 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vleresimi i euros, me shume te ardhura ne buxhet
E Diele, 29 Nentor 2009
Blerina Hoxha
Nencmimi i lekut ndaj euros, pritet te sjelle me shume te ardhura per arken e shtetit dhe cmime me te larta per konsumatoret. Ministria e Financave e ka llogaritur kursin zyrtar te kembimit te euros me lekun, ne nivelin 130 leke per vitin qe vjen nga 124 leke qe llogaritej kursi mesatar kete vit. Llogaritja e zhdoganimeve me vleren 130 leke, eshte bere per shkak te rritjes se vleres se euros kete vit, ndaj lekut, me me shume se 10 per qind. Mirepo, sipas eksperteve te ekonomise nje kurs me i larte kembimi te euros me lekun, pritet te sjelle me shume te ardhura ne arken e shtetit nga procesi i zhdoganimeve. Nga ana tjeter kostot qe do te krijohen nga ndryshimi i kursit te kembimit transmetohen te konsumatoret, nepermjet rritjes se cmimeve te mallrave. Nje euro me e shtrenjte i ben mallrat qe blihen ne euro, me te shtrenjta per tregun vendas. Vlera me e larte e euros ndaj lekut gjate kesaj periudhe, ka pasur edhe ndikime negative ne arken e shtetit. Per shkak se kostot e borxhit te jashtem jane rritur nga vleresimi i euros ndaj lekut. Pikerisht per shkak te kesaj ecurie, Ministria e Financave ka llogaritur shpenzime me te larta per pagesen e interesave te borxhit te jashtem per vitin qe vjen. Sipas Ministrise se Financave efekti i kursit te kembimit si rezultat i mbicmimit te euros, do te jete 576 milione leke ne pagesen e interesave dhe 650 milione leke ne pagesen e principalit. Sipas Bankes se Shqiperise nencmimi i kursit te kembimit eshte ndikuar nga lekundja e raporteve kerkese-oferte per valute, si pasoje e niveleve te larta te deficitit te llogarise korente dhe e ngadalesimit te pritur te te hyrave te llogarise kapitale. Ne vijim, nencmimi i monedhes vendase eshte perforcuar me shume nga pasiguria e agjenteve te tregut ndaj saj, e shprehur ne luhatshmerine e larte te raportit euro/leke, qe ka pasqyruar ne krahasim me tremujorin e meparshem si dhe me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Nga nje kendveshtrim rajonal, pavaresisht pozicionimit relativisht te kenaqshem te raportit euro/leke, gjate tremujorit te fundit leku duket te kete pasqyruar nje tendence nencmuese me ritme me te pershpejtuara krahasuar me monedhat e tjera te vendeve te rajonit. Nje fakt ky qe diktohet gjithashtu edhe nga luhatshmeria relativisht e larte qe ka pasqyruar ky raport gjate periudhes ne fjale.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kapercimi i krizes, rrit cmimet e lendeve te para
- Renia e USD, prodhimi i "Mercedesit" transferohet ne SHBA
- Tregu i gazit nen kontroll per cilesine dhe rrezikun
- Bode: Pushteti vendor, abuzuesi me i madh i buxhetit
- Konfindustria, variant te ri per reformen e TVSH-se
- Albtelecom hap dyqanin e pare, se shpejti me 60 tjere
- Eksporti ne BE, certifikon 19 kompani
- Ruli: Certifikimi nxit eksportin
- Tregtia me jashte nderron, kur rriten eksportet
- Banka hap "thesin" e lekeve
- BERZH dhe IFC, shesin 40% te aksioneve ne BKT
- Strategjia e energjise, cmimi 16 cent per kw/h deri me 2020
- Rajoni, si furnizohet me energji elektrike
- Banka Shqiperise: Stabilizohen treguesit e buxhetit
- Bode: Deficiti, financim nga jashte
|
|