PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Pro pavaresise se Kosoves


E Marte, 01 Dhjetor 2009

Nga Bahri Cani

Argumentet pro dhe kunder pavaresise do t'i paraqesin Kosova, Serbia dhe 29 shtete te tjera nder to edhe pese vendet anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se.

Tete nga 15 gjykatesit ne kete proces jane nga vende qe e kane njohur pavaresine e Kosoves. Te paret para 15 gjykatesve te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage do te paraqiten perfaqesuesit e Serbise dhe te Kosoves. Ata do te kene ne dispozicion nga tri ore per te argumentuar qendrimet kunder dhe pro pavaresise se Kosoves. Nderkohe qe vendet tjera do te kene ne dispozicion 45 minuta.

Delegacionin e Kosoves e udheheq ministri i Jashtem, Skender Hyseni. Per mediat ne Prishtine, ai theksoi se delegacioni i Kosoves eshte pergatitur mire: "Ne do te paraqesim gjate tri oreve argumente te fuqishme ne mbrojtje te se drejtes se Kosoves per te qene shtet i pavarur dhe sovran, perkatesisht ne mbrojtje te vullnetit politik te popullit te Kosoves per shtetesi dhe pavaresi". Hyseni do te mbaje ne Hage fjalen hyrese te delegacionit kosovar, ndersa argumentet ne favor te pavaresise do t'i paraqesin keshilltaret nderkombetare Michael Wood, Daniel Müller dhe Sean Murphy. Nga 63 shtetet qe kane njohur deri tani pavaresine, argumentet ne favor te Kosoves, do t'i paraqesin 15 vende: Shqiperia, Austria, Bahreini, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Jordania, Holanda, Norvegjia, Arabia Saudite, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Megjithate i pari argumentet do t'i paraqese delegacioni i Serbise. Presidenti Boris Tadiq deklaroi per gazeten Vecernje Novosti se mendimi keshilledhenes i gjykates do te jete i afert me qendrimet e Serbise dhe se do te hapet perspektive e re per negociata te reja midis Beogradit dhe Prishtines. Serbia pret qe kunder pavaresise te argumentojne edhe 14 vende te tjera: Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Burundi, Kina, Qiproja, Laosi, Rumania, Rusia, Spanja, Venezuela dhe Vietnami. Ministri Jeremic tha se vendimi final nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise si institucioni me i pavarur ne bote, do te ishte gabim po te paragjykohej.

Seanca degjuese do te vazhdoje deri me 11 dhjetor dhe eshte rasti i fundit qe palet te paraqesin argumentet e tyre. Pastaj gjithcka mbetet ne duart e 15 gjykatesve, nga te cilet pritet qe deri ne pranvere te japin nje mendim keshillues, i cili per palet nuk ka fuqi detyruese. Shume analiste dhe eksperte jane te bindur se mendimi i tyre nuk do te jete i prere. "Gjykata do te marre nje vendim te dykuptimshem, nje vendim i cili do te kete forme, esence dhe mundesi per interpretim te dyanshem", thote eksperti kosovar per te drejten nderkombetare, Eqrem Zenelaj. Dite me pare edhe vete kryetari i Gjykates se Drejtesise, japonezi Hisashi Ovada, citohet te kete deklaruar ne mediat ruse se opinioni keshillues do te jete neutral, 30 faqe i gjate dhe nuk pritet qe gjykatesit te kene qendrime te njejta. Sipas tij nuk do te kete nje pergjigje te prere 'po' ose 'jo', 'per' ose 'kunder'. DW



Shtetet qe kemi kunder:

Serbia

Rumania

Argjentina

Azerbajxhani

Bjellorusia

Bolivia

Brazili

Burundi

Kina

Qipro

Laosi

Rusia

Spanja

Venezuela

Vietnami




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika