PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Pronaret e OSSH, nen kontroll nga KE


E Marte, 01 Dhjetor 2009

Blerina Hoxha

Inspektoret e Komisionit Evropian kane mberritur ne Prage, ne zyrat qendrore te kompanise "CEZ Group", per te zhvilluar disa hetime qe kane te bejne me konkurrencen ne treg. Lajmi eshte bere i ditura nga vete kompania nepermjet faqes zyrtare ne internet te "CEZ Group". Kompania "CEZ" qe prej fillimit te ketij viti, eshte e pranishme ne tregun shqiptar si shperndaresi i vetem i energjise, pas privatizimit te Operatorit te Sistemimit te Shperndarjes se Energjise (OSSH). Hetimi ka te beje me manipulime dhe praktika te paligjshme qe ka perdorur kjo kompani, per te shmangur konkurrencen ne treg.

Hetimi gjithashtu do te shqyrtoje nese "CEZ" ka kufizuar dhe tregtine e qymyrit, apo ka influencuar ne cmimet e pergjithshme te shitjes se energjise ne tregun cek te elektricitetit. Rreth 30 inspektore te Komisionit Evropian, kane mberritur ne seline e zyrave te "CEZ" dhe ne gjithe deget e saj ne kuadrin e nisjes se hetimit. Kompania ceke CEZ ka privatizuar se fundi Operatorin e Sistemit te Shperndarjes se energjise ne Shqiperi. Kjo kompani ofroi 128 milione euro per 76 % te aksioneve te OSSH-se. Megjithate analistet thone se ka mundesi qe hetimi ndaj kompanise me te madhe te energjise ne gjithe Evropen Qendrore, do te rezultoje ne nje vendim pafajesie. Gjithsesi hetimi do te fokusohet ne faktin, nese kompania "CEZ AS" qe kontrollohet 70% nga shteti cek, i cili ka krijuar pengesa per konkurrentet e tjere ne planet e tyre per te ndertuar impiante energjie ne tregun verior, qe kontrollohej nga kjo kompani. "CEZ" eshte kompania me e madhe energjetike ne Evropen Lindore, dyshohet se ka perdorur fuqine e saj financiare per te nxjerre nga tregu konkurrentet e tjere dhe duke se ka rritur artificialisht cmimet e energjise ne tregun cek. Hetimi pritet te zgjase disa muaj dhe nese ekspertet e Komisionit Evropian do te arrijne te provojne dyshimet e ngritura, se kompania ceke rrezikon nje gjobe, e cila mund te arrije miliona euro. Komisioni Evropian eshte shume i rrepte ne praktikat antikonkurruese dhe sipas ligjit, cdo kompani qe perdore keto praktika, nese vertetohet gjobitet deri ne 10 per qind te xhiros vjetore.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika