Bode: Deficiti, financim nga jashte
E Marte, 01 Dhjetor 2009
Qeveria shqiptare do te financoje shumicen e deficitit buxhetor me borxh ne tregun nderkombetar. Ministri i Financave, Ridvan Bode tha dje gjate diskutimit te projektbuxhetit te Komisionin parlamentar te Ekonomise, se "sherbimi i borxhit publik per vitin 2010 perben nje sfide, ndaj jemi pergatitur qe ne pranvere Shqiperia te dale ne tregun nderkombetar per te financuar nevojat e vendit per para, me nje kosto shume me te mire", u shpreh Bode. Ministri shtoi se, per te dale nga kjo situate qeveria do te zbatoje nje strategji te re, duke kerkuar ndihmen e institucioneve nderkombetare per financimin e projekteve te medha publike. "Ministria e Financave ka nisur negociatat me BERZH, BEI dhe BB qe projektet madhore te infrastruktures te mund te udhehiqen nga keta donatore", u shpreh Bode. Por pavaresisht veshtiresive financiare, qeveria nuk e ka zbehur optimizmin e saj dhe u mbetet parashikimeve se ekonomia shqiptare do te vazhdoje te rritet me ritme te larta. Te ardhurat e parashikuara ne buxhetin e vitit 2010 jane 361 miliarde leke, ndersa shpenzimet arrijne ne masen 416 miliarde leke, duke bere qe deficiti te jete me i ulet rreth 3.8% nga ky vit. Qeveria ka parashikuar per vitin qe vjen 600 milione dollare me shume, krahasuar me buxhetin e vitit 2009.