 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Njerez te Humbur", vazhdon misionin edhe ne Kosove
E Diele, 29 Nentor 2009
Ne nje transmetim te drejtperdrejte, emisioni i perjavshem "Njerez te humbur", erdhi ndryshe kesaj here. Se fundmi, ne nje bashkepunim me televizionin "Klan Kosova", zeri dhe misioni i tij u zhvendos pertej kufirit duke shkuar ne Kosove. Ne lidhje direkte prej dy oresh emisioni i se premtes mbrema deri ne oret e para te dites se djeshme, mbajti perballe ekranit shume shqiptare jo vetem brenda kufijve, por dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Malit te Zi, si dhe mbare boten nepermjet valeve te televizionit Klan dhe Klan Kosova. Investigime, informacione te verifikuara ne kohe reale u percollen kesaj here, per personat e humbur nga Kosova.
"Njerez te humbur" ne kerkim te fatit te Hamdi Begollit
Emisioni e filloi puntaten e pare ne Kosove, me historine e kosovarit Hamdi Begolli qe shkeputi cdo lidhje me familjen e tij ne 14 dhjetor 1990. Ne kete date babai i tre femijeve, u nis ne drejtim te Subotices me tre miqte e tij dhe pasi ishte ndare me ta asnjehere nuk u be i njohur drejtimi qe ai morri, duke lene keshtu ne mister largimin e tij. Ne studion e televizionit "Klan Kosova", ishte i ftuar vellai i tij, qe tregoi edhe nje here ate dite kur ai dhe familja e tij, moren vesh lajmin se Hamdi Begolli kishte humbur. Kerkimet e tyre filluan menjehere por nuk paten asnje rezultat.
Pergjate te gjithe transmetimit, shume telefonues dhane informacione, per vendndodhje te mundshme te 48-vjecarit nga Prishtina. Njekohesisht nga studio e televizionit Klan dhe Klan Kosova gazetaret e emisionit verifikuan te gjitha informacionet e marra per fatin e Hamdi Begollit.
Fakte te reja, per 25 vjecaren Besarta Gecaj
Rrjedha e emisionit vazhdoi me trajtimin e historise se dhimbshme te vajzes kosovare, e cila prej 10 vjetesh kerkohet nga familja e saj. Besarta Gecaj, ishte vetem 14 vjece kur jeta e saj mori kthesen e madhe. Ne kete moment familja Gecaj do te perjetonte tragjedine e saj. Babai dhe nena e Besartes u burgosen ne vitin 1999. Ne kete moment vajzen do ta shkepusnin nga familja, dhe askush nuk morri vesh per vendndodhjen e 25 vjecares. Aktualisht babai i saj vazhdon te vuaje denimin e tij, per shkak te akuzave te bera nga autoritetet zvicerane, ndersa sot ate e kerkojne vellezerit e saj. Kerkimet e stafit te gazetareve te emisionit " Njerez te Humbur" jane perqendruar ne shtetin zviceran, ku mendohet se mund te ndodhet Besarta Gecaj. Ajo mendohet te jete e strehuar ne nje nga qendrat e rehabilitimit ne Zvicer. Nata e se premtes mbrema solli edhe fakte te reja per fatin e vajzes kosovare te cilat shume shpjet presin te zbardhen.
Nga Prishtina, ne gjurme te Hasan Kryeziut
Krahas lidhjeve direkte te bera nga drejtuesja e emisionit Aida Shtino me gazetaret ne studion e televizionit "Klan" per te rejat me te fundit, emisioni do te vazhdonte me histori te reja. Kesaj here rasti i 46 vjecarit nga Durresi, Arben Shala, u trajtua nga studio e "Klan Kosova". Tashme rrethi i kerkimit te tij eshte zgjeruar. Pas verifikimit te bere se personi i ngjashem me te ne Kosove, nuk ishte Arben Shala, stafi i gazetareve vazhdon te perqendrohet ne kete piste, pasi ende vazhdojne telefonatat e shumta per nje ekzistence te mundshme te Arben Shales ne Kosove. Krahas kesaj piste kerkimi, hulumtimet dhe investigimet vazhdojne edhe ne shtetin Italian dhe po ashtu tek pista me e fundit e kerkimit, ne Belgjike. Edhe se premtes qe kaloi nuk i munguan informacionet me te fundit per Arben Shalen qe i referohen edhe vitit 2009. Stafi i gazetareve eshte duke punuar gjate javeve ne vazhdim per zbardhjen e se vertetes.
Nderkohe historia e fundit qe u trajtua zhvendosi kerkimet ne Holande. Hasan Kryeziu, u nis drejt shtetit holandez ne 25 korrik te vitit 1992 dhe prej shkurtit te vitit 1994, kur ai pati dhe kontaktin e fundit me familjen, nuk dihet se cili ka qene fati I tij. Historia e tij eshte trajtuar edhe gjate sezoneve te kaluara, dhe kerkimet jane zhvendosur edhe pertej shtetit holandez. Ne studion e emisionit ishte ftuar vajza e tij, e cila nuk e ka pare babane e saj, qe kur ajo ishte 8 vjec. Ne vazhdimesi te emisionit, u angazhuan te gjithe shqiptaret, nepermjet telefonatave te bera, deh dhane informacione te vlefshme jo vetem per rastin e Hasan Kryeziut por edhe per fatin e te gjithe personave te humbur qe u trajtuan gjate emisionit.
Tashme, misioni yne gjeti rrugen e realizimit edhe pertej kufirit tone. Bashkepunimi mes dy televizioneve sapo ka startuar. Surpriza dhe te verteta te reja do te vazhdojne te anuncohen dhe te behen pjese e kesaj tradite qe sapo ka nisur.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pacientet, 65 vjec pa semundje te dyte ne zemer
- Ekzaminim ne zemren e bebeve, qe ne barkun e nenes
- Ndahet nga jeta diplomati Plaka
- Kryepiskopi Anastas, takim me Papen ne Vatikan
- Gripi i derrit, shenohet viktima e pare
- "Mungesa e infrastruktures, na diskriminon"
- Kodra: Vitin e ardhshem, ratifikimi i konventes
- "Kompjuter dhe internet per cdo familje, brenda 2013"
- Inaugurohet reanimacioni tek Infektivi
- AENEAS, puneson 300 emigrante te rikthyer
- Pronat, kthimi fizik me 2011
- Punonjesit e bashkise, proteste 2 ditore per autonomine
- Laprake, te legalizuarit qe duhet te kryejne pagesat
- Specialistet: Vaksinat te efektshme deri ne pranvere
- Sot, Dita Boterore e Personave me Aftesi te Kufizuar
|
|