupet e riskut. Duke marre shkas nga rasti i Kanadase, e cila nderpreu vaksinimin per shkak te reaksioneve alergjike qe u pane pas saj, perfaqesuesi i OBSH-se sqaron se behej fjale vetem per nje kontingjent vaksine, qe tashme eshte terhequr. Sipas OBSH vaksinimi duhet te vazhdoje. "Vaksina do te perdoret per te gjithe femijet dhe ajo nuk shkakton asnje risk ne organizmin e tyre", ka pohuar OBSH. Tashme ne vendin tone sipas perfaqesuesve te Ministrise se Shendetesise, vaksina ndaj A/H1N1 pritet te vije ne fillim te muajit dhjetor.

Te paret qe do te vaksinohen do te jene vete bluzat e bardha. Ajo cka pritet te shikohet eshte gjendja klinike pas vaksinimit, ndersa vaksina do te behet edhe nga grate shtatzena dhe femijet deri ne 5 vjec.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika