PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Infektohet me SIDA, humb jeten brenda vitit


E Marte, 01 Dhjetor 2009

Ka qene emigrant, por semundjet e shpeshta e kane detyruar te kthehet ne Shqiperi. E ndersa ka kryer nje sere analizash te cilet nuk munden t'i zbulonin se cfare problemi ka pasur, 47 vjecari eshte detyruar te kryeje edhe analizat kunder SIDA-s. I shokuar ka marre pergjigjen pozitive, ndersa nuk ka dashur kurre te besoje se ai ishte mbartes i nje virusi te rende, i cili te sjell vetem vdekjen. Per mjeket ai ishte nje nder rastet me te renda per t'u trajtuar, pasi vetem per pak kohe ai eshte perkeqesuar shume. Gjendja e tij ka qene e rende vetem per pak muaj ndersa, po per pak kohe ka humbur jeten. Pavaresisht se diagnostikimi i tij eshte bere ne kohe te vone kur problemet shendetesore, ishin te pafundme per mjeket dhe specialistet 47-vjecari shihej si nje nga rastet me renda. Bluzat e bardha, paten fare pak kohe te mesojne per jeten e tij, por ajo qe ishte me e rendesishmja per mjeket ishte se virusi ishte marre ne emigracion, gjate nje marredhenieje seksuale ku 47-vjecari nuk kishte perdorur masa mbrojtese.



Situata

Gjendja e tij ka qene e rende vetem per pak muaj, ndersa po per pak kohe ka humbur jeten. Pavaresisht se diagnostikimi i tij eshte bere ne kohe te vone, kur problemet shendetesore ishin te pafundme, per mjeket dhe specialistet 47-vjecari shihej si nje nga rastet me renda.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika