PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Renia e lekut ndaj euros frenohet


E Diele, 29 Nentor 2009

Gjate tremujorit te trete te vitit 2009, ecuria e kursit te kembimit ndaj shportes se monedhave kryesore, ka pasqyruar nje kthim te lehte ndaj tendences nencmuese te shfaqur per tre tremujore radhazi, qe nga fillimi i percimit te krizes financiare globale ne tregun valutor vendas. Keshtu, pas nje kulmimi ne kahun nencmues me -10.2 per qind ne muajin maj, indeksi ka shfaqur ritme renese gjithnje e me te moderuara, te cilat luhaten nga -8.3 per qind, deri ne -7.9 per qind, ne terma vjetore, ben te ditur Banka Qendrore. Ne tregun e brendshem te shkembimit valutor, gjate tremujorit ne fjale, leku ka rezultuar ne kahun nencmues si kundrejt dollarit amerikan, ashtu edhe ndaj monedhes evropiane. Keshtu, ne ritme tremujore dhe vjetore, monedha vendase eshte nencmuar kundrejt euros perkatesisht me 0.2 per qind dhe 7.7 per qind, nderkohe kundrejt dollarit amerikan, ne terma tremujore, ka pasqyruar nje mbicmim prej 4.7 per qind, por nje renie vjetore prej 13.1 per qind. Gjate ketij tremujori, ecuria e raportit euro/leke ka pasqyruar tendenca ne kahe te ndryshme. Keshtu, ne muajin korrik leku pasqyroi pozita te forta kundrejt euros si pasoje e prurjeve valutore qe karakterizojne sezonin e veres. Ne muajin ne vijim, ky efekt pesoi nje shuarje te parakohshme si rezultat i pozicionimit pararendes te tregut ndaj fundit te ofertes sezonale, duke kthyer keshtu pozitat e lekut ndaj euros ne kahun nencmues. Ne muajin shtator, kjo tendence u theksua akoma me shume duke pasqyruar efektin e raporteve te lekundura te oferte-kerkeses.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika