PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Sejdiu: Argumentet e Kosoves, te parrezueshme


E Marte, 01 Dhjetor 2009

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, shprehu ne interviste per BBC, bindjen se gjykata nuk mund te merrte nje vendim qe do te binte ndesh me vullnetin e shqiptareve te Kosoves. Ai tha se procesi i percaktimit te statusit te Kosoves ka perfunduar dhe perjashtoi cdo mundesi te rifillimit te bisedimeve me Serbine per kete ceshtje.

Cfare gjasash per sukses ka ceshtja e Kosoves para Gjykates se Hages?

Sikunder e kemi thene edhe here te tjera, Kosova ka argumente te bollshme te cilat i ka prezantuar edhe ne degjimin e pare dhe ne te gjitha proceset qe jane perfillur nga ana e Gjykates, permes nje ekipi jashtezakonisht te pergatitur. Them se argumentet e saj jane te parrezueshme, ne kuptimin edhe te argumenteve historike, por edhe te atyre juridiko-kushtetuese dhe te argumenteve te tjera qe lidhen me investimin nderkombetar, ne radhe te pare per te shpetuar Kosoven nga genocidi i planifikuar apo vrasja me paramendim si dhe ne fazat e mevonshme te investimit ne demokraci dhe ne paqe. Them edhe se (do te merret parasysh) ajo qe eshte respektimi i vullnetit te popullit te Kosoves, pas nje procesi te madh negociator qe ka qene i gjate ne kohe dhe materie ne kuptimin e perballjeve jo i lehte, por edhe (per shkak te) kompromiseve te medha qe Kosova ka bere per gjithe komunitetet pakice, e ne kete rast behet fjale per komunitetin serb. Dhe se fundi them se eshte argument i fuqishem edhe ecja e Kosoves ne keto dy vitet e pas pavaresimit te vendit. Ajo eshte treguar si nje subjekt rendesishem ne skenen nderkombetare me 63 njohje qe ka arritur, me anetaresimin ne mekanizmat nderkombetare, ne Banken Boterore dhe ne Fondin Monetar Nderkombetar si dhe me partneritetet e saj per paqe ne rajon. Ne kete rrafsh eshte e vecante njohja e Kosoves nga vendet e rajonit dhe vendet fqinje, pervec Serbise.

Keshtu thote politika e Kosoves. Por Beogradi zyrtar vazhdon te pretendoje se i eshte marr nje pjese e territorit te tij.

E para, Kosova asnjehere s'ka qene pjese e Serbise. Ajo ishte e aneksuar dhe ato gjithnje kane pasojat e tyre e ato qe kane ndodhur, ne kuptimin per te mos qene me vullnet ne nje kornize qe Serbia pretendon ta kete. Kosova ka qene pjese e nje Federate qe eshte zhbere.

Para disa ditesh ka qene nje deklarim jashtezakonisht i argumentuar i ministrit te Jashtem britanik, David Miliband, se procesi i shkaterrimit te plote te Federates Jugosllave perfundon me Kosoven, sepse ajo ishte njesi e barabarte sikur edhe njesite e tjera.

Mund te them gjithashtu se Kosova ne te gjitha ecjet e saj ka patur karakterin sui generis. Duke qene anetar i barabarte ne Federaten Jugosllave, duke qene pjesemarrese ne vendimet e medha deri ne te drejten e vetos, duke patur kufijte e definuar si njesi federale dhe ka patur po ashtu edhe procese paralele te cilat i kane patur edhe njesite e tjera federale ne kontributin e zhberjes dhe edhe ketu Kosova patur edhe referendumin e vet; nje referendum qe eshte arritur me deklarimin e gjithe qytetareve te vendit, rreth 90 per qind e tyre jane deklaruar per mevetesine e saj. Njekohesisht e them se Serbia nuk mund ta konsideroje Kosoven si territor te saj, as ne kuptimin politik. Ne organizimin e territorit te Kosoves, asnje gje nuk lidhet me qenien e saj ne shtrirjen e institucioneve te Serbise.

Mos te harrojme te themi edhe ate qe ka ndodhur, por duhet te marrim parasysh edhe zhvillimet nderkombetare qe jane bere rreth Kosoves. Pervec intervenimit humanitar te 78 diteve qe ka qene i pashembullt ne histori, vendosja e Kosoves nen protektorat nderkombetar, nen kornizat e Rezolutes 1244, qe ka sanksionuar nje gjendje te nje shteti qe realisht nuk ekziston, si dhe procesi negociator i udhehequr nga presidenti Martti Ahtisaari, dhe ne te njejten kohe puna e vecante ne kornizimin e negociatave nga ana e Grupit te Kontaktit. Ne kete Grup ka qene edhe nje nga aleatet kryesore te Serbise, pra Federata Ruse dhe grupi ka dhene parimet themelore ne dhjetor te vitit 2005 se zgjidhja perfundimtare e Kosoves do te vinte si pajtim i realizimit te vullnetit politik te shumices.

Ai vullnet eshte realizuar dhe une them se nuk eshte vetem vullnet i shumices, por edhe i te gjitha pakicave te tjera, me perjashtim te nje pjese te pakices serbe, e cila nuk e ka pranuar realitetin. Por mund te them se kohet e fundit ka nje kualitet te vecante te kthimit te serbeve ne nje realitet normal duke marre pjese dhe duke qene faktor i rendesishem edhe ne procesin zgjedhor te zgjedhjeve te Nentorit. Gjithashtu mund te them se pjesemarrja e tyre ne institucionet e vendit dhe garancite qe u jane dhene me Kushtetuten e Republikes se Kosoves, me projektin Ahtisaari, fryma e te cilit eshte bartur ne Kushtetute, me ligjet speciale apo specifike qe u dedikohen qenies se pakicave, ka bere qe Kosova t'i kete kapercyer sprovat e para. Ketu duhen marre parasysh edhe pergjigjet pozitive ndaj ogureve qe jane paralajmeruar nga ana e kundershtareve te pavaresise. Asnje nuk ka ndodhur nga ato zera ndjellakeqinj se ne Kosove do te kete revansh, se ajo do te jete nje vend jostabel, se ne Kosove do te kete eksod te komunitetit serb dhe do te kete shembje te monumenteve kulturore-historike, qe jane te popullit te Kosoves, te gjitha keto nuk kane ndodhur, por ka ndodhur e kunderta. Kosova ka ecur dhe ka bere hapa te mire e serioze. Natyrisht qe ajo, si cdo shtet ne lindje ka sfidat e veta, por mund te them se ky sukses deri tani eshte nje sukses qe evoluon pozitivisht ne qasjen tone.

Te gjitha njohjet qe i jane bere Republikes se Kosoves, ajo njihet si shtet Sovran dhe i pavarur. Kujtoj se pas 1 dhjetorit do te kete levizje pozitive te shume vendeve per te njohur Republiken e Kosoves, sepse edhe deklarimet e tyre jane kushtezuar ne nje mase te madhe, per nje numer prej tyre, qe te shohin se cfare do te ndodhe me Gjykaten. Mendoj se ky do te jete nje udhekryq pozitiv per Kosoven.

Duket se Gjykata mund te mos marr nje pergjigje te prere. Por, nese do te ndodhe qe mendim i saj te jete negativ per Kosoven, atehere sa mund ta demtoje ky vendim vendin?

Une do ta ndaja kete ne disa ceshtje. Nese Gjykata do te marre nje vendim, ajo s'mund te marre nje vendim tjeter qe eshte jashte respektimit te vullnetit politik te nje populli, te nje kombi, te nje vendi te ri te krijuar ne kuptimin juridiko-kushtetues ose edhe nderkombetar. Ceshtja e dyte eshte se Gjykata asnjehere s'mund te marre nje vendim ne formulen qe ka kerkuar Serbia. Formula e saj ka qene qe te kerkoje nese ishte ne pajtim me te drejten nderkombetare shpallja e pavaresise. E drejta nderkombetare realisht do te sanksionoje veprimet qe jane te mbeshtetura ne parimet universale, qe njeh bota e sotme, por edhe e dikurshme ne aspektin teorik. Pra, qe te respektohet vullneti i nje populli. Dhe nuk mund te dale asnje Gjykate qe te jap ndonje verdikt tjeter dhe te thote se nuk ka ndodhur ne pajtim me kete ose kete. Kjo per arsye se Kosova ka patur nje qenesi te saj esencialisht tjeter nga ajo qe pretendon Serbia. Kosova as nuk ka qene territor i Serbise, as nuk ka qene pjese e saj, dhe si e tille nuk mund te jete as nen juridiksionin e shtetit serb. E gjithe kjo qe ka ndodhur nuk eshte shkeputje. Kjo ka ndodhur si nje deklarim i vullnetit ne zhberjen e nje krijese qe ka qene e perbere edhe nga vendet e tjera dhe qe pjese-pjese, qe nga viti 1991, ka ndodhur shkeputja e njesive te ndryshme federale, ashtu sic e kishim para pak kohesh edhe shkeputjen e Malit te Zi. Une nuk dua te paragjykoj se cila do te jete formula definitive, por vendet qe ne nje ose formen ose ne nje tjeter, kane qene peng i qendrimit te deritashem, nuk do te presin me vullnetin e Serbise per te shtyre proceset e tjera. Pas kesaj nuk ka dicka tjeter. Fundja Gjykata Nderkombetare e Hages e ka detyrim qe kete trajtim te sajin, ta prezantoje ne opinionin nderkombetar ne mandatin qe ajo ka. Une nuk po them se cila do te jete formula, por them se para "argumenteve edhe zoterat heshtin". Kosova eshte nje realitet i cili nuk mund te zhbehet. Rrota e historise as nuk mund te ndalet, as nuk mund te kthehet prapa. Dhe ky realitet i ndertuar sot ne Kosove eshte realitet pozitiv. Ai eshte realitet pozitiv per te gjithe qytetaret e vendit. Eshte pozitiv per rajonin dhe per kontinentin ne te cilin gjendemi ne.

Ju thoni se pas kesaj nuk ka kthim prapa. Beogradi thote se do te kete bisedime te reja per statusin e Kosoves. E kuptoj qendrimin tuaj rreth kesaj, por a mund te ndodh qe te kete ndonje bisede per te arritur pajtimin e Beogradit per njohjen e Kosoves?

Jo, bisedime per statusin nuk mund te kete asnjehere. Ne e kemi thene dhe eshte proces i perfunduar. Kosova nuk do te hyje ne dicka qe te zhbeje gjithe proceset pozitive dhe jo te lehta qe i ka kapercyer, qe i ka kapercyer edhe me mbeshtetje nderkombetare, sikunder qe ka qene edhe pajtueshmeria edhe e dites se shpalljes se pavaresise se vendit. Bisedime me Serbine mund te kete per ceshtjet qe kane te bejne me ndertimin e raporteve te reja midis dy shteteve sovrane. Mund te kete per tema qe jane ne interes te dy popujve. Mund te kete per tema qe ne nje fare menyre mund te jene pjese e kembimit te pervojave si te nxisim hapat e zhvillimit rajonal dhe te nxitimit te rajonit per integrime, posacerisht ne BE. Mund te kete bisedime qe lidhen me sfera te vecanta te interesave te shteteve fqinj per ceshtjen e parandalimit te krimit te organizuar. P.sh., bisedime edhe per kycjen dhe funksionimin e mire te rrjetit, po e marr ne energjetike apo te rrjeteve te tjera te komunikimeve ekonomike. Mund te kete bisedime ne realizimin, po kjo si pjese vetem operative, te zotimit tone per projektin Ahtisaari. Ne kemi thene se mund te kete komisione nderqeveritare te njerit dhe vendit tjeter per te avancuar proceset qe kane te bejne me zbatimin e tij te perpikte, jo si pjese kontrolli por si pjese e bashkepunimit. Dhe ketu ne mund te ecim. Dhe mund te kete bisedime qe, ne nje ose formen tjeter, mund te lironin te qenit peng nga shtrengimet te komunitetit serb. Ne nuk ia kemi mohuar asnjehere deri tani te drejten Serbise per interesim per pakicen serbe ne Kosove, sikur qe ndodh me cdo vend ame me pakicat e veta qe ka ne nje vend tjeter. Por ketu ka rregulla. Jane rregullat nderkombetare. Eshte ceshtja e trajtimit te pakicave mbi standardet nderkombetare qe eshte edhe obligim edhe i Kosoves dhe eshte vija edhe e kuqe edhe e gjelber e pjeses se interesimit. Ne nuk ua kemi mohuar njerezve qe te vijne nga Beogradi dhe te interesohen per avancimet e proceseve p.sh.: ne arsim, te avancimit te proceseve, po e marrim, te disa kaptinave te projektit Ahtisaari ne shendetesi, ne ndihmat e tjera po e marrim financiare qe mund te behen per projekte te caktuara, por gjithmone te kapercehen ne transparence dhe ne kontrollin e institucioneve te vendit dhe ne respektimin e ligjeve te vendit tone. Per kete arsye po them se keto biseda mund te jene vetem ndihmuese ne ecjen e metejme, te krijimit te mirebesimit mes dy popujve dhe dy vendeve. Une besoj se nuk eshte ne interes as ne Serbi qe te vazhdoje me irracionalitet e saj te mbaje proceset e medha qe jane per rajonin dhe Evropen Juglindore pergjithesisht, apo Ballkanin Perendimor. Serbia nuk mund te vazhdoje me iluzionin se neser ajo do te jete ne BE dhe se do te ndale Kosoven. Absolutisht jo. Ka edhe ketu marifete. Di shume e shume vende ne BE, qe natyrisht e mbeshtesin edhe Serbine qe te levize, por do te jete megjithate nje "por...". Ajo "por..." ka te beje me ecjen e pakushtezuar edhe te vendeve te tjera. Ecjen, qe une do ta quaja mbeshtetje te proceseve per ecjen ne kompozicion te perbashket, flas edhe ne vendet e tjera qe nuk e kane lehte. Sidomos ne nxitimin e Shqiperise me pyetesorin qe do te vije ne pergjigje, ceshtjet ne Bosnje, interesimet ne Maqedoni, ne Malin e Zi dhe ne Kosove. Kosova s'ka vizion tjeter. Dhe Kosova nuk mund te mbetet e fundit ne pjesen e mozaikut te Evropes Juglindore per te dale Serbia e te thote "ne te tjeret mund te vijme por Kosova nuk ben". Une besoj se do te kete nje harmoni ne proces dhe se nxitimi yne ne kete drejtim do te jete me i avancuar flas posacerisht ne periudhen qe kemi perpara duke patur parasysh edhe shumecka qe duhet te korrigjojme nga kjo pjese e puneve qe kemi bere deri tash.

Por, president, Beogradi thote se pavaresisht vendimit te Gjykates, ai nuk do ta pranoje asnjehere pavaresine e Kosoves?

Jo, une per Beogradin besoj se do te jete me lehte tani. Beogradi do te dale para njerezve te vete per te thene se "beme ate qe beme, penguam sa penguam njohjet e pavaresise se Kosoves por e shihni se bota mendon ndryshe". Keta njerez, po them, kane patur nevoje ndoshta qe te dale pertej tyre edhe ne kete forme te nje qendrimi te Gjykates, per te thene "nuk shkon me tej". Kjo qasje qe kane patur deri tani, une e quaj, si nje perpjekje, natyrisht inatcore, per te shpelare gjithe retoriken e tyre te ashper, te keqe dhe irracionale para qytetareve te vendit te tyre dhe te thone se "ne jemi per idene e Serbise qe e kemi menduar, nuk jemi per luftera dhe konfrontime", megjithese une them se u mungon vetem lufta sepse qasja qe kane patur deri tash eshte fatkeqesisht ne perputhje me hapat qe ka patur edhe Akademia e Shkencave perpara, edhe Kisha Serbe gjate gjithe proceseve por edhe Miloshevici. Por nese kjo qeveri e Beogradit tash, qe shpresohet te orientohet pak me shume nga pro-evropianizmi, megjithese nuk ka prova, shpall se e ka luftuar Miloshevicin del se e ka luftuar vetem per pushtet. Ndersa njerezit e Miloshevicit i ka ne qeveri. Ndersa veprimet qe ka bere Miloshevici me krijim te tensioneve ne rajone te caktuara, sikur qe eshte tash e ne kohet e fundit, ne pjeset e Lugines se Presheves, i ka te njejta. Del se vrapimet e saj ne gjithe boten per te penguar pavaresine e Kosoves jane po ato thirrje qe i ka patur edhe Miloshevici edhe me heret ne forma te ndryshme, ne etapa qe kane dalluar nga proceset e tashme, dhe une them se ka nje iluzion se ate do ta mbeshtes dikush deri ne pafundesi. Por kjo nuk do te ndodh. Une them se as Federata Ruse nuk e ka interes te investoje ne vazhdimesi ne dicka qe eshte e kundert me arsyen qe e gjen ne boten bashkekohore.

Ne baze te kesaj qe me thate, me duket sikur Serbia brenda nje periudhe te shkurter, ndoshta, ta pranoje pavaresine e Kosoves?

Jo, jo nuk e them asisoji. Serbia do te vazhdoje ende deri sa te mos dale nje njeri me i kendellur, me nje fuqi morale dhe politike, me racionale dhe me imponuese per vendime te medha edhe para qytetareve serbe. Keta nuk e kane kete energji, deri tani nuk e kane deshmuar. Kosova nuk pret se do te jete nje njohje e shpejte prej Serbise, por une them se do te vije koha kur Serbia do ta njohe Kosoven dhe jam shume i bindur sepse ne radhe te pare eshte edhe ne interes edhe te popullit serb. Tema e Kosoves nuk eshte teme ne Serbi. Une pashe edhe shume sondazhe qe jane bere ne brendi te Serbise edhe me qytetare, pash nje intervenim jashtezakonisht te mire te 100 intelektualeve me rastin e zgjedhjeve lokale dhe adresimin e tyre per qytetaret serbe te Kosoves, qe ishte jashtezakonisht, them, edhe i guximshem edhe njerezor. Pashe edhe pergjigje pozitive edhe te qytetareve serbe ne Kosove dhe ate tablo qe krijohet para tyre. Eshte nje Serbi qe deshiron t'i mbaje peng dhe te shkeputur nga jeta reale apo eshte nje Kosove qe ben oferten e vet ne ecjen e qytetareve te barabarte dhe Kosoven ta duan si atdhe te tyre. Ne nuk ua mohojme serbeve qe ta duan Kosoven si atdhe te tyre, absolutisht. Serbia e ben te kunderten.








Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika