Prodhimi bujqesore i kthehet rritjes, pas renies ne fillim te vitit
E Marte, 01 Dhjetor 2009
Prodhimi bujqesor ne pjesen e dyte te vitit, ka shenuar permiresim ne krahasim me pjesen e pare, ku sektori ne fjale eshte perballuar me nje renie te prodhimit. Te dhenat zyrtare tregojne se, aktiviteti ne sektorin e bujqesise, pas nje kontraktimi ne tremujorin e pare te vitit 2009, ka shfaqur shenja permiresimi, duke shenuar nje rritje me 2.7 per qind krahasuar me nje vit me pare, duke kontribuar me 0.55 pike perqindjeje ne rritjen vjetore te PBB-se. Nderkohe, prodhimi i agroindustrise vijoi te shenoje renie gjate dy tremujoreve te pare te vitit 2009, pavaresisht permiresimit relativ ne ritmet e rritjes se PBB-se se sektorit te prodhimit bujqesor. Per vitin qe vjen sektori i bujqesise synon te pesoje nje rritje nga subvencionet qeveritare. Subvencioni ne bujqesi do te rritet dhe zgjerohen jo vetem ne vreshtari, pemetari e ullishte, ne rritjen e siperfaqeve te serrave per perime, ne blegtori, por dhe ne ate te mishit, mjaltit, ne ruajtjen dhe tregtimin e fruta perimeve agroperpunim, ne nxitjen e krijimit dhe te funksionimit te kooperativave apo bashkimeve te fermereve, etj. Gjithashtu nje permiresim parashikohet ne drejtim te statistikave. Do te intensifikohet puna per mbledhjen dhe shperndarjen e statistikave bujqesore. Programi i ri per bujqesine 2010, do te sjelle rritje te metejshme te eksporteve te produkteve bujqesore. Nxitja e ngritjes se bashkimeve te fermereve dhe promovimi i tyre do te vazhdoje te jete ne vemendje te programit te 2010.