 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Banka Shqiperise: Stabilizohen treguesit e buxhetit
E Marte, 01 Dhjetor 2009
Blerina Hoxha
Politika fiskale, gjate tremujorit te trete te vitit 2009 ka treguar shenja te zbutjes se karakterit te saj zgjerues, vleresoi Banka e Shqiperise ne raportin e fundit te saj mbi implikimet e zhvillimeve buxhetore ne ekonomine e vendit. Sipas Bankes, te ardhurat kane shenuar nje rritje te lehte krahasuar me muajt paraardhes, nderkohe qe vihet re nje ulje e ritmit te kryerjes se shpenzimeve. Ne terma vjetore gjate nentemujorit, te ardhurat buxhetore kane shenuar nje rritje prej 6 per qind, kurse shpenzimet buxhetore prej rreth 22 per qind. Por deficiti buxhetor mbetet brenda limiteve te buxhetit te rishikuara se fundmi, shton banka. Banka e Shqiperise gjykon se politika fiskale, duhet te vijoje te jete e kujdesshme ndaj ketyre balancave ne te ardhmen, si dhe te faktorizoje qendrueshmerine afatgjate fiskale ne hartimin dhe zbatimin e planeve buxhetore afatmesme dhe afatgjata. Banka e Shqiperise, gjykon qe perballe nje te ardhmeje me deficite fiskale te zgjeruara, perparesite e politikes fiskale duhet te fokusohen ne nje plan te qarte, te besueshem dhe transparent mbi shkallen e problemit, ne menyre qe financat publike brenda nje periudhe afatmesme te kthehen ne trajektoren e parakrizes.
Sipas Ministrise se Financave, ne fund te muajit shtator 2009 te ardhurat buxhetore gjithsej arriten ne 221.28 miliarde leke, ose rreth 8.6% me pak se parashikimi dhe 5.9% me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Te ardhurat tatimore po ne fund te ketij muaji arriten ne 203.89 miliarde leke, ose 8.3% me pak se parashikimi,, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ato jane rreth 5.8% me te larta. Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit ne fund te muajit shtator 2009 arriten ne 268.69 miliarde leke ose 7.1% me pak se parashikimi, krahasuar me janar-shtator 2008 shpenzimet rezultuan 22% me te larta. Shpenzimet korente rezultuan me 7.1% me pak se parashikimi dhe
17.5% me shume se viti i kaluar, ndersa shpenzimet kapitale rezultuan 7.2% me pak se parashikimi (52.6% me shume se viti i kaluar). Nderkohe qe deficiti buxhetor prej 47.47 miliarde leke, per kete periudhe u mbeshtet ne vleren 42.98 miliarde leke nga burime te brendshme dhe 4.48 milione leke me financim te huaj. Emetimi i bonove te thesarit ishte mjeti kryesor i financimit te brendshem, ndersa per financimin e huaj ishin huat afatgjata.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Financial Times": Shqiperia dyfishon investimet e huaja
- OKB zgjedh Shqiperine, per promovimin e energjise diellore
- Bie norma e fitimit te sistemit bankar
- Kredia me probleme, bankat shtregojne huadhenien
- Krijimi i Gjykates Administrative, 34 organizata biznesi peticion
- Projekti, liberalizohen lejet per kazinote
- AMC, flisni deri ne 30 lek/minuti drejt numrave celulare dhe fiks ne 10 shtete
- 100
- ), pastaj te zgjedhin kategorine "Ofertat e mia" dhe keshtu perfitojne minutat per te folur me miqte, familjaret dhe te dashurit e tyre ne: Greqi, Itali, Kosove, Ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, Turqi, Gjermani, France, Angli, SH.B.A dhe Kanada. K
- Kredite, nis vale sekuestrosh per debitoret
- Tregu i floririt, cmimi rritet me 25 per qind
- Tregu shqiptar, ari pa burse
- HEC-et e vogla, 50 ne pune, tregu 2 milione euro
- Mima: Reforma ne TVSH nuk prek vendoret
- Bankat ne Greqi, kredi per mjedisin
|
|