PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Janar-Tetor, tregu i sigurimeve 60 milione euro


E Marte, 01 Dhjetor 2009

Tregu i sigurimeve ka pesuar nje rritje te numrit te kontratave te reja per periudhen janar -tetor me 12 per qind. Mirepo rritja konsiderohet e vogel per shkak se tregu i sigurimeve ne vendin tone, ende nuk eshte maturuar. Por rritja e numrit te kontratave ne nivelet e permendura, sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare u shoqerua me rritjen e vellimit te te ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto te sigurimeve, arriten ne rreth 6.6 miliarde leke, shifer kjo 11.82% me e larte se ajo e se njejtes periudhe te vitit 2008. Tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetes qe sollen rreth 91.12% te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e Jetes me rreth 8.88%. Pare nga kendveshtrimi i ndarjes se tregut sipas llojit te sigurimit i detyrueshem dhe vullnetar, primet e shkruara bruto te sigurimit vullnetar zene 46.44% dhe primet e shkruara bruto te sigurimit te detyrueshem zene 53.56% te totalit te tregut. Rritja e volumit te primeve te shkruara bruto ne sigurimin vullnetar tregon per nje ndryshim te struktures se tregut te sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare. Gjate kesaj periudhe te vitit 2009, sigurimi i detyrueshem vazhdoi te dominoje ne tregun Shqiptar, duke sjelle rreth 53.56 % te te ardhurave nga primet e shkruara bruto te sigurimeve. Ne periudhen janar - tetor 2009, vellimi i primeve te shkruara bruto ne sigurimin vullnetar arriti shifren 3.104 milione leke me nje rritje prej 18.10% kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare, dhe me rreth 26.55% rritje te numrit te kontratave te sigurimit krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Te ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shendetit ne periudhen janar - tetor te vitit 2009 arriten ne rreth 322 milione leke, duke shenuar nje rritje prej 30.92% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Peshen me te madhe e mbajten sigurimet e shendetit me rreth 77.68 % te te ardhurave te ketij grupi. Rritja e madhe e te ardhurave ne sigurimin e shendetit lidhet si me rritjen e te ardhurave te sigurimit te shendetit ne udhetim dhe me rritjen e te ardhurave te shendetit privat.

Tregu i sigurimeve ne shifra

• Numri i kontratave eshte rritur me 70,417.

• Volumi i primeve te shkruara bruto ne veprimtarine e Jo-Jetes kap shifren 6,091,229 mije leke dhe shenon nje

rritje ne masen 9.74 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008.

• Numri i kontratave ne sigurimin e Jo-Jetes kapi shifren 587,362 duke shenuar nje rritje ne masen 11.88 %

krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008.

• Volumi i primeve te shkruara bruto ne veprimtarine e Jetes kap shifren 593,577 mije leke dhe shenon nje rritje

ne masen 38.92 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008.

• Numri i kontratave ne sigurimin e Jetes kapi shifren 54,151 duke shenuar nje rritje ne masen 17.43 % krahasuar

me te njejten periudhe te vitit 2008.

• Gjithsej jane paguar 1,386,636 mije leke deme ose 10.08 % me shume se ne periudhen Janar- Tetor 2008.

• Numri i demeve te paguara eshte rritur me 2,402 dhe kap shifren 10,431 nga te cilat 10,375 deme jane paguar

nga shoqerite e sigurimit te Jo-Jetes dhe vetem 56 nga shoqerite e Jetes.

Per vitin 2010 subvencioni do te shtrihet edhe ne agroperpunim




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika